E diele, 28.04.2024, 02:32 PM (GMT+1)

Mendime

Selim Hasanaj: Mergata shqiptare ne Norvegji, jeta dhe integrimi

E hene, 23.06.2008, 07:42 PM


Selim Hasanaj
MERGATA SHQIPTARE NË NORVEGJI, JETA DHE INTEGRIMI

Nga Selim HASANAJ

Ashtë kjo nji temë paksa e gjanë dhe e nderlikueme e cila donë studjim të posaqem dhe këtë kishte me kjen mirë ta bajnë ekspertet dhe kompetentet, por unë do mundohem të shkruej per këtë dhe sado që nuk jamë kompetent as ekspert , megjithate sigurojë lexuesin që do jemë korrekt dhe real , qoftë në kritika qoftë në vlersime sepse tek e fundit jamë edhe vetë pjesë e kësaj mergate që nga vitet 1989 e tutje.
SHQIPTARET E PARË  QË SHKELEN  NË NORVEGJI
Sipas shenimeve shqiptari i parë që shkeli në Norvegji ishte malësori nga Gjirokastra  zotni Hysen Qela. Ky burrë kishte ik nga regjimi komunist i Enver Hoxhes dhe së pari kishte kalue disa vite në Greqi ku edhe kishte njoft shumë patriot nacionalist shqiptarë të të gjitha trojeve dhe shumë nga ta edhe nga Dardania. Ndersa diku në fillim vitet 1960 kishte ardh në Norvegji. Ai këtu kishte punue dhe jetue nji kohë e nga këtu kishte kalue së pari në Belgjikë por pas pak në Suedi ku unë autori i këtij shkrimi pata fatin ta takojë dhe të njihem mirë ma vonë me bacen Hysen në veren e vitit 1989 kur isha i strehuem si azilkerkues në Vejbystrand të Suedisë vend ky i vogël afer Ängelholm-it.
Pas baces Hysen Qela në Norvegji vjen shqiptari tjeter i pari nga Tetova njifar Ali Abdiu dhe pas tij që nga viti 1968 e tutje vijnë pa ja nda shqiptarë të qyteteve shqiptare në Maqedoni. Po i quej TETOVAR  tash e tutje këta vëllazen nga toka e jonë arbnore sepse disi më vjen inati ta permend emnin Maqedoni. Të gjithë këta tetovar që erdhen në Norvegji si zakonisht  erdhen vetë , pa familje dhe shumica nga ta edhe nuk kishin ndonji shkollë të kryeme kështu që ata vinin dhe punsoheshin si puntorë krahu dhe punonin punë të vështira fizike. Jeta e tyne ishte e vështirë sepse në nji vend të huej , pa familje  nuk ishte e lehtë jeta. Këta duhej të punojnë shumë dhe të kursejnë per të mujt me ndihmue familjet e veta në vendlindje. Shteti nuk interesohej per integrimin e tyne në shoqninë norvegjeze sepse këta ishin puntorë me leje pune dhe qendrimi , por që as vetë nuk mendonin se do rrinë gjatë në Norvegji  dhe ju interesonte vetem paraja dhe fitimi. Fatkeqësisht shumë nga ta e pësuen keq, disa humben shendetin neper punet e vështira , disa humben vet veten dhe u banë alkoolist nga hallet dhe merzija. Por pjesa ma e madhe e tyne u gjet mirë dhe shpejt filluen të hapin bizneset e veta të vogla si p.sh. lokale të ndryshme hoteliere, diskoteka, ndermarrje per pastrim dhe higjienë, kompani taksistash etj, etj. Ishin këta që edhe ndihmuen me të madhe emigrantet e rinjë që vinin varg e vi deri në ditet e sotme.
Vlen të ceket se gjatë kohes së okupimit të Dardanisë nga falanga e Millosheviqit dhe kur mergata shqiptare permes LDK-së organizojë mbledhjen e ndihmave per Fondin e Qeverisë ishin disa Tetovar që dhanë ndihma të mëdhaja parash  dhe unë këtu po e ceku zotni Januz Emini i cili kurr nuk kurseu asgja per ta ndihmue atdheun.
Pra shqiptaret tetovar veq të mirave të tyne në Norvegji i kanë edhe gafet e veta të cilat fatkeqësishtë po percillen neper breza deri në ditet e sotme. Këta në vitet 1970-1980 e besa deri në shkatrrimin definitiv të Jugosllavisë kishin lidhje të ngushta me ambasaden jugosllave dhe fatkeqësishtë asnjiherë nuk u interesuen per hapjen e shkollave shqipe në Norvegji ( si mësim plotsues) por kerkuen hapjen e objekteve fetare, si xhamijave, pastaj shoqatave të ndryshme ku ata mblidheshin dhe luanin lojna të ndryshme por besa edhe bixhoz. Dhe bixhozi nuk luhej vetem në mes shqiptarve. Miq të lojes ishin edhe serb, kroat, maqedon, malazez etj, etj. Me nji fjalë integrimi i këtyne njerzve ishte per kerkund. Kishte shumë nga ta që sado që kishin ba 15-20 vite jetë në Norvegji as gjuhen  norvegjeze nuk e dinin sa duhet. Krejt jeta e tyne ishte në cirkel; shtëpi-punë-shoqatë-bingo-shtëpi. C'ka asht ma e keqja dhe tragjike shumë nga ta kishin lidhje me femna të ndryshme me të cilat bashkjetonin , por në vendlindje kishin gratë e fëmijet të cilet i shifshin nji herë në vit. Kjo jetë me moral të dyfisht shumicen i thente dhe nga depresioni kalonin në mbrapshti të jetes dhe humbnin pergjithmonë. Mirpo pas shkatrrimit të Jugosllavisë dhe pamvarsimit të Maqedonisë shumica e shqiptarve nga këto anë filluen ti sjellin edhe familjet e veta në Norvegji. Per shumicen ishte vonë sepse kur vinin ata asesi nuk kishin mundësi dhe kapital per kujdesin ekonomik per familje dhe kerkonin ndihma nga sociali. Shumë nga ta per shkaqe të ekonomisë familjare u detyruen ti këthejnë familjet komplet ose pjesërishtë mbrapa në vendlindje e shumë besa edhe humben familjet sepse asesi nuk dinin dhe nuk mundeshin ti adaptohen realitetit të ri dhe jeta me moral të dyfisht nuk mund shkonte andaj per këtë e pësonin të pafajshmit, gratë dhe fëmijet. Pra asht kjo koha 1990 e deri sot ku integrimi i shqiptarve në shtetin, shoqninë, kulturen dhe jeten norvegjeze ka kjen per kerkund, dhe edhe ata pak veta që kanë tregue interesim per integrim janë perbuzë dhe pergojue nga të tjeret si të pa fe, bastard etj. Ishte pra fanatizmi islamist i tetovarve që pengonte integrimin e mergates shqiptare në shtetin ku kishin ardh dhe ku jetonin. Nga tetovaret neve Dardanasit( kur filluem të vijmë në fillim të viteve 1980 ) mesuem se norvegjezet janë të pa moral, të pa ftyrë, se asht rrezik jeta këtu, këta janë homofil, pedofil, alkoolist, narkoman, miq të Serbisë, janë komunist, pro rus, antishqiptarë, anti Kosovë etj, etj.
Nuk kamë per qellim të ndaj shqiptaret, gjegjësishtë mergaten tonë në Norvegji në rajonet e atdheut tonë nga ata kanë ardhë këtu , por ishte e pamundun në fillim të këtij shkrimi mos të ndodhë kjo sepse tetovaret ishin të paret që erdhen këtu ndersa neve dardanasit dhe shqiptaret e viseve tjera shqiptare erdhen shumë ma vonë. Neser do shkruej pa i personalizue dhe pa i nda në krahina nga kanë ardhë, mergata e  jonë në Norvegji.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora