Kulturë
Xhevahir Cirongu: Kënga e lotit
E premte, 07.02.2014, 06:53 PM
Xhevahir Cirongu
Kënga e lotit
(Këtë poezi ia kushtoj mbretëreshës së këngës shqiptare, Artistes së Popullit Vaçe Zela)
Lotët e shkurtit u dërdhën mbi arkivol
dhe yjet zbritën nga qielli
duke e përqafuar.
Në heshtje mes lotëve
dëgjohej zëri i saj që këndonte
valsin e këngës.
Heshtje, heshtje, heshtje!
Vetëm tingujt e kitarës dëgjoheshin.
Pranë arkivolit të Vaçes
Shqiponja kishte hapur krahët për të fluturuar.
Në sytë e saj lexova fjalën - Atdhe!
Dhe plisi i dheut shkroi me gërma të arta Vaçe!
Pastaj, këndoi valsin e këngës të Vaçes.
E dëgjoj mbretëresha e këngës shqiptare
Së bashku me yjet në qiell ndaloi mbi re,
Atje me yjet
Në përjetësi do këndojë këngët e atdheut.
Edhe unë këndova për Vaçen
Mbi arkivol këngën e lotit.
Durrës,
06 Shkurt 2014.