E shtune, 27.04.2024, 09:03 PM (GMT+1)

Mendime

Koment nga Shaban Cakolli

E marte, 24.06.2008, 05:27 PM


Shaban Cakolli
 
Saherë lexoj shkrimet e Kadri Manit këtij gazetarit të suksesshëm dhe veprimtarit të shquar kombëtarë, si dhe shkrimet e znj. Shukrije Bunjaku-Mani, mbushem frymëzim. Pse? Sepse ata i rrinë pranë atdhetarit, njeriut të arsimit, kulturës, bujkut dhe qytetarit.

Nuk janë nga ata gazetarët që marshojnë drejt njerëzve të mëdhenj që për interesat e tyre personale nuk shohin përtej vetës së tyre.Vemendjen ma tërhoqi edhe ky (Klikoni:) shkrim për z. Demir Krasniqin, veprimtarin e arsimit dhe kulturës sonë kombëtare,i cili qe tridhjetë vite shpërndanë dituri në shkollat tona,dhe plot dyzet vjet kultivon një krijimtari të pasur kulturore kombëtare.Një mbledhës i folklorit tonë kombëtar,i cili mblodhi mbi 4000 këngë,kënga e të cilit është burim i pashterrshëm i atdhedashurisë.I lindur në fshatin Tuxhefc të komunës të Dardanës, Demir Krasniqi si fëmijë u frymëzua të i këndoj atdheut dhe kombit,me një vullnet të pashuar ushtroi këtë mjeshtri dhe dhunti e pati zërin e tij më të ëmbël se bilbili,si njomak i këndoj gëzimet dhe vuajtëjet e kombit.Si i ri ishte shumë i pranishëm në Radio dhe TV-Prishtinë,ku veq studios inçizoi shumë disqe,audio dhe videokaseta, CD.....Atë kohë kur shkollimi në këto treva malore bëhej në kushte të vështira,ai me mund po arsimohej me sukses dhe si i ri filloj punën si mësues nëpër shumë shkolla të Kosovës.Krahas arsimit ky po ushtronte edhe krijimtarinë e tij dhe si krijues ka botuar 14 libra dhe ka edhe disa tjera të pregaditura për botim.Pasion i tij ishte kënga,asnjëherë nuk kishte synim kryesor interesin material por ate kombëtar,humanitar dhe shoqëror,këndoj nëpër festivale ku u shpërblya shpesh,këndoj nëpër oda për të argëtuar shoqërinë,dasma e koncerte,festa shkollare dhe kombëtare,gjëthnjë i palodhur dhe me një këngë nga zemra.Dyzet vjet këngë krijimtari dhe përpjekëje për mbrojtëjen e kulturës kombëtare nga elementet e huaja.Kurrë nuk këndoj shund dhe kiç por gjëthnjë ngriti zërin kundraj tyre.Ai po këndonte gjitha motivet,por motiv qenësor kishte atdhedashurinë.Demir Krasniqi i këndoj luftëtarit të lirisë,nxënësit,shkollës,sakrifices së kombit dhe me një mjeshtri të pashoqe krijoi,këndoi e kompozoi. Një mbledhës i folklorit kombëtar që më duket si Gjergj Fishta, u drejtua drejt aspiratës krijuese që tu dhuronte bashkëkombasve vepra me burim të pa shterrshëm të atdhedashurisë, mbrojtjes së identitetit kombëtar dhe kulturor. Në planin krijues u udhëhoq nga frymëzimi i fuqishëm që mund të dallohet qartë në vargjet e qdo kënge të tij: Psh: 

Gjëmon sheshi,jehon Vlora
Marigonë ty të lumt dora
që qëndise atë flamur
s´do ta lëshojmë nga dora kurrë.

 Për krijimtarinë e Demir Krasniqit mund të shkruhen edhe romane,kurse ne në këtë koment të shkurtër i urojmë tridhjetë vjetorin e punës në arsim, dyzet vjetorin e krijimtarisë muzikore,duke i dëshiruar jetë të gjatë dhe shumë suksese të njëpasnjëshme.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora