E premte, 26.04.2024, 05:19 PM (GMT+1)

Kulturë

Octavian Mihalcea: Ritmet e kërkimit

E marte, 11.02.2014, 07:30 PM


RITMET E KËRKIMIT

Nga Octavian Mihalcea

Në vëllimin Doganier në portat e mallit (Përktheu Baki Ymeri, Editura Amanda Edit, Bukuresht, 2014), Dumitru Tâlvescu propozon hipostazime të shumta neoromantike, përfytyrimi i qenjes së dashur duke luajtur një rol primordial. Kompleksiteti i kësaj, dritë rrëfimtare në jetë, nënvizon me finesë besimin e patundur në funksionin shpëtimtar të dashurisë. Ndërkaq koha dëshmohet si një qasje e pamëshirshme, kështu që shpeshherë e tanishmja na befason me ndryshime, duke menduar me nostalgji për Gjurmët e puthjeve të kahershme. Diversiteti do të konstituojë gjithmonë një tentativë me fytyrat e saja shpeshherë kontradiktore. Valët e ekzistencës mund të jenë, herë zalisëse, herë të qeta e të ekuilibruara, kështusoj duke na prezantuar një spektakël të plotë të atyre që gjallërojnë.

Vargjet e poetit Dumitru Tâlvescu privilegjojnë opcione fluide, gjendje thellësisht të prekura nga „njollat” e pashmangshme të ndjeshmërisë. Sipas autorit: Befasitë e harruara, kohëve të fundit shpeshherë janë të nënvizuara me një qartësi të veçantë. Fillimet e emocioneve identike faniten me gjeste krenare që kundrojnë njëri-tjetrin. Mendimet e mira mbështeten mbi supe e gërsheta, duke na e mveshur zemrën në mesditë. Buzëqeshin lehtë sytë e njerëzve dhe ende ndriçojnë. Konstanta e përmallimit e prek tërë zhvillimin ideatik të vëllimit Observator i harlisur.

I antropomorfizuar, qielli buzëqesh në ritme ëndrrash, duke u ballafaquar me mrekullinë e kuajve të bardhë, që gërshetojnë idealet e mëdha të pafajësisë.  Por kondita e artistit nuk është plotësisht e përmbushur në një botë të prekur nga paqartësitë. Përndryshe, reziku i paplotësimit qëndron gjithmonë pranë. Ja një lojë simbolike tejet aktuale! Po e japim me vargje të shkëputura nga një poemë, në formë fjalie: Derdhen gjendjet e hidhërimit nën shtypje. Era pjek e shpërbën degët si do kamxhikë, siç i pëlqen. Asgjë përrreth nuk hesht, thuajse dimri po rikthehet.

Gradualisht, kromatika bëhet më e dendur, ndërsa nata duket se e kaplon shumicën e toneve të përafërta lirike. Zgjidhja gërshetohet me trishtimin në një peisazh të terratisur që i aplikohet realitetit. Heshtja shoqëron misterin e revelacioneve aq shumë të pritura, mbi një sfond që gjendet gjithmonë nën spektrin e zjarrit plot kuptim. Botët e shkuara invadojnë periodikisht aktualitetin, magji eterike e kapshme vetëm nga ata që janë të ndjeshëm ndaj erëtimave të hidhura të universit vetjak. Janë të vizuara traseja onirike shtypëse: “Mjegull është, ta presish me sakicë,/ Apo me sopatën për drurë,/ Mbi dëborë bën shenjë,/ Mendimi i degdisur, pa një cak,/ Si një arushë, kureshtare dhe e ashpër,/ Dhe bien mendimi në humnerën e tij/ Me mendimet e tjera, si në mbarim./ Në shpirt iluzionet tentojnë të të dëbojnë/ Madje dhe duan të mugullojnë.” (Iluzion dimri)

Çapëlimet e dimërimit mbajnë shpresën e do pelegrinimeve me substratin e drejtuar kah esencat. Por deri atëherë, uni poetik rrëshqet ndërmjet dritës dhe hijes, mbi rrugë të pasigurta, dukshmërisht pa qëllim të caktuar. Pluraliteti i iluzioneve inkuadrohet në qarkun e mbushur me kuptime të shumta të themelimit, duke e shpjeguar, disi në mënyrë paradoksale, përvetësimin e gjendjes së ekuilibrit. Sipas autorit, dritat e gjata shtrijnë vetullat mes të huajve. Të mvrenjtur ata heshtin, së bashku me hijet e gjembat, të rëxuara në rrugë e të përplasura në harresë, para se të degdisen. Qenje e kulluar apo e ligë, vetëm era bredh e than lumenjtë rrugëve të paprekura. Edhe ato kalojnë në harresë, si do ngushtica të thara nga valët e jetës. Përfytyrimi arketipal i kuajve të bardhë, vegon inkursionet e harlisura ndërmjet ëndrrave të poetit Dumitru Tâlvescu.



(Vota: 9 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora