E diele, 28.04.2024, 09:08 AM (GMT+1)

Kulturë

Sadik Bicaj: Libër që afron Durrësin me Istogun

E shtune, 08.02.2014, 06:32 PM


Koment libri

LIBËR QË AFRON SHËNAVLASHIN E DURRËSIT ME ISTOGUN E KOSOVËS

Monografi: “Një shekull në udhën e dijes”. autor Bajram Gashi.

Nga Sadik Bicaj

Libri monografik ‘‘Një shekull në udhën e dijes”, (historiku i shkollës ‘‘Besnik Hidri”), të autorit Bajram Gashi, është një dhuratë e madhe për të gjithë ata që punuan dhe që dolën nga kjo vatër e diturisë, por edhe për të gjithë atë që kontribuan plot një shekull në udhën e përhapjes së arsimit dhe edukimit të brezave të tërë, ku përfshihen edhe mësues nga Istogu ynë i Kosovës. Libri njëkohësisht është ndihmesë edhe për vetë nxënësit, prindërit dhe komunitetin e Shënavlashit dhe të Durrësit me rrethina.

Struktura ndërtimore e këtij libri, për mundësi krijimi dhe studimi, është ndarë në 23 kapituj, ndërsa secili prej tyre, paraqet një histori në vetvete, duke filluar kështu nga dita e parë e hapjes të shkollës shqipe në Shënavlash dhe deri në ditët e sotme. Teksa arsimi shqip në këtë fshat, falë mësimdhënësve të vyer dhe mundësisë së shtetit, por edhe përkrahjes së fuqishme nga populli në përgjithësi, ka arritur një shkallë të lartë cilësie.

Libri fillon me dhënien e një vështrimi të përgjithshëm për prejardhjen e fshatit Shënavlash, pozita gjeografike, fillimin e popullimit të fshatit, duke i lënë njëkohësisht hapsirë edhe sistemimit të qindra familjeve kosovare të shpërngulura gjatë luftës në vitin 1998-1999, të cilat u vendosën në rrethin e Durrsit, apo edhe në vende të ndryshme të Shqipërisë.

Autori i kësaj monografie, Bajram Gashi, një intelektual dhe njeri i penës, duke qënë edhe vetë me prejardhje nga Kosova, na jep edhe shumë emra të kosovarëve, të cilët janë shkolluar në Shqipëri, e mëpastaj janë kthyer në Kosovë për përhapjen e arsimit shqip, zhdukjes së anaflabetismit në përgjithsi dhe për të realizuar ëndrrën e tyre, për liri dhe parvasi të Kosovës, e cila pas gati një shekull nën sundim, mësëfundi u bë realitet në fillim të shekullit XXI.

Duke filluar për këtë mision, autori flet me kranari, krahas shumë patriotëve të tjerë, edhe për dy heronj kosovar, Bajram Salihi (Gashi) dhe Haki Taha. I pari ishte mësues dhe atdhetar i flakte, lindur ne fshatin Uçe të komunës Istog më 15 janar 1915, ndërsa i dyti ishte nga Gjakova, po ashtu mësues dhe patriot në Lëvizjen kombëtare shqiptare.

Autori i këtij libri, kapituj të veçantë i kushton arsimit shqip në kohën pas shpalljes së pavarsisë së shtetit shqiptar, më pas arsimi në kohën e pushtimit Austro–Hungarez, duke vazhduar me shkollimin në kohën e Mbretit Zog. Ai duke komunikuar në kohet dhe me njerëzit e dijes, të artit e të shkences, për përhapjen e rrezeve të dritës, na jep një mozaik të pasur të ngjarjeve dhe krahas tyre, jep edhe të dhënat biografike të atyre që u safrikuan shumë në misjonion e tyre të shenjtë: arsimin e brezave të rinj.

Gashi, në vazhdim, komenton zhvillimin e arsimit në shenavlash, gjatë luftës Antifashiste dhe pas saj, duke i dhënë një vend të posaçëm temës: “Shkolla gjatë viteve 1950-1960’’, ndërsa për të rrumbullakuar idenë e tij, flet edhe për sfidat me të cilat janë ballafaquar mësuesit e asaj kohe së bashku me nxënësit dhe prindërit e tyre. Lirisht mund të thuhet se: “As këtij kapitulli nuk i mungojnë faktet’’, përkundrazi ai këtë e deshmon edhe me portretizimin e atyre që kanë punuar në shkollën e Shënavlashit, si: Ramadan Kalaci, Vera Luka (Kalaci), Dhimitraq Goga, Qazim Kuqashi, Feride Kuqashi, Agim Dermani, Faik Nishani, ..etj.

