E premte, 26.04.2024, 03:57 PM (GMT+1)

Kulturë

Rezart Palluqi: Shqipja para stacionit të trenit

E hene, 09.06.2014, 07:33 PM


Shqipja para stacionit të trenit të 23 qershorit!

Nga Rezart Palluqi

Kur Shqipja pyeti nëse roja e stacionit të trenit do e lejonte të priste trenin brënda në stacion, dikush bërtiti I lemeritur: Enveri, diktatori qënka arratisur nga varri dhe po vrapon me pizhame, drejt vilës së tij.

Shqipja u bë kamomil i verdhë. Ashtu në panik ajo vrapoi mbas disa gazetarëve që mbanin kamera gjigande në shpatulla. Si pa e kuptuar edhe vetë Shqipja mbërriti në vilën e Enverit vetëm disa sekonda mbas Lilirit të Metë!

-Edhe ti këtu, Shqipe?- e pyeti ai.

-Fatkeqësisht po! U tremba keq nga britmat e disa grave- iu përgjigj Shqipja.

-Kush ishte ai trap që bërtiti? Sot është për të bërë festë. Xhaxhi Enver na kujtoi më në fund- u gajas Li-lushi Metës.

Shqipja ktheu kokën, sic e kishte bërë zakon drejt stacionit të trenit, duke shpresuar se roja do ia hapte portën e stacionit, me qëllim që ajo më në fund ta priste trenin e shumë-ëndërruar jo më jasht ndërtesës së stacionit, duke fjetur në mes të vapës ose shiut dhe dëborës, por të flinte në hollin e gjërë të stacionit. Afati i fundit ishte data njëzet e tre qershor, dhe nëse roja përgjigjej JO, kjo do të ishte JO-ja e pestë.

Shqipja ngjiti shkallët e vilës së Enverit e shoqëruar prej Saldhallës. Ai, edhe pse në moshë të kaluar, u tregua më i shkathët se sa vejusha Nexhekrik, duke ia tërhequr me shpejtësi por edhe saktësi robotike karriken Enverit poshtë prapanicës së tij.

-Mirë se ju gjeta shokë dhe shoqe! – i uroi diktatori pasardhësve të tij.

-Mungon njeri sot?-pyeti ai lirshëm, ashtu sic pyesin diktatorët që adhurohen pa kushte nga miliona skllevër.

-Mungon njeri prej shkrimtarëve tonë më të mëdhenj. Boria jonë internacionale- e vuri në dijeni Nexhekrik.

-S’ prish punë sepse kam poezinë e tij, titulluar “LAKAONDI”- mumuriti Enveri. Tek e fundit, kemi Dritë-RRoi këtu! Pa më thuaj Dritërro, e ke takuar më nusen tënde sovjetike që e braktise fill mbasi vdiq shoku Stalin?

Dritërroi u zu ngushtë, sepse pranë tij qëndronte me dinjitet gruaja e tij shqiptare.

Gazetarja i erdhi për mrekulli në ndihmë poetit devollit me një pyetje piper ndaj Enverit!

-Po ajo poezi nuk është e juaja- replikoi gazeterja në moshë dhe profesion e re.

Enveri u nxi sterrë në fytyrë. E pa gazatarushkën vëngër dhe i tha:

-Fatoska e xhaxhit Enver. Ti më duket ke lindur dhe je rritur në periudhën e “komunizimit jetim” sic e kam quajtur unë. Ajo poezi më përket mua. Të gjitha mllefet, zemërimet në atë poezi i vishen sakrificave të mia heroike. C’pandehe ti? Shkrimtaruci, macja që e kam ushqyer me konserva boleshevike, të mjaullijë trimëri? Ai ka frikë edhe minjtë shtëpiakë!

Gazetarja heshti. Luli i vocërr, në shenjë solidariteti i ofroi Enverit menjëherë një gotë ujë. Si per inat te Edushit dhe babait te tij, Kristaqulit, Luli- faqealumini kishte veshur nje bluze me fotografine e stamposur te poetit te VARUR kukesian, HAVZI NELA.

Enveri bëri me shenjë se donte të thithte pak ajër të pastër në kopështin e tij. Fatosi-limantosi arriti në sekondën e fundit tia rrëmbejë prej duarsh Edushit, bastunin e vjetër të Enverit.

-Urdhëro udhëheqësi ynë- i fishkëlleu si pëllumb arab, Tosi.

-Qënke plakur pak më duket?- bëri Enveri shaka.

Tosi Nanës, qeshi së bashku me mjekrrën e tij elegante.

Sapo Enveri u ul në kolltukun e tij të vjetër, Sal-dhalla i vuri aparatin matës të zemrës, Enverit në kraharor. Në fillim ai mati temperaturën e ajrit dhe masi ia dëgjoi tiktaket me lot në sy, udhëheqësit të popullit, i tha:

-Shoku Enver! O shoku Enver! Të rekomandoj të qëndrosh jashtë jo më gjatë se gjysëm ore. Përndryshe të ngrihet diabeti. Aman, kjo shejtankë Tiranë. Edhe qielli i saj kullon sheqer!- kakarisi Saldhalla!

-Nuk e ke keq, o doktorri im besnik- pranoi Enveri.

Atë moment, në cepin e vilës së Enverit frenoi një xhip i zi. Prej tij doli, zoti Fule-kacafiu. Drejt tij rendi Edushka. Me hapin e gjatë dhe kërcimet gati në ajër si kangaru, ai iu afrua i pari Fyle-kacafiut. Ky i fundit, u ul në karrigen që ia ofroi Luli faqealumini.

Fylekacafiu e falenderoi dhe iu fut punës studimore që duhej ta mbaronte përpara dymbëdhjetë qershorit! Ai nxorri nga xhepi një makinë llogaritëse dhe u përpoq të përllogariste se sa kushtonin pesë banane në Shqipëri? Sipas tij, shqiptarët duhej të hanin pesë banane në ditë, pinin një gotë qumësht dhe hanin një llokme mishi, pule, derri ose dashi! Në vazhdim tentoi të llogariste se sa lekë kushtonin rrotat e xhipit të gjyqtarit shqiptar, cantat e grave të tyre, por Luli, gjuhëbakri u përpoq ta shpërqëndrojë atë duke ulërirë në veshin e Fyle-kacafiut: u zgjua diktatori! Jepni urdhër arresti.

Fyle kacafiu nuk e vuri ujin në zjarr. Ai, e tërboi Lulin faqe-aluminin me mospërfilljen dhe gjakftohtësinë që ruajti. Kur Luli këmbënguli ai iu përgjigj: Ne evropianët i kemi thënë lamtumirë armëve. E kemi mendjen për të bërë biznes, bërë shtet të fortë dhe ngopur qytetarët me bukë e rroba! Merrni telefon Amerikën, Arvizunë! Ajo merret me trazirat komuniste!

Por Saldhalla mendoi se me zërin e tij mund ta gjunjëzojë patetizmin e Fyle kacafiut, prandaj edhe ulëriu gjatë:

-U zgju diktatori! shqiptar Mbas dy orësh këtu në kët vilë, vjen për vizit Putini, për të bërë dashuri me dashnoren e tij, tetëmbëdhjetëvjecare ukrainase!

Fyle kacafiu për pak sa nuk e hëngri bastunin e Enverit në qafë. Enveri ia veshi me bastun Salës në qafë dhe iu corr!

-Doktorr debil! Harrovë që jam këtu sot? Pastaj Zëri yt më shton të rrahurat e zemrës time delikate! Plac!

Sala u kërrus para pacientit të tij si degë fiku e thyer nga tmerri.

Qetësia që mbizotëroi mbas ndërhyrjes së dhunshme të Enver-zeherit, i bëri mirë Fyle-kacafiut, sepse në ato pesë minuta ai jo vetëm që llogariti me saktësi se sa para kushtonin rrotat e xhipit të gjyqtarëve shqiptarë, por nxorri konkluzionin se nën hijen e diktatorit Hoxha, pjellat e tij respektonin rregullat e dialogut, i cili ishte një ndër kushtet e rëndësishme për raportin e tij vendimtar të njëzet e tre qershorit. Kur Enveri vuri buzën në gaz plasi përsëri poterja.

Tosi, o Tosi, gjithnjë camarrok ke qenë o shejtan! Qysh ma ke Kristaqin , o Edush?

-Mirë, mirë! Ka shkuar të blejë bojë sepse kam ndërmënd të lyej përsëri të gjithë pallatet e Tironës me bojë të kuqe!

-Ho më të lumtë o Edi! Hallall i paska qenë fara Kristaqit!- reagoi Enveri i entuziazmuar. Ai u ngrit në këmbë, kur pa Llirin e Metës të ftojë qytetarët Tiranas me një altopolant të ndanin pak minuta të paharruara me udhëheqësin e lavdishëm.

Iliri fliste me grushtin rrëzë kokës së tij të madhe! -Mbasi ta keni përqafuar ose përkëdhelur duart e bukura Enverit, kaloni këndej nga tavolina ime t’ ju jap numrin e telefonit të personit që do t'ju punësojë fëmijët- porosiste ai cdo qytetar tiranas, përpara se ata të hynin në oborrin e vilës së Enverit, duke klithur au, hapur ose mbyllur gojën shpejt, por edhe qarë e ulërirë nga emocionet therëse.

-Po, po, ai është! I njëjti që ka qenë. I teri Enver Hoxha ynë!- siguronte ai qytetarët të cilët nga mosbesimi rrotulloheshin disa herë përqark karriges ku ishte ulur Enveri, për t’u siguruar se ishe ai në të vërtetë.

Pjesa më e madhe e tyre preferuan t’i përkëdhelin duart dhe bëjnë fotografi me të. Por pati edhe mjaft prej tyre që i kujtuan me grushtin rreze kokes, Enverit veprat e mëdha që ai bëri gjatë qeverisjes së tij, si edhe shkatërrimet e tyre mbas vdekjes së tij.

-Unë nuk kam vdekur more dëpsëzë- iu gërhush ai atyre.

Liliri i Metës me të dëgjuar zërin zemrak të Enverit iu sul me markush me ujë adhuruesve te diktatorit.

-Avash o Lilir se më lage edhe mua!- iu ankua Nexhikriku me zë tragjikomik.

Mbaruan vizitat! Mbaruan- njoftoi Liliri i Metës vargun e qytetarëve.

-Por mos u largoni sepse udhëheqësi ynë i madh do të recitojë poezinë e tij të preferuar, mu këtu përpara jush- tha Liliri i drejtuar jo drejt turmës por Enverit-piperit.

-Po, shokë! Po popull! Do t’ ju recitoj një poezi të vjetër timen që kurrë më parë nuk ua kam lexuar, edhe pse ju e njihni atë, keni ngulitur në kokë.

Turmës iu shua fryma si me magji.

Udhëheqësi u ngrit në këmbë! Sal-dhalla mendoi t’i bënte diktatorit masazh tek këmbët, Tosi-bosi mbante gotën e ujit në dorë në gadishmëri të plotë, Edi-ushka e shihte dorezën e cesmes si një zjarrfikës. Sapo ta merrte etja udhëheqësin legjendar, Nexhushka do t’i jepte shenjën Edushit dhe ky do të hapte cesmen menjëherë, mbushte gotën me ujë. Tosi-bosi do ia servirte në vazhdim ujin diktatorit ndërsa Saldhalla do i treste ilacet e zemrës në gotë.

Biznesmeni Kakadhima rrinte në gadishmëri pranë gjeneratorit të madh që prodhonte elektricitet. Ndërsa Shqipja, si pa e kuptuar po i bënte ajër të freskët Fyle-kacafiut. Ky i fundit e nuhati se ajo po flirtonte me të prandaj edhe i tha: sado e ëmbël që të jeshë me mua, shenjat janë shpresëvrasëse.

Atij iu desh të ulërinte sepse Enveri mbasi vuri gojën në një lartësi egzakte me kokën e mikrofonit filloi të recitonte poezinë e tij të vjetër, LAKAONDI!

-Pinoku Isi! E paska përshtatur goxha poezinë. Paska shtuar pesë strofa. Në fillim po qaka në Paris dhe Madrid prej gjarpërinjve, ndërkohë që gjarpri isha unë, dhe ai i këndonte me zjarr dhe pasion fishkëllimave dhe helmimeve të mia gjeniale.Kur shqiptaret nuk kishin uje te pinin ai derdhte shmapanje ne goten e Elenes, ne mes te Parisit.

Popull!- ulëriu Enveri. Kjo poezi ashtu si edhe shumë poezi e romane të tjerë u shkruan me porosi prej meje! Ato i shkojnë përshtat vetëm bëmave dhe heroizmave të mia, dhe jo atij shkrimtarucit që e shkroi!

 

Ashtu si atëherë... po mjaft, u lodha.

Nga vërtitja juaj po më erren sytë,

nga rropama juaj veshët më gjëmoj

në muze të Londrës në Luvër e Madrid,

 

Në pafshi ndonjë ditë të bëhem copëra,

nga marazi, siç thonë, të plas, t'ia bëj "krak"

jo kujtimet e Trojës, as gjarpërinjtë monstra,

por indiferenca juaj

do të bëhet shkak.

 

Copa copa u bëra unë për ju, për sigurinë tuaj, mirëqënien tuaj, luftën ndaj armiqve dhe jo ky shkrimtaruci që e ushqeva me biskota me qumësht! Trojën komuniste unë e ndërtova me të së bashku, ndërsa mbasi mua ra të fikët , ai na shpallka atë armike! Arrestojeni shkrimtarucin! Direkt! Tani! Më dëgjuat?- iu sul ai Berishës.

Ky i fundit i tha: është kthyer dje nga Parisi! Për pesë minuta e keni këtu, përpara këmbëve tuaja- premtoi Berleshi!

Dhe me të vërtetë, mbas pesë minutash Berlisha u paraqit me shkrimtarin, të cilin e tërhiqte prej veshi. Ky i fundit mbante kokën poshtë dhe përsëristë më zë përgjërues fjalët: do të bëj autokritikë shoku Enver. Ju jam mosmirënjohës! Po, po! Pinok i rrallë!- tha shkrimtari me sytë e drejtuar nga Nexhikriku!

Shqiponja e hutuar dhe dëshpëruar në kulm u ngrit dhe u drejtua drejt stacionit të trenit pa e përshëndetur Fyle-kacafiun. Tre metra përpara se ajo të mbërrinte në stacion pa Arvizunë të fliste me dikë në telefon. Arvizuja ishte skuqur nga stresi dhe nervoziteti.

-President Obama! Më dëgjoni?

-No, no!- ia bëri zëri nga ana tjetër.

Kush është ky idiot që bucët në atë atopolant?- pyeti ai Shqiponjen e vetmuar.

-Shoku Enver! Diktatori shqiptar! Andej nga bota e të vdekurve i kanë dhënë leje te na vizitoje per pak!- i tha Shqiponja me nje ze te trishte.

Arvizu tashme u bind se informacioni që sapo i kishin dhënë agjentët para pak minutash ishte i saktë. Diktatori Enver Hoxha po nxirrte mallin me popullin shqiptar në sheshin Skëndërbej.

-Zoti Obama! Eshtë pothuajse e sigurtë se Presidenti Putin do të bëjë dashuri me vajzën e mitur Ukrahinase në vilën e Enver Hoxhës! Ctë bëjmë?

-Hidheni vilën e atij mizori në erë- urdhëroi Obama.

Arvizu u bind direkt. I dha urdhër shoferit të xhipit të tij të largoheshin menjëherë drejt nje reparti ushtarak, ku Amerika ruante disa top ate medhenj ne rast urgjence.

Atë cast filloi të binte shi. Shqiponja e hodhi shikimin drejt stacionit të trenit, dhe ëndërroi që ai të hapej në 23 qershor. Sepse nëse ndodhte kjo, ajo të pakten nuk do të flintë më në mes të shiut, dëborës ose pikut të vapës, por në hollin e stacionit evropian. Sa për trenin e shumë-ëndërruar? As që mendonte se kur do të vinte për ta marrë. Mund të zgjaste pesë vjet. Por mund të zgjaste edhe dhjetë ose njëzet vjet. Mundësia që ai të mos vinte ishte gjitashtu e hapur!

Kjo do të nvarej nga populli i Shqipes se sa i gatshem ishte ai për ta merituar të udhëtonte me trenin evropian!



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora