E shtune, 27.04.2024, 02:30 PM (GMT+1)

Mendime

Ajet Nuro: Kërcënohet me vdekje një analist i ri shqiptar

E hene, 23.06.2008, 07:58 PM


Kërcënohet me vdekje një analist i ri shqiptar
 
Gjon Keka kërcënohet nga një organizatë e ashtuquajtur «  Organizata islamike "Xhihadi thërret " Prishtinë  »
 
Mund të duket si rikthim i talebanëve me kërcënimet dhe bëmat e tyre në buletinin e lajmeve por jo. Siç duket dhe shqiptarët po bien viktim e intolerancës fetare. Në një e-mail dërguar dje tek albemigrant në emër të një organizte e quajtur Organizata islamike "Xhihadi thërret " Prishtinë    kërcënohet me vdekje analisti i çështjeve ndërkombëtare Gjon Keka. (shikoni biografinë e zotit Keka këtu ) Gabimi i Kekes sipas autorit (autorëve) të mesazhit është « ... rasti i konvertimit të tij dhe shkrimet eë tij janë tepër të pafalshme në Kosovën e pavarur dhe me shumicë muslimane... ». Dhe më poshtë kërkohet as më shumë e as më pak por zhdukja e Gjonë Kekës. Mundet që gjithë kjo të jetë një shaka banale por asgjë nuk e ndan shakanë nga e vërteta dhe i ftoj organizatat  fetare në Kosovë të distancohen nga thirrje të tilla që bien ndesh me frymën e tolerancës fetare shembullore që karakterizon shqiptarët kudo që ata ndodhen. Në kushtet e një Kosove të pavarur, suksesi ynë varet vetëm prej ne shqiptarëve. Uniteti ynë është çelsi i përparimit tone kombëtar. Intoleranca, kërcënimet me vdekje janë kthim në mesjetë ndërkohë që ne duhet të ecim para dhe jo mbrapa. I lutem mediave të Kosovës të bashkëpunojnë me policinë vendase dhe atë ndërkombëtare për tu siguruar që dërguesit e mesazheve të tilla të vihen para përgjegjësisë.
 
Ajet Nuro
Montreal, Kanada
 
 
Më poshtë keni mesazhin e plotë të dërguar tek albemigrant.com
 
Organizata islamike "Xhihadi thërret " Prishtinë
Thirrje
 
Duke parë shtrurazi se kohëve të fundit është bërë e tëpërt edhe jeta me të krishterët në Kosovë sepse dihet se muslimanizmi  është mbizotrues në shtetin e Kosovës deshëm që me këtë letër të paraqesim disa projekte të shoqatave islame ne Kosovë të cilat janë duke e përcjellë gjendjen në  Kosovë  me mjaftë interes dhe se ata dëshirojnë që Kosovën ta shohin si vend me traditë të vërtete islame dhe kjo ështën një gjë shumë e mirëpër popullin shumicë muslimane.Në kuadër të kësaj ne jemi edhe duke hulumtuar që rasti i para ca kohëve në lidhje me autorinë e disa shkrimeve kunder mulsimanizmit dhe të konvertuarin e para disa viteve  Gjon(Aliadem ) Keka i cili duke përdorur  mendjen e tij ka bërë disa gabime që nuk i falen  në shkrimet e tij tepër të dhe me rastin e konvertimit ku në K`uran  thuhet se duhet zhdukur ai person për shkak të konvertimit dhe mohimit të Muhamedit . Ne kemi masivizuar disa organizata islamike që janë në Kosovë që ky person të gjindet dhe ta ekzekutohet sipas asaj që Kurani famëlart e thotë ngase ai ka mohuar drejpërsëdrejti  mulsimanizmi dhe se rasti i konvertimit të tij dhe shkrimet eë tij janë tepër të pafalshme në Kosovën e pavarur dhe me shumicë muslimane . Edhe Forumi Musliman i Kosovës si organizatë është tepër e prekur me këto  ndodhi që po e dëmtojnë shumcën silame në Kosovë sic është rasti me Gjon(Aliadem) Keken i cili është një turp i madhë konvertimi i tij në Krishterizëm , ne jemi të obliguar sipas Kuranit  që ai të ekzekutohet në qoftë se nuk dëshiron të kthehet  në islamizëm dhe kjo është e ditur ngase ai e ka ofenduar shumë fenë islame si dhe traditën e popullit shumicë mulsimane në Kosvë dhe normalishtë se edhe familjen e tij e cila është muslimane .Organizatat që janë në veprim për ta gjetur dhe ekzekutuar në mënyrën kuranore Gjon(Aaliadem) Keken  sipas asaj që thotë edhe Muhamedi .a.s.do të jenë në të gjithë territorin e Kosovës  deri sa të kryejn këtë veprim të shenjët Kuranor sepse është obligim i i muslimanëve të vrasin të pafetë dhe ata që janë konvertuar ne krishterizëm nga muslimanizmi.Gjon(Aliadem) Keka është një antislamist dhe një njeri që deri dje ishte musliman e sot është bërë një i krishter i zjarrët ngase duke u konvertuar dhe duke e mohuar muhamedin ai bënë mëkatë të pafalëshën dhe ne duhet ta ekzekutojmë sa më shpjetë sepse do jete vonë sepse ai ka pretendime që të kthej edhe të tjerë në krishterizmin e idhujtarive të mëdha kështu që duke e vrarë Gjon (Aliadem )Kekën në kryejm një obligim dhe i ndihmojmë Allahut në rrugën e tij për ta pastruar terrenin nga të pafetë sic është Gjon(Aliadem ) Keka mohues i islamizmit.Prandaj lusim të gjithë se kush e gjenë vendndodhjen e Gjon(Aliadem) Kekes  do te ketë merita dhe shpërblim si nga organizata jone islamike ashtu edhe nga Allahu.
Ne emër të Allahut mëshiruesit mëshirbërësit  dhe në thirjen për Xhihad ne duhet realizuar këtë obligim që Gjon(Aliadem) Keka të ekzekutohet sa më shpjet të jetë e mundur .
Allahu qoftë me ne dhe na ndohmoftë në rrugën tonë . 
Organizata islamike "Xhihadi thërret "
 
Prishtinë, 21.06.2008                                                    


(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora