E diele, 28.04.2024, 07:56 PM (GMT+1)

Mendime

Abdullah Prapashtica: Me pavarësi të rrejshme kundër bashkimit kombëtar

E hene, 23.06.2008, 05:31 PM


ANATOMIJA E NJË KOMPLOTI (1)

ME PAVARËSI TE RREJSHME KUNDËR BASHKIMIT KOMBËTAR

Nga Abdullah Prapashtica

Dokumentet konfidenciale diplomatike flasin për një Propozim i cili ju drejtohet disa qendrave botërore e i cili u hartuar nga Nd. Ministri i Jashtëm i Qeverisë së Greqisë ku bëhet fjalë për një komplot i cili ka pasur për qellim zhdukjen e Republikës së Shqipërisë. Ky Dokument është shkruar ne Athine në vitin 1949 dhe në atë kohë ka qen objekt trajtimi i Diplomacive dhe Shtabeve Madhore ushtarake të Italisë, Jugosllavisë, Francës, Anglisë dhe SHBA. Greqia e ka bërë këtë pasi i ka pas të njohura apetitet e Beogradit për dalje në Detin Adriatik, apetitet e Romës për të marr bregdetin shqiptar në pronësi të Italisë si dhe alergjinë e Fuqive të vjetra ndaj pranisë islamike në Evropë, edhe pse kjo, sa ju përket shqiptarëve, nuk ka qen e vërtetë asnjëherë!

Në këtë Propozim grek nuk do të isha thirr tani po mos të ishte përputhe një ngjarje e lidhur me këtë Dokument që ndodhi gjatë vitit 1997 pas shpërthimit të anarkisë së përgjakshme që u nxitë me një fenomen të quajtur “PIRAMIDAT E MASHTRIMIT”, dhe po mos te ishte përputhje me disa procese aktuale sot kundër Kombit e Atdheut ton!

Fenomeni i “PIRAMIDAVE TË MASHTRIMIT” ishte një komplot-model i importuat nga Amerika Latine dhe për qëllim kishte shpërthimin e një kryengritje kundër qeverisë, kryeministri i së cilës në një takim me homologët e vet të Evropës të mbajtur pak para këtyre ngjarjeve tragjike në Zvicër, ua kujtoi atyre se “Republika e Shqipërisë është shtet sovran”, gjë atyre fare nuk ju pëlqeu.

Në momentin kur shpërtheu kryengritja anarkiste e vitit 1997 për një moment “dikush” i hodhi të gjitha urat në lumin Shkumbin në ajër dhe Shqipëria u nda në dysh! Pikërisht, ndarja e Shqipërisë mes Greqisë dhe Jugosllavisë në rrjedhjen e lumit Shkumbin ishte paraparë në Propozimin e Nd. Ministrit të Jashtëm grek në vitin 1949, prandaj edhe e fillova këtë rrëfim me këtë Dokument. Diplomati grek i propozon edhe disa variante tjera për copëtimin e Shqipërisë, por në praktikë e pamë duke u realizuar këtë variant në vitin 1997!

Pa hyrë në hollësi në letërkëmbimin mes 1949-1953 që është zhvilluar në relacion Athinë, Beograd, Romë, Paris, Londër Uashington unë do të ndalëm në një deklaratë e cila në atë kohë vjen nga Shtabi Madhor i Ushtrisë të SHBA me të cilin Athinës dhe Beogradit i bëhet me dije se “...nëse Greqia dhe Jugosllavia ndërmarrin ndonjë aksion ushtarak për ndarjen e Shqipërisë pa dijen e SHBA, Republika e Shqipërisë do të këtë të drejtën që të organizon mbrojtjen dhe kundërsulmin ndaj Athinës dhe Beogradit...! Nëse kjo ndodhë në marrëveshje me SHBA, atëherë SHBA kërkojnë që në të dy anët e lumit Shkumbin në gjerësi prej 10 Mileve në secilën anë, gjatë gjithë gjatësisë së rrjedhjes së Shkumbinit të mbete Zone e SHBA-ve...” (tani kjo Zonë quhet :“Korridori tetë”)! Pra, po të vepronte Greqia dhe Jugosllavia kundër Shqipërisë pa marrëveshje me SHBA, Amerika do te behej në anën e Shqipërisë!

Por, pas shumë analizave diplomatike, politike e ushtarake këto qarqe vinë në përfundim se çdo sulëm ushtarak ndaj Republikës së Shqipërisë, në këtë kohë, për agresorin mund të shndërrohet në një varrë të vërtete ku do të vriten shumë ushtar dhe në fund nuk është e sigurt se a do të arrihet okupimi i Shqipërisë apo jo. Sepse si than vet ata: “... rreth PPSH dhe rreth Enver Hoxhës është i bashkuar i tërë populli, ndërsa opozita është tepër e dobët që të arrin të organizoi ndonjë rebelim...”! Prandaj ata morrin vendim “...që kjo ndërmarrje të shtyhet për më vonë kur të krijohen kushte më të volitshme brenda Shqipërisë...”! Dhe vërtet këto “kushte të volitshme” filluan të krijohen vetëm pas vdekjes së Enver Hoxhës.

Kjo edhe me të vërtet ndodhi! Pas vdekjes së Enver Hoxhës filluan të dobësohen resurset politike dhe ato dobësi i reflektuan në resurset ekonomike dhe sociale gjë që solli deri te humbja e besimit në udhëheqje dhe deri te tensionet e brendshme. Në të njëjtën kohë edhe në të gjitha ish vendet e bllokut lindor po zhvillohej procesi i dekompozimit të autoriteti i forcave pseudosocialiste. Revolucioni paqësor në ish RD të Gjermanisë dhe rënja e Murit të Berlinit u bë mostër për vendet tjera ish socialiste për ti përmbysur qeveritë e veta. Ky proces po zhvillohej po ashtu edhe në Republikën e Shqipërisë . PPSH po e humbte autoritetin në mënyrë rapide në popull! Por në Shqipëri po fillonte rrënimi një pushteti akoma pa pas alternativë për zëvendësimin e ti të suksesshëm. Ky ishte rast ideal për shtetet fqinjë. Jugosllavia vet ishte mbërthye nga kriza e Kosovës. Italia u ballafaqua me valët e refugjatëve shqiptar dhe k! aloi menjëherë në veprim. Ndërsa Greqia ju kthye planeve të veta të vjetra të vitit 1949.

Plani grek për demolimin e zhdukjen e Shqipërisë si shtet u aktualizua brenda BE. Por, ato nuk kishin guxim që të ndërhyjnë ushtarakisht përderisa në Republikën e Shqipërisë të ekzistonin institucionet shtetërore si ishin Administrata Shtetërore, Gjykatat, Policia dhe ato i brengoste më së shumti Ushtria e Republikës së Shqipërisë dhe armatimi i saj. Sepse në rast të ndonjë rreziku të jashtëm këto forca mund të bashkoheshin dhe ti ju kundërviheshin çdo agresori. Në këtë raste edhe emigracioni shqiptar mund te ishte shumë i rrezikshëm për agresorët. Prandaj sa më parë duheshin reforma për shpërbërjen e kuadrit të oficereve dhe për shkatërrimin e armatimit të ushtrisë shqiptare. Për këto arsye, nga Qeveria e Tiranës kërkoheshin reforma në të gjitha këto drejtime si dhe krijimi i sa më shumë partive politike. Nuk kishte rëndësi pse ato parti nuk kishin kur far profili politikë, ekonomik apo ideologjik sepse ndarja! në parti nuk kishte lidhje me demokraci por kishte vetëm një funksion – funksionin e përçarjeve sa më të thella të brendshme mes shqiptarëve!

Do të e shohim se me vonë po ky recetë u përdor edhe në të gjitha viset Shqiptare nën sundimin e Serbisë, Maqedonisë dhe Malit të Zi! Forcat e vjetra të Evropës të nxitura nga Greqia gjatë gjithë kohës po tentojnë që brenda shqiptarëve të krijojnë një krah “FATAH” dhe një krah “HAMAS” që luftojnë mes veti! Kjo ndodhi në vitin 1997 përmes të “PIRAMIDAVE TË MASHTRIMIT”. Kjo ndodhi kur në rrugë agjenturore u krijua FARKU për të ju kundërvër UÇK. Kjo ndodhu kur në Kosovën e tërësishme pas lufte, por pa u ZGJEDHUR QESHTHA E STATUSIT u krijuan Partitë Politike – si PIRAMIDA POLTIKE TË MASHTIRIMIT, pa kur far profili, që mes shqiptarëve të ketë luftë për pushtet, dhe që Kosovës ti imponohet një status kundër vullnetit të vet. Kjo po provohet edhe tani pas shpalljes së pavarësisë së rrejshme duke provuar që të ndahet kombi në “shqiptar e kosovar” që mohohen reciprokisht!

Me këto reforma dhe me këto parti politike do të fundosej esenca e Shtetit Shqiptar dhe Republika e Shqipërisë formalisht do të numërohej si “shtet” por në të vërtet do të ishe një “Krahinë Autonome” e BE me të cilën do të qeveriste Greqia dhe Italia, në radhë të parë dhe më pastaj edhe Brukseli si pushtet qendror i Perandorisë Globaliste të BE. Kjo do të ndodhte edhe me viset tjera shqiptare jashtë Shqipërisë!

Procesin e demolimit dhe të shkatërrimit të Republikës së Shqipërisë këto forca mendonin të e përfundonin me 1997 me “PIRAMIDAT E MASHTRIMIT” dhe me rebelimin e planifikuar i cili do ti shkatërronte tëra institucionet e shtetit duke e përfshi edhe vet Ushtrinë e Republikës së Shqipërisë! Kjo do të mundësonte ndërhyrjen ushtarake të Greqisë dhe të Italisë dhe krijimin e një pushteti klasik kuisling në Shqipëri. Mu për këtë qëllim fluturuan në ajër të gjitha urat në lumin Shkumbin përnjëherë një natë në vitin 1997! Kush e ndërmori këtë aksion të sinkronizuar në të gjitha urat në lumin e Shkumbinit? Po ju kujtoj një fakt. Në vitin 1997 vetëm njëra nga Ambasadat e huaja ne Tiranë i kishte 2600 nëpunës të vet të angazhuar në Shqipëri. Numri i personelit të Ambasadave tjera po ashtu ishte shumë i vogël! Ata nuk kishin hapur as një fabrikë apo ndonjë ndërmarrje ekonomike, por merreshin vetëm me punë a! gjenturore nëpër gjithë Shqipërinë pa i përcjell dhe pa i penguar askush. Derisa partitë politike merreshin me sharje të njëra tjetrës, agjenturat e huaja po ja venin flakën atdheut ton kudo!

Por, në vitin 1997 një grusht burrash e grash shqiptare u ngritën mbi anarkinë dhe derisa “qeveria demokratike” që e kishte futur kokën në rërë dhe që akoma nuk ishte kthjellur prej “zgjidhjeve të misave dhe të pisave” që organizoheshin nga ana e pronarëve horra të Piramidave, ata e krijuan QEVERIN E SHPETIMIT KOMBËTAR, dhe vërtet e shpëtuan Shqipërinë nga fundosja si pas skenarit grek të 1949!

Por, tregimi nuk mbaron këtu!

Sepse derisa “qeveria demokratike” që e përgjaku Shqipërinë në vitin 1990 dhe që e përgjaku Shqipërinë edhe me vitin 1997 si edhe që e përgjaku Shqipërinë edhe në Gërdecin e 2008, në atë kohë me zell vazhdonte të e shkatërronte Ushtrinë Shqiptare dhe armatimin e saj me “reformat” e veta, Kosova po e krijonte UÇK e cila po ngritej mbi hirin e Ushtrisë së Republikës së Shqipërisë. Derisa armiqtë e Shqipërisë po punonin intensivisht në shkatërrimin e Ushtrisë së Republikës së Shqipërisë dhe të armatimit të saj, UÇK po shtrihej në të gjitha viset e Shqipërisë natyrale dhe jo vetëm se po i grumbullonte armët e Ushtrisë së Republikës së Shqipërisë që kishin dal nga depot gjatë shpërthimit të anarkisë të 1997, por po blinte edhe armë moderne nga e gjithë Bota për tu përgatitur për luftë kundër sundimit kolonialë Serb, Malazez e Maqedon!

Dalja e UÇK në skenë e shqetësoi edhe Athinën e Beogradin edhe Parisin, Moskën e Brukselin. Brukseli në vitin 1998 i dha dy herë leje Millosheviqit për të likuiduar UÇK, me shpresë se Beogradi do të ia arrin ndaljen e zhvillimit e hovshëm të UÇK. Millosheviqi i dërgoi hordatë e veta në Kosovë, por ato në vend se të ballafaqohen me UÇK, masakruan disa familje të tëra shqiptare gjë që ndikoi edhe me shumë në zgjerimin e UÇK. UÇK-ja po zgjerohej me shpejtësi aq të madhe sa u paraqit rreziku që ajo të shndërrohet në Ushtri Kombëtare Shqiptare e të shtrihej në të gjitha viset etnike shqiptare në Ballkan, nga e cila më së shumit kishte frikë vet Greqia. Nëse do të ndodhte që nga UÇK-ja të lindte Ushtria Kombëtare Shqiptare , krijimin e Shtetit Unik Shqiptar më nuk do të mund të e ndalte askush. Për të e ndal këtë proces u organizua Konferenca e Rambujesë në 1999. Mikja e vjetër e Greqisë dhe Serbisë, Franca ed! he njëherë do të e ndal zhvillimin përpara të procesit të zgjedhjes së Çështjes Shqiptare në Ballkan!

Derisa UÇK-ja ishte nën drejtimin politik të LPK dhe të Adem Demaqit, atë nuk kishte mundësi askush të e ndante nga vija e luftës dhe të e sillte në tavolinat e bisedimeve, para se të arrihej lira.

Prandaj, përmes të kanaleve agjenturore diplomatike u nxorën disa kuadro nga LDK-ja dhe u imponuan pran Drejtorisë Politike të UÇK për të e shty kreun e UÇK që të rrëshqas në frymën kapitullante e pacifiste që e ndiqte vet LDK gjatë gjithë kohës, në politikën e vet suberezive e sabotuese autonomiste! Këto kuadro ranë aq poshtë sa pranuan edhe kufijtë “ndërkombëtar” që e ndanin atdheun tonë në 6 shtete si edhe qëndrimin e Kosovës nën sundimin kolonial të Serbisë me një “autonomi substanciale”! Franca ia arriti që për këtë projekt të e i bind edhe SHBA e Anglinë dhe së bashku me vendet tjera e krijuan “Grupin e Kontaktit 5+1”. Por, fal frikës së Millosheviqit për lëkurën e vet, Serbia nuk e nënshkroi atë marrëveshje!

Në vitin 1998 Serbia po niste luftën e katërt me Kosovën pas atyre në Slloveni, Kroaci e Bosnje e Hercegovinë. Vet brenda Serbisë dhe në brendësi të Ushtrisë jugosllave po vlonte dhe në çdo qasë mes serbëve mund të shpërthente një luftë e përgjakshme për plaçkat e luftës dhe për padrejtësitë e brendshme. Serbisë po i kërcohej një shkatërrim i brendshëm. Greqia e dinte se po ndodhi që UÇK të ngadhënje mbi Ushtrinë serbe i vjen radha luftës në Çamëri dhe atëherë më nuk do të kishte forcë të ndalte krijimin e Shtetit Unik Shqiptar në Ballkan! Vullnetarët Shqiptar që po vinin nga e gjithë Bota në UÇK derisa nga Ushtria Serbe po vinin gjithnjë e më shpesh lajme për dezertime masive nga vijat e frontit, ishin lajme ogurzeza për Greqinë!

Në Konferencën e Rambujesë duhej të ndalej ky proces dhe të fillon një procese i ri për fuqizimin e ndarjes dhe për një ri copëtim të ri të Kosovës! Kur kësaj nuk ju përgjigj Millosheviqi erdhi deri te Rezoluta e 1244, përmes së cilës u bë përpjekje që të rigjenerohet sovraniteti kolonial i Serbisë mbi Kosovën qendrore. Por, kur kjo rrezikoi shpërthimin e kryengritjes së re të Kosovës, atëherë erdhi deri te shpallja e pavarësisë të rrejshme të Kosovës përmes të cilës dëshirohet të pengohet bashkimi kombëtar! Në shërbim të këti koncepti i krijua Plani i Ahtisarit nga i cili doli Kushtetuta, Ligjet, Stema, Flamuri dhe Himni i Ahtisarit. Në këtë sarkazë gjendet Kosova dhe i gjithë Kombi Shqiptar sot. Por, nëse shqiptarët nuk pranojnë këtë përçarje të re në “fatah “ e në “hamas”, tëra këto komplote do të dështojnë me turp!

Unë personalisht besoj se shqiptarët kurrë nuk do të ndahen ne “fatah” e në “hamas”, sepse kurrë nuk ka ndodh as nuk ka me ndodh që shqiptarët të vriten mes veti për karrika të pushtetit të sundimit të huaj. Përkundrazi, shqiptarët i kanë fal edhe gjaqet dhe janë bashkuar në luftë kundër sundimeve të huaj dhe këtë sundimtarët e huaj duhet ta dinë !



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora