Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Xhevahir Cirongu: Kënga e lotit

| E premte, 07.02.2014, 07:53 PM |


Xhevahir Cirongu

Kënga e lotit

(Këtë poezi ia kushtoj mbretëreshës së këngës  shqiptare, Artistes së Popullit Vaçe Zela)

 

Lotët e shkurtit u dërdhën mbi arkivol

dhe yjet zbritën nga qielli

duke e përqafuar.

Në heshtje mes lotëve

dëgjohej zëri i saj që këndonte

valsin e këngës.

Heshtje, heshtje, heshtje!

Vetëm tingujt e kitarës dëgjoheshin.

Pranë arkivolit të Vaçes

Shqiponja kishte hapur krahët për të fluturuar.

Në sytë e saj lexova fjalën - Atdhe!

Dhe plisi i dheut shkroi me gërma të arta Vaçe!

Pastaj, këndoi valsin e këngës të Vaçes.

E dëgjoj mbretëresha e këngës shqiptare

Së bashku me yjet në qiell ndaloi mbi re,

Atje me yjet

Në përjetësi do këndojë këngët e atdheut.

Edhe unë  këndova për Vaçen

Mbi arkivol këngën e lotit.


Durrës,

06 Shkurt 2014.