Mendime
Selim Hasanaj: Xixat e para të trushperlamjes fetare xixëllojnë, të ruhemi nga zjarri
E diele, 22.06.2008, 06:59 PM
XIXAT E PARA TË TRUSHPERLAMJES FETARE XIXILLOJNË , TË RUHEMI NGA ZJARRI
Nga Selim Hasanaj
Këto ditë kur në Austri dhe Zvicerr mbahet kampionati evropian i futbollit sport ky të cilin unë gjithmonë e pelqeva dhe e percolla me andje , jemi deshmitarë edhe të disa qudinave që po ndodhin pikrisht me kampionatin dhe rrethë kampionatit. Që në start në grupet eliminuese shumë ekspert llogariten Kroacinë si favorite per ta fitue titullin e ma të mirit të Evropës në futboll , por këto parashikime u hodhen posht nga kombëtarja e Turqisë e cila me lojen e vetë briljante dhe vetmohuese fitojë kunder kroatve dhe vazhdonë rrugen kah froni i ma të mirit të Evropes në futboll, ndersa Kroatet e dëshpruem udhtuen per në shtepi. Unë në këtë shkrim nuk kamë qellimin ta komentojë lojen e këtyne dy ekipeve që vertetë ishin që të dyjat shumë të mira dhe të pregatituna, por unë do shkruej per nji ngjarje që ndodhi si pasojë e kësaj loje dhe kjo nuk ndodhi në arenen e futbollit në qytetin ku u zhvillue ndeshja, kjo nuk ndodhi as në Zagreb apo ndonji qytet tjeter kroat, kjo nuk ndodhi as në Ankara apo qytete tjera turke kjo ndodhi në Mostar të Hercegovinës ku mijra tifoz futbolli boshnjak u perleshen me tifozet kroat. Tani po ndalem këtu. Në Mostar perleshje masive , dhjetra të lenduem, njimijë polic të mobilizuem... situatë alarmante per dy ditë me radhë, rrafen dhe kacafyten ne mes veti boshnjak e kroat per shkak të lojes të luejtun në mes Kroacisë dhe Turqisë... PSE ???!!! Mostari i ekipit të dikurshem të futbollit KF. VELEZH. Mostari i yjve të futbollit jo vetem hercegovas dhe jugosllav atë kohë por edhe i yjeve evropian si Enver Mariqi, Dushan Bajeviqi, Franjo Vlladiqi, Gjemail Haxhiabdiqi , Vahid Halilhoxhiqi, Jadranko Topiqi, Bllazh Slishkoviqi etj etj. Pra të gjithë këta yje, që ishin boshnjak musliman dhe kroat dhe ku vetem Dushan Bajeviqi ishte serb dikur luanin së bashku në nji ekipë dhe ashtu sikur kanë luajtun së bashku e kanë pas edhe publikun e perbashket.
Mostari tani ashtë qytet i trazinave dhe perleshjeve nderetnike në mes boshnjakve dhe kroatve jo per shkak të lojës së futbollit që u lujt diku tjeter e jo në Mostar, por pikrisht per shkak të trushperlamjes fanatike islamiste të boshnjakve që deridje ishin JUGOSLLAV , ndersa tani janë ba musliman të hatashem dhe si popull i vllaznisë islame provokojnë kroatet katolik per humbjen e ekipit të tyne në futboll nga motra e boshnjakve Turqia. Pra këto që po ndodhin në Mostar janë xixat e para të zjermit që asht në ndezje e siper, zjerm ky i mbulluem me hinin anadollak me shekuj në Gadishullin Ilirik.
Sikur se e ceka në fillim të këtij shkrimi kamë kjen gjithmonë adhurues i futbollit së pari simpatizues i HAJDUK-ut të Splitit , por kur Prishtina hyni në ligen e parë percolla të gjitha lojnat e saj neper stadionet e ish Jugosllavisë. Pra derisa isha në Lublanë të Slovenisë kamë udhtue në pjesen ma të madhe të stadioneve futbollistike të ish Jugosllavisë dhe mes tjerash disa herë edhe në Mostar. Mbaj mend publikun e hatashem të këtij qyteti ashtu sikur se ishin të hatashem edhe lojtaret e ekipit të futbollit VELEZH të Mostarit.
Kroatet gjithmonë kanë kjen popull fetar dhe kanë dasht fenë e vet katolike. Kisha ni kolegë pune në vitet 1974- 1978 kur punoja në stacionin e trenit në Shkofja LLoka, qytet i vogel në mes Lublanës dhe Kranjit , që quhej Josip Rosandiq. Ky ishte nga Nashice afer Osijekut dhe ishte ekonomist i diplomuem. Ishte i urtë dhe më pelqente ndeja me te. Veq kësaj ky edhe ishte patriot kroat dhe e urrente Serbinë dhe serbet dhe pikrisht këtu kishim piken e perbashket të miqësisë tonë. Mbaj mend sa telashet ja nxirrnin Josipit disa boshnjak , puntorë të thjesht të transportit që ishin nga Sanski Most, Doboj dhe Sarajeva , pikrisht pse Josipi thoshte se nuk ka as nuk duhet të ketë komb jugosllav. Pikrisht pse Josipi i qortonte ata pse hanin mishin e derrit dhe pse pinin alkool. Ata mbronin tezen e vetë se janë jugosllav, se asht budallallëk me kjen musliman dhe se HARAM asht cka del nga goja e jo cka hyn në gojë. Kur ishte ditë e diel dhe Josipi shkonte në kishë ata e perqeshnin pse ky donte dhe respektonte fenë e vetë. Pra boshnjaket ishin edhe jugosllav edhe ateist por aspak fetar dhe ma së paku musliman.Dhe erdhen fundvitet e 1980-ta dhe politika pansllaviste prap per të saten herë zgjohet dhe në Bosne e Hercegovinë infiltrojë emisar të vetë të veshun me qallmat e imamve musliman. Alija Izetbegoviqi nji ekstremist islamist i cmendun ju dha krahin këtyne imamve dhe vetem per disa vite boshnjaket e Bosnes dhe Hercegovines nga nji popull laik , gadi gadi ateist u shendrruen në popull fetar dhe dashnia per fenë kalojë në ekstrem fundamentalist. Kjo edhe solli deri tek tragjedia ma e madhe e pas Luftes së Dytë Botnore , kjo solli tragjedinë e Srebrenicës, dhe ai fanatizem fillimisht i financuem nga epshet pansllaviste të Rusisë dhe Serbisë financim ky që padyshim kalonë nepermes vllaznisë arabo-muslimane të cilet vijnë në Bosne dhe Hercegovinë per të perhap dashninë per Allahun dhe Pejgamerin Muhamet sot i ka ngulitun rrajet në kokat trushperlamse të boshnjakve dhe ata tani per hirë të fitores së lojes së futbollit të Turqisë muslimane i provokojnë dhe kacafyten me komshit e vetë kroat me të cilet flasin nji gjuhë dhe kanë nji kulturë të perbashket pos fesë. Pra feja asht trushperlamsi ma i madhë dhe boshnjaket jugosllav të dikurshem tani musliman të devotshem i bojkotojnë lojnat e kombtares së vetë ndersa coptohen per lojnat e Turqis muslimane.
C'ka ta shofish te komshiu prite n'shtëpi , thotë fjala e urtë e popullit . Xixat e trushperlamjes fetare islamiste po xixillojnë. Të ruhemi që mos të shperthej zjermi. Nuk jemi ma mirë as neve shqiptaret se sa boshnjaket e Bosnes e Hercegovinës me perqafimin fanatik të ekstremizmit islam.
Frigohem se Mostari mund të ndodhë edhe në Tiranë, Shkoder, Vlonë, Kukës, Tropojë, Elbasan, Ulcin, Tuz, Preshevë , Bujanovc, Medvexhe, Tetovë, Shkup, Kerqovë, Gostivar, Diber, Strugë, Kumanovë, Prishtinë, Mitrovicë, Gjilan, Ferizaj, Gjakovë, Pejë, Prizren etj, etj .
Ka vend per alarm dhe duhet veprue sa nuk asht ba vonë.
Selim Hasanaj
Sarpsborg
Norway