E premte, 26.04.2024, 12:10 PM (GMT+1)

Mendime

Selim Hasanaj: Verejtje publike me Kanunin e Lekes per imamin shqipfoles te Østfoldit ne Norvegji

E enjte, 26.06.2008, 10:42 PM


Selim Hasanaj
VEREJTJE PUBLIKE ME KANUNIN E LEKËS PER IMAMIN SHQIPFOLËS TË ØSTFOLDIT NË NORVEGJI

Nga Selim Hasanaj

Po shkruej publikisht dhe po i terhjek vrejtjen mulla Ardian Halitit , imam i Østfoldit në Norvegji se unë Selim Mustafë Hasanaj  i lindun në Lubozhdë të Istogut pikrisht me 20 korrik 1955 nga nana shqiptare dhe baba shqiptarë jamë edhe vetë shqiptarë dhe sado në kjofsha i keq jamë shumë i sigurt se kombin tim dhe atdheun tim e due shumë, ma shumë se veten time dhe familjen time. Andaj këtu  te atdhedashunia ime  e ka edhe burimin irritimi im kunder shqipfolsve c'far asht Ardian Haliti  dhe klani i tij muslimano shqipfolës këtu në Østfold,të cilet me petkun araboaziat që kanë vesh , me mjekrrat pa mustak dhe me shallvaregjinjet bastard që e kanë mbush hapsinen shqiptare po i kajn nanen shqiptarizmit dhe atdheut e kombit. Unë personalisht nuk kamë asnji inati as me Ardian Halitin as me klanin e tij këtu, sikurse nuk kamë me asnji musliman shqipfolës. Per arsye se jamë shqiptarë kamë shkrue, shkruej dhe  do të shkruej kunder kësaj dukunie kancerogjene që pa e meritue dhe pa kjen e vertetë ju ka mveshë  kombit tim SHQIPTARË. Per shkak të shkrimit tim  me titull" DAULLET BIEN NË VESH TË SHURDHET" me 19.02.2008 në zemrashqiptare.net , imam Ardian Haliti më ka denoncue në polici per CENIM DINJITETI dhe per këtë jo fort moti isha në polici per të dhanë deklaraten time. U cudita se si  Ardiani si musliman i cili moralin e grues e mbulon me shamija arabe në polici kishte ba denoncimin në emen të grues, pra kishte fut gruen në analet e librave të policisë së krishten norvegjeze. A nuk i erdhi keq kur ajo e shkreta pa fajin e vetë , por e nxitun nga burri kreten u detyrue ta shkel ligjin islam sepse ajo me siguri kur ka shkue aty per ta ba denocimin kunder meje asht pershendet dorë per dore me policin norvegjez dhe të krishtenë. Të tillë janë këta musliman. Mshifen nga vëllau e i shplohen shkaut po thamë unë . Unë kurr në jetë nuk e kamë pa at grue nga afër, kurr në jetë nuk kamë thanë as nuk thamë gja per te sepse nuk e njof fare, por kamë thanë, thamë dhe do të thamë se jo vetem ajo por edhe nana ime po të jetë dhe të mbshtillet me shamija arabe ajo asht turp i kultures tonë mijravjeqare shqiptare dhe e urrej. Kur thamë e urrej nuk do të thotë se i urrej të gjith muslimanet, jo unë nuk due të mirrem me ta dhe nuk kamë të drejt sepse sado që oficialisht neper tri kater gjenerata jamë i pagzuem si musliman  unë nuk kamë mendime të peraferta me ideologjinë e tillë dhe jam laik per këtë. Nuk kamë asgja kunder muslimanve as të krishenve, jahudive, budistve apo kushdo qoftë tjeter, unë kamë vetem kunder shqipfolsve autodidakt dhe pseudoanalfabet si per fe si per jetë, kunder injorantve dhe njerzve të shitun me ose pa vetdije të cilet po e neperkambin dinjitetin shekullor shqiptarë dhe ata nuk i due.
Shkrova pak si sqarim per imamin Ardian Haliti, ky sqarim vlen edhe per shefin e Ardianit këtu në paqavuren e tyne shqipfolse ALBANSK TROSAMFUND I ØSTFOLD, efendi Qamil Haklaj , ndersa tani direkt po u terhjek verejtjen së pari imamit Ardian Haliti , por edhe Qamil Haklaj se unë kamë shenime dhe informata të sakta se si Qamil Haklaj i ka shkrue leter per shkrimet e mija anti injorantëve shqipfolsa të Norvegjisë Berin Ramosaj, dhe ndoshta edhe dikujt tjeter. Kamë informata të sakta se Ardian Haliti ka dergue shkresa tek myftiu i Dardanisë Naim Ternava dhe tek forumet islame të ndryshme në Dardani per (sipas tij) aktivitetin tim antiislam në Norvegji dhe ka kerkue që të percillem kur të vij në pushime në vendlindje. Këto informata mue më japin arsye të bajë denoncim në polici per kerrcnim jete dhe po të isha shqipfolës si Ardian Haliti do i paditja edhe Ardianin edhe Qamilin. Unë publikisht ju thamë të dyve se policia gjithmonë asht marr me mue vetem masi unë punet e mija i kamë krye vetë. Unë do të shkojë në Dardani per pushime saktsishtë me 20.07.2008 dhe do jem atje neper Prishtinë , Pejë dhe Istog  kryesishtë, por edhe neper qytetet tjera të Atdheut tim deri me 20 .08.2008. dhe jamë shumë i vetdijshem se vetvrasës mizor islamist mund të ketë edhe në Dardani perderisa ka forume gjihadesh islamist, jamë shumë i vetdijshem se fare lehtë mund të më vrasin dhe likuidojnë, por le ta dijnë Qamil Haklaj dhe imami Ardian Haliti , por edhe myftiu perfid i Dardanisë Naim Ternava se familja ime dhe të afermit e mijë do të dijnë ku me marr hak sipas KANUNIT TË LEKËS. Këto janë fjalet e mija të fundit per Ardian Halitin dhe Qamil Haklaj. Bile Qamili e dinë se si ka perfundue axha ( ose nji shumë i afert i tij) Januz Haklaj per vrasje tradhtare që ka ba me 1956  kur vrau Haxhi Tishukun sepse axha i Qamilit Januz  Haklaj ishte atëbotë në sherbime të Aleksander Rankoviqit . Po ja perkujtojë se unë jamë nip i Mic Sokolit nga origjina ime nga baba , por jam edhe nip i Kuklecve dhe Tishukve të Isniqit nga ana e nanës.

Selim Hasanaj
Sarpsborg
Norway



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora