E marte, 19.10.2021, 03:46 AM (GMT+1)

Kulturë

Ilir Magjistari: Të dashurat e çuditëshme

E hene, 15.12.2014, 09:00 PM


ILIR  MAGJISTARI

TË DASHURAT E ÇUDITËSHME

-tregim-

Sapo m’u hap dera e jashtme, ndjeva se brenda në shtëpi, kishte një atmosferë “mobilizimi”

Me një tundje të lehtë të kokës dhe me sy, pyeta tim bir ,të voglin,atë që unë i them “D’Artajan”,se është më i shkathët se binjaku i tij.

-Vjen ai pra,sjell “atë”…-shtrembëroi buzët ai, duke vrenjtur në mënyrë ironike dhe vetullat. Hapa sytë, lakova buzët poshtë, për ti thënë që as mora vesh gjë .Shprehja që mori im bir në fytyrë, më bëri të vë buzën në gaz e të flas. -Kush është: “ai” ,dhe kush është :“atë”?

-I madhi pra ,dhe shoqja e tij.Ata të faturës së shëndetshme të telefonit tënd,- e bëri të ikte.

-Hajde hajde, lëviz duart ti! Lëri ato! –i thirri e ëma që andej,dhe erdhi e më përshëndeti.

-Kepucët te tëra në raft,rrobat në vendin e tyre.Asgje s’keni bërë gjithë ditën.

Ndjeva se fjalia e parë qe për mua. E pyeta me sy c’bëhej.

-Eh…do të sjelli Adën për drekë ai,dhe më testoi duke më parë ngultas në sy.

-Adën ?

-Po praaaa… -Po ajo e kish emrin… -

-Atë e kishte shoqe.Mos na hap punë ti tani !-sikur m’u kanos mos thoja ndonjë emër tjetër, duke shtrembëruar pak fytyrën në shenje pakënaqësie. Si maçok i lagur u ula e nisa të heq këpucët.

-Aty ,aty, në raft këpucët- vazhdoi ajo me një ton jo të qetë, që tjetërkund e kishte shkakun.

-Dale moj dale,ende s’i kam hequr,me gjithë këmbë ti fus?-u përpoqa unë të bëja pak shaka.

D’Artajani përplaste sendet nga dhoma.

-Ej,po ti ç’ke ? Ai ktheu kokën e më pa i ngrysur.Më erdhi të qesh me atë fytyre të vrenjtur, të një fëmije të bëshëm me shpatulla të gjëra ,që zëri i hollë i së ëmës e bënte zap.

-Ai bredh, e ne bëjmë punët ,ta gjejë në rregull fytyra e atij…(edhe e asaj)-shtoi më zë të ulët; Ai tjetri ,binjak, binjak por ja mbath nëpër kurse.Dhe mua më ngelen…

-Hajdeeeee…-i trasha zërin me urdhër, që të vazhdonte punët.

-Punët nuk bëhen për të,por se duhen.Pushim gjith ditën dhe s’kapni gjë asaj  ja lini të tëra.-dhe i shkela syrin në shenjë ortakërie

-Po po,përgatitemi ne… dhe të na e bëjë si herën e parë ,kur ishte edhe nëna.Mbajtëm dhe nënën ne…posiiii! Mire na e bëri!-dhe uli zërin në formë pendese,që të dukej sikur fliste më shumë me vehte.

Unë qesha, dhe i preka floket D’Artajanit që ishte sa unë në gjatesi, po për mua ai mbetej vogëlush i përhershëm.

****

Ishte e dielë ,dhe ime më, që kish ardhur për vizite,u ngrit të ikte.

-Rri,- i tha ime shoqe- rri të shikosh dhe shoqen e Atosit ,(siç i themi të madhit) ,se do kthehen këtu pas shëtitjes.Fola në telefon dhe tha se nuk vonohet.Madje,i thashë që po pret dhe ti.

-A ju beftë nëna kurban,shoqja e nipçes.Do rri !- vendosi nëna pa e fshehur kënaqësinë. Dhe jo shumë vonë ,im bir, hyri i shoqëruar .Por teksa pa gjyshen akoma në shtëpi,sikur s’i erdhi mirë.

Sime mëje i ndriti fytyra.U ngrit ,dhe e qeshur perqafoi tim bir dhe shoqen e tij. Ajo ishte nje bjonde me floke të gjatë.Fytyrë e imet ,pak e zgjatur e tejet fëminore.Sy blu dhe të qeshur.Nga njëri vesh kish një vëth floriri,në tjetrin i vezullonin nja tre pika piercing, apo kopsa ,siç i thosh nëna ime.

Ime më e shtrengoi në gjoks, dhe u duk se nuhaste se ç’aromë vinte shoqja.Dukej e kënaqur.Pastaj duket se i pëshpëriti në vesh :

-Ma bëj te lumtur djalin,hë shpirt. Por im bir i irrituar, u kthye me vrull dhe i tha:

-Po ky është Artini,shoku im.Ç’i ngatërron gjërat ? Edhe ne mbetëm të shastisur për momentin,por e kapëm shpejt situatën dhe e kthyem në humor.Në fakt,ime më s’kish faj,ky Artini nuk kish gjë prej mashkulli në gjithë fizionominë e tij. Bënte vapë ,dhe im bir i tha shokut të shkonin në banjë të freskoheshin.E teksa u kthyen,ime më iu afrua,dhe me në ton gjysëm lutës e gjysëm ironik i tha:

-Fale nenen ,te keqen.Plake une…edhe nuk shoh mirë ,edhe prisja gjë tjetër ,hajt tani. Artini qeshi dhe e përqafoi si për ti thënë se çdo gjë kish kaluar.

-Hiqe bluzën të keqen nëna ,dil në kanatjere si këta të tjerët,vapë është,djema jeni ju…gjithe këtë bluzë me mëngë të gjata,hiqe hiqe.-dhe vinte buzën në gaz.

Ai,i madhi u bë keq. -O nënaaaaa,lakuriq është moj ,nuk e sheh?! Ime më ,vuri syzet dhe e pa. -Janë tatuazhe o nënë! Ajo shihte njëherë trupin e Artinit dhe një herë nga im bir.Pastaj u kthye nga ne,por unë me time shoqe,zëre se qemë në teatër .Ja preku trupin e habitur.

-Imazhe ? Po imazhet sikur janë …pamje.Edhe bën vaki ,edhe bën.Epo plakë unë more bir,edhe pamjet më ngatërrohen ca. -TA-TU-A-ZHE !-rrokëzoi ai duke rrudhur buzet me nje lloj percmimi. Dhe pa e zgjatur shume,ajo e pa qe duhet te ikte pa bërë gabimin e tretë …

****

Mu kujtua e gjithë kjo,dhe me buzë në gaz dola të pija cigare në ballkon, se ..hmm edhe tek oxhaku i druve na është vënë tabela “Stop”.

Pa mbaruar mirë cigaren,ra zilja e derës.Ndjeva që ime shoqe nxitoi ta hapë.E pashë që u rregullua edhe një herë te pasqyra e portmantosë ,dhe me nje fare mirsjelljeje te shtirur, hapi deren. Por nuk dëgjova fjalë e përshëndetje të zjarrta mikpritjeje,e kjo me bëri kurioz të hyj në dhomë.

Ai,i madhi ,shoqërohej nga nje tullac me beretë,veshur tërësisht në meshin a lëkurë.

-Ah…më falni-u dëgjua nje zë pak i ngjirur,dhe doli edhe një herë jashtë, fiku cigaren. Unë dhe ime shoqe kishim mbetur të shtangur.

-Jo…s’ka gjë,-tha ime shoqe, edhe mund t’a mbaje.Po në fakt u shtanga dhe habita se…prisja qe ky te vinte me Adën. Ai ,im bir ,qeshi. -Po mam’,kjo eshte Ada. Ime shoqe u kthye dhe me pa ne sy.Buzëqesha si idiot për t’i thënë :”Merr veten,ky eshte pjella jone ,dhe ajo pjelle qe ka gjetur ,i pelqen” Dhe vertet, ime shoqe ,sajoji nje maske me buzeqeshje ne fytyre, dhe nxitoi ti terhiqte brenda duke u kerkuar edhe nje here ndjese per hutimin.Por e pashë që nuk ishte e qetë. Ndërkohë qe kjo Ada po zbriste çantën e vockël nga supi,ime shoqe nxitonte ti shkopsiste xhupin.Kish një lloj ankthi, dhe e shihja së largu se i dridheshin duart sa të shihte se ç’fshihej brenda xhupit.

Donte të kish një fryrje sado te vogël,mjaft që kjo Ada mos ishte Adi…Përndryshe…. Pastaj ndjeva që u lehtësua.Vari xhupin tek portmantoja dhe e shihte Adën nga pas,që nga taka e ulët e këpucës sheshkë ,tek vithet,supet,flokët.Por kjo heshtje kaq e gjatë….një lloj qetësimi i shqetësuar.

Te rinjtë u ulën dhe nisën të diskutonin me zë pak të ulët.Vura buzën në gaz dhe ju drejtova Adës: -Une jam babai,i zoti i shtëpisë,mirëseardhe.

Ajo e kuptoi ironinë sakaq, u ndje ngushtë,u ngrit edhe një herë në këmbë dhe u përkul në shenjë nderimi.O zot sa më qeshej.Mu kujtua Koçi i Teto Ollgës.

-Ajo aty ,është mamaja ,e zonja e shtëpisë. Ada u kthye nga ime shoqe dhe u përkul sërish.Kësaj rradhe m’u duk si japoneze.Nga pas, në fund të kokës së qethur zero,i vareshin nja njëzet fije floku të gjata, që përbënin një si spango.Pastaj u kthye nga unë duke pritur se ç’do ti thoja më.

-ç’qenje të tjera njerëzore sheh këtu,janë pjellat tona.Të mençur apo budallenj,janë tanët. Sime shoqeje që po i ndriste fytyra nga kunjat dhe sarkazma ime, u ngrys dhe i ra gjoksit fshehur tyre,si për të thënë :”Hmmm ta rregulloj unë ty”

Nuk e kish hequr akoma maskën e buzëqeshjes së akullt në fytyrë,dhe nxitoi t’i qeraste.Miratova me kokë ,dhe me atë lloj buzëqeshje filloi qerasjet rrjesht,karamele,çokollata,liker,biskota …hejjjjj … jepiiiiiiii….jepiiiii… Pastaj limonatë ,kafe.

Im bir dhe Ada ,po shihnin të habitur,herë njeri -tjetrin, herë ne.

Ajo ,akoma nuk kish bërë një urim,dhe andej nga fundi ,kur qerasjet po thuaj kishin mbaruar,ajo ishte në pozitë se i kish duart plot.E pashë i buzëqesha : -Mirëseardhe,qofsh mirë,gezuar.

-Gëzuar-tha me zë te ulët e zëne ngushtë. Për të rikthyer një situatë me të këndshme, im bir ndërhyri:

-Ada do rrijë për dreke maaaa,kot e bëre kafen. E ema u kthye e habitur, -.--Dreke ?!

-Zemër ,shkojmë e hamë në lokal,nuk kemi bërë gjë për drekë.-tha Ai duke ulur syte. Ndjeu që gjerat nuk po shkonin aq mirë,por “ai” e kish pasur mendjen tek ” ajo” dhe padashje kish’ thënë “zemër”

Dhe tani që shihte fytyrat tona…. Kur u kthye pas përcjelljes së Adës së tij,dëgjova time shoqe që thoshte me ton:

-Mashkull tjetër në shtëpi nuk dua,mjaft ju kam ju të katërve.Ajo-Ai ,nuk bën për ty.Lëre, lëre dashurinë tënde tani,aman.Të kam parë si dashuron ti.Ajo s’ka legen të mbajë femijë, s’ka gjoks të ushqejë  pjellat.

Dua nipër,dua mbesa.Po të jetë se do i merrni në shtëpi të femijës,iki i marr vetë e i rris si dua.Dhe në qofte se….

-Po dal për kafe-u thashë dhe tërhoqa xhaketën. “S’ka faj,jo deri këtu de,jo deri këtu !”-mërmërita me zë.

-Më prit ,më prit se erdha.-dëgjova zërin e saj, dhe hapat që nxitonin nëpër shkallë të më arrinin.

Nuk folëm për goxha rrugë të gjatë…..

Ilir MAGJISTARI

shtator, 2014



(Vota: 5 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora