Mendime
Skender Korça: President, kur do hyjë në fuqi Kushtetuta e Republikës së Kosovës?
E hene, 23.06.2008, 06:33 PM
President, kur do hyjë në fuqi Kushtetuta e Republikës së Kosovës?
Skender Korça
Shkruan: Skender KORÇA – Gjilan
Nëse e kanë pyetur njeriun që nuk di shumë apo nuk di asgjë, po të ishte nga ndonjë bashkësi fetare, ai përgjigjej” Sa mëkat që ma ke bërë këtë pyetje, vallë a nuk e di vërtetë?” Ishte kjo përgjigja e “dijetarit”. Në Kosovë dhe për Kosovë ka shumë pyetje të këtilla që nëse edhe ata që duhet na dhënë përgjigje, na thonë njejtë si “dijetari” e tërë Kosova do ishte në mëkat, sepse e di se të gjithë qytetarët e Kosovës, kanë vetëm një pyetje: Kur do hyjë në fuqi Kushtetuta e republkës së Kosovës?
Këtë përgjigje do ishte lëhtë të e japim nëse vërtetë do ishte 15 qershori ose një ditë pas kësaj date do filonte jetësimi i saj aty ku kërkohet nevoja.
Kjo do ta shpëtonte elitën e shtetit të kërkojnë bartjen e kompetencave nga UNMIK-u deri te EULEX-i. Do ta shpëtonte kryetarin e Kosovës që po kërkon këtë barje të kompetencave.
Sa është kjo logjike? Sa është për të besuar se Kushtetuta është tamam Kushtetutë. Nuk po pyesim nga cila “lojë shpërblyese” apo paketë ka dalë kjo kushtetutë, por po duam të dijëm a është ajo që në vetën e saj ka përfshirë edhe kompetencat. Nëse kjo kushtetutë, është ajo që i mungojnë kompetencat dhe përgjegjësitë e vendorëve, qenka loja në ditën e shtrigave, kur lakuriq do dalin të gjithë vendorët sa i përket përgjegjësive dhe aplikimit të aktit më të lartë juridik-kushtetutës.
Të gjitha shtetet në botë, me aktin kushtetues kanë përgjegjësitë dhe nuk kërkojnë kompetenca nga askush që ti falë apo ti jep. Nuk janë kompetencat dhurata për festat e vitit, apo nuk janë dëshira që duhet të i kemi apo më mirë të mos i kemi sepse kështu shitemi se nuk janë kompetencat në duart tona...Vërtetë turp është për të menduar se pas shpalljes së pavarsisë, pas miratimit të kushtetutës, kërkohen kompetencat thuaja se kanë me na i sjellë dikush.
Shteti, nuk kërkon lëmoshë, nuk duhet kërkuar apo ve në dilemë funksionin e tij me apo pa kompetenca, sepse fjala shtet do ishte termi më ngatërrues nëse kryetari i shtetit kërkon që të bartën kompetencat nga dy mekanizma që për ne ishin dhe do janë musafirë në Kosovë.
Nëse nuk është kështu, cila është e vërteta e EULEX-it, nuk qenka diçka që merret me sundimin e ligjit, por qenka diçka më e fortë se UNMIK-u kur atij po ja merrë këto kompetenca. Pse nga UNMIK-u nuk kalojnë dirket te shteti i Kosovës dhe qeveria e saj?
Çfarë kompetencash qenkan bartë në kohën kur kërkohej çdo ditë kjo gjë, apo ishte vetëm një retorikë politike dhe asgjë më shumë. A mos ishte vetëm një mashtrim optik qytetarit të Kosovës dhe vetë shteti po krijon dyshimin se a është ai që duhet të funksionojë apo është një kukull me shumë akterë dhe më shumë minsitri e një qeveri kukullash? Sa do jetë kjo kështu? A thua e di saktë presidenti se cilat janë kompenencat që nuk i kemi pasë në të kaluarën dhe cilat do duhet të na japin. Pse kërkohet bartje nga UNMIK-u tek EULEX-i?
Nëse këto dilema dihen apo do i kuptojë diksuh në Kosvë mos të ketë më frikën se a do funksionojë apo jo më Kosova si shtet. Më duket se edhe presidenti i ka në mos dije....
Kjo çfarë po mësojmë çdo ditë dhe po shohim se si po sillen zyrtarët më të lartë të shtetit, po na bje para aktit të kryer, se çfarë do jetë vërtetë ky shtet, kush do sillet këtu si nikoqir dhe kush do jetë musafirë. Në bazë të asaj që duket edhe kësaj rradhe për ca vite do jemi vetëm një fluskë shteti herë që do fluturojë duke i fryrë UNMIK-u e herë më pastaj EULEX-i, e ne populli do jemi ata që do vrapojmë pas fluskave të shtetit si fëmijët në pranverë.
Loja me fluska të bënë të ngritesh herë lartë e herë më lartë, e kurrë fluskat të mos i kapësh më dorë. Kështu me mos definim edhe të funksionit të shtetit tonë , do na duhet kjo lojë për të qenë të kënaqur me arsyet e zyrtarëve më të lartë të shtetit duke thënë “ na falni se po vrapojmë pas kompetencave – fluskave në këtë lojë”
Ky është shfajsimi dhe është mëkati i tyre e jo mëkati jonë që po këkrojmë dhe po pyesim se kur do sillemi si shtet dhe kur do i kemi të gjitha kompetencat në dorë.
Sa vijnë përditë e përditë përfaqësues të OKB-së, për misionin UNMIK në Kosovë, loja dhe gëzimi në fluskat e zëna do jetë edhe më e mirë..
President bësoj se kështu do të mësosh një ditë përgjigjen duke kërkuar nga Ty ky popull dhe kjo Kosovë, për të ditur se kur do jemi ne vetja jonë, kur do jemi Kosova, kur do jemi ligji dhe shteti e kur do fillojmë të sillemi si shteti me të gjitha kompetencat. Atëherë dije se ka mbaruar pjesa e lojës me fluska, po i themi fluska sapuni vetëm për të i ditur së paku natyrën e fluskave...