Ai me kënaqësi të veçantë shkruan edhe për “Mësuesit e parë të fshatit”, me të cilët krenohet, sepse edhe vetë i takon një plejade të tillë. Idriz Gashi, Marije Fiku, Halil Hasa, Jallduze Braho, Hazir Shala, Medi Bala, etj. Ata janë ndër mësuesit e merituar të këtij fshati, që krahas mësimit të rregullt me nxënësit në shkollë, zhvilluan edhe kurse kundër analfabetizmit. Një dukuri kjo që, kishte përfshirë gjithë Shqipërinë e pas luftës Antifashiste.

“Arsimi gjatë viteve 1960-1970”, “Shkolla në ngjarjet e vitit 1967”, “Veprimtaria arsimore”, “Mësuesit gjatë viteve 1970-2010”,.. etj,  janë disa nga kapitujt e tjerë të këtij libri monografik, që janë trajtuar dhe realizuar mirë nga autori. Duhet pranuar, se për të pasqyruar ngjarjet që kanë rrjedhur për ngritjen e arsimit shqip në shkollën e Shenavlashit, Gashi ka ofruar edhe dëshmi të shumta dhe fotografi të kohës, duke i dhënë kështu librit ngjyrë të plotë dokumentare historike. Ai, për të argumentuar këtë që thamë, nuk harron të sjellë edhe shumë emra, që kanë kontribuar në realizimin e aspiratave të popullit për kultivimin e edukimit dhe arsimimit të brezave të ndryshëm, si: Naim Hoxha, Loni Tiço, Pandeli Caku, Aishe Begteshi, Luan Zenelhoxha, Fiqiri Resuli, Ali Neki Puka, Skënder Shahu (Fama), Hysen Lila, Nikoll Duka, Osman Xhumra, Lirim Harka, Agim Berisha, etj.

Duke mos u mbetur borxh, Gashi në këtë libër, një kapitull të veçantë ua kushton edhe mësuesve që punuan gjatë viteve 1990-2010, ndërsa për mësuesit e tillë, sjell edhe të dhëna biografike, por edhe fotografi të mjaftueshme për t`i ilustruar të dhënat e tilla. Pra, ai në këtë kapitull flet për mësuesit: Zia Hyka, Muharrem Dulli, Nurie Mara (Keta), Vangjeli Pupi, Xhavit Dashi, Besnik Mici, Musa Fetahu, Skënder Kita, Fadil Marika, Dafina Prifti, Hysni Mara, Beqir Bajramaj, Kumrie Kamberi, etj.

Ky libër monografik, “Një shekull në udhën e dijes”, i punuar me mjaft përkushtim nga autori, mbyllet me kapitujt: “Shkolla e viteve 1980-1990”, “Shkolla e viteve të demokracisë”, “Shkolla e viteve të trazirave”, “Lufta në Kosovë dhe mikpritja” dhe me një reportazh, që bën fjalë mbi lidhjen e shkollës së Shënavlashit me shkollën “Hysni Zajmi” në Vrellë të Istogut, Kosovë, si dhe me ndërtimin e shkollës se re në Shënavlash, me ç`rast krijohen kushte solide për punë edhe për nxënësit dhe mësimdhënësit e kësaj shkolle. Nëpërmes faqeve të këtij libri, është shndëritur rruga një shekullore në arsimimin dhe edukimin e brezave, që nga hapja e shkollës në Shënavlash dhe deri në ditet e sotme.

Marr guximin, që me rastin e këtij libri, të përgëzoj autorin Bajram Gashi, për punën e palodhëshme dhe të guximshme që ka bërë, por edhe të gjithë ata që kanë kontribuar në këtë rrugë shekullore, që nuk ishte aspak e lehte, sidomos në vitet e para të fillimit të përhapjes së dritës së diturisë, ndërsa më vonë edhe në ngritjen e cilësisë në mësim.

Urime edhe për libra të tjerë!

Sadik Bicaj

Publicist dhe Drejtor i shkollës “Hysni Zajmi”. Vrellë

Komuna Istog

Kosovë

Durrës: Nëntor 2013.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora