Kulturë
Hyqmet Hasko: Kur përjetimi vetjak mplekset
E premte, 07.02.2014, 08:32 PM
Kur përjetimi vetjak mplekset me
faktet e historisë dhe përditshmërisë
Shqyrtime duke lexuar veprën publicistike dhe letrare të Dhimitër Shtëmbarit
Nga Hyqmet HASKO
Mënyra se
si një gazetar a shkrimtar depërton në labirinthet e kohës së tij, mjetet që
përdor, gjuha, stili dhe strukturat publicistike dhe estetike që vë në lëvizje
e veprim janë pjesë e koncepteve të tij për gazetarinë, artin dhe jetën, pjesë
e kredos dhe performancës krijuese. Në këtë kuptim, çdo tentativë për ta
kanalizuar këtë krijimtari në hullinj dhe drejtime të caktuara është e mangut,
përveç rastit kur kjo analizë
Kjo qasje po më projektohej në kokë teksa kisha kaluar për së dyti herë librat e publicistit dhe shkrimtarit Dhimitër Shtëmbari, një krijues ky me origjinë nga Lushnja dhe që ka një fytyrë krejt të tijën, përgjatë një akti kriujes origjinal, me mjete të veta, që nga gjuha deri tek stili i rrëfimit.
Shkrimet e Dhimitrit para se t’i shoh një pjesë prej tyre të përmbledhura në tuituj librash, i kam parë gjatë një periudhe të gjatë kohore prej më shumë se dyzet vitesh në faqet e shtypit të përditshëm, në kohën e monizmit në ato pak tituj gazetash që dilnin në qarkullim dhe ku emir i tij ishte thuajse gjithmonë i pranishëm, por dhe tani, në kohën e demokracisë, kur vëzhgimet, mbresat, reflektimet dhe opinionet e tij janë bërë pjesë e mesazheve që i përcillen një publiku të gjërë nga ajka e gazetarëve dhe opinionbërsve të këtij vendi. Kjo është pjesa më e rëndësishme e krijimtarisë së tij, publicistika, ku kontributi i Shtëmbarit në kohë është padyshim mbresëlënës.
Në këto shkrime, të llojeve nga më të ndryshmet gazetareske, ku përfshihen të gjitha llojet publicistike, rreh pulsi i një gazetari aktiv dhe me kurajë, që zbulon me kamerën e tij vëzhguese plagët e kohës dhe të bashkëkohësve dhe jep prognozat për një shëndet të mirë të trupit dhe shpirtit të inidividit shqiptar dhe të krejt shoqërisë shqiptare.
Dhimitër Shtëmbari lindi më 24 shtator të vitit 1945, në fshatin Pirrë të rrethit të Lushnjës, në gjirin e një familjeje të njohur atdhetare. Në vitin 1967 mbaroi Fakultetin e Gjuhë-Letërsisë të Universitetit Shtetëror të Tiranës. Viteve 1967-1970 ka qenë nëndrejtor i shkollës së Mesme të Bashkuar të Gorresë, të rrethit të Lushnjës; ndërsa viteve 1970-1972 ka qenë drejtor i shkollës 8-vjeçare të Kosovës së Vogël, të po këtij rrethi.
Duke filluar nga korriku i vitit 1972 e deri në korrikun e vitit 1987 ka qenë redaktor në gazetën "Shkëndija" të rrethit të Lushnjës, ndërsa nga kjo kohë e deri në korrik të vitit 1991 redaktor në gazetën "Tirana" të rrethit të Tiranës. Gjatë këtyre viteve i janë akorduar tri dekorata nga ish-Presidiumi i Kuvendit Popullor.
Gjatë
vitit 1991, ka qenë themelues dhe kryeredaktor i gazetës "
Duke filluar nga viti 1993 e deri më sot ka qenë sekretar kolegjumi dhe, më pas e deri më sot, z/kryeredaktor i gazetës "Kushtrim brezash", botim i Organizatës së Veteranëve të LANÇ-it. Që nga viti 2001 është edhe kryeredaktor i gazetës së përmuajshme "Peza", organ i Shoqatës Patriotike Kulturore "Myslym Peza". Ëshhtë autor i qindra e qindra shkrimeve në shtypin epërditshëm shqiptar në një periudhë prej më shumë se katër dekadash, autor i disa librave publicistikë, publicistiko-letra, shënime udhëtimi, tregime etj.
Ndërkohë është redaktor i mbi 80 romaneve, vëllimeve me tregime e me poezi, librave historikë etj.
Në librin publicistik “Qyteteve të përgjakura”, -shënime udhëtimi- (Tiranë 2005) Shtëmbari përcjell përshtypjet e tij gjatë një udhëtimi në dukje turistik, por që në thelb është meditativo-historiko-filozofik, ku në bazë të rrëfimit është fakti i gjallë, historia dhe përditshmëria e botës shqiptare në Kosovë dhe në Republikën e Maqedonisë. Mpleksen në këtë libër informacioni historik e gjeografik, mbresat dhe përjetimet personale, kujtesat e të gjallëve dhe të vdekurve, shkruar e gjitha me një gjuhë të gjallë, disi poetike dhe mjaft të zhdërvjellët në mënyrën e të dhënit të fakteve dhe interpretimit të tyre.
Kohët historike dhe përditshmëria shkrihen në këtë libër të Shtëmbarit, që është një përcjellje dehëse e sharmit atdhetar të botës shqiptare, ku midis atyre qindra emrave të politikës, ekonomisë, shkencës, mendimit filozofik të shqiptarisë, spikat ideja e nevojës së një ridimensionimi jo vetëm të hapësirave gjeo-historike të këtyre trevave tona kombëtare, por dhe atyre shpirtërore, si pjesë të një kombi të ndarë padrejtësisht nga kohët e këqija për ne shqiptarët, por që në rrethanat e reja të kohës globale lypset të rivlerësohen, së pari e mbi të gjitha nga vetë shqiptarët. Këto personazhe janë mbartës të kauzës së lirisë dhe qytetërimit, shqiptarë të denjë për të mbajtur në supe kohën e tyre, sipas modelit të projektuar nga atdhetaria jonë historike, por dhe nga erërat e reja që fryjnë në këtë epokë të globalizmit.
Libri i dytë i Dhimitër Shtëmbarit titullohet “Shkëndija prej një zjari të shuar” dhe i kushtohet jetës dhe veprimtarisë prej mërgimtari të Andon Kotes në Lauderdale të Floridës në SHBA, jetë e mbushur me veprimtari të spikatur atdhetare, e kondensuar dhe e pasqyruar në një krijimtari të gjërë e të larmishme letraro-artistike.
E veçanta e kësaj figure që bën objekt shqyrtimi publicistiko-letrar Shtëmbari është përkushtimi ndaj botës së shkrimeve, lufta e një idealisti, ish partizani, ish publicisti profesionist, që shkroi shkrime e reportazhe brilantë që nga malet e fushat e vendit të tij e deri tek zonat e thella të Kinës, Koresë e Vietnamit, me një penë të mprehtë, të gjallë e dinamike që nuk pushoi kurrë, derisa mbylli sytë në dhe të huaj, në Kontinetin e Ri të Lirisë, pranë djalit të tij të vetëm, që jeton e punon në SHBA. Jeta dhe vepra e ish kolonelit Kote jepet në planin ushtarak, publicistik e sidomos në atë letrar ku ai dha një ndihmesë të madhe në gjirin e mërgatës së re shqiptare në diasporë, me tituj librash mbresëlënës që e pasuruan fondin e artë të letrave tona kombëtare ndër shqiptarët jashtë mëmëdheut, në diasporë. Kjo figurë emblematike jepet në penën e mprehtë të Dhimitër Shtëmbarit si e
gjallë, një portret njerëzor, publicistik, letrar, I vështruar në shumë plane, me përshkrime të sakta të veprimatrisë së tij, me detaje të holla e të gjetura.
Përmbledhja me tregime “Plagë të kohës sonë” është një kontribut i Shtëmbarit në fushën e prozës së shkurtër, ku puna e gjatë si gazetar, talenti dhe përkushtimi në fushën e shkrimeve i ka dhënë dorë për të sjellë në penën e tij rrëfime që të mbeten në kujtesë për një kohë të gjatë.
Nga vetë titulli autori priret në rrëfimet e tij të zbulojë skutat ku fle dhimbja, trishtimi, pamundësia, atje ku flenë “plagët” që i shkaktojnë njeriut shqiptar dhe shoqërisë sonë jo vetëm dhimbje fizike, por mbi të gjitha dhimbje shpirtërore, trauma individuale e kolektive.
Fabulat e tregimeve të Shtëmbarit janë tepër interesante, siç janë interesante zhvillimet e rrëfimeve, por ende më interesante dhe mbresëlënëse janë përfundimet e papritura, shpesh të befta, të këtyre krijimeve. Shkrimtari e kapërcen cakun e vëzhgimit gazetaresk, nuk fotografon, por krijon realitete befasuese, por që janë aq afër realitetit tonë të përditshëm, japin e marrin me këtë realitet tone dhe ngjyra, ritme dhe tinguj, hapësira melodishë dhe ritmesh të trishtë, duke u shkrirë tek njëra tjetra në mënyrë të natyrshme.
Me një stil të zhdërvjellët, plot kolorit gjuhësor, me figura të gjalla dhe detaje të holla, prozatori vizaton portrete protagonistësh, tablo emocionale të realitetit shumëngjyrësh që bën objekt të shqyrtimit të tij narrativ. Pena e hollë e Shtëmbarit zhbiron në skutat më të errëta të shoqërisë, iu jep udhë e drejtim dilemave të karaktereve në çaste kthesash jetësore, duke evidentuar pasurinë shpirtëore dhe rezistencën e shpirtërave të lirë, të panështruar nga e keqja, mbi të cilën dalin triumfues.
Psikoanaliza e fakteve, detajeve, gjendjeve të trajtuara me aq realzëm, por dhe me tone të ngrohtë lirikë, kapërcimi i çdo kornize trajtimi bardhë e zi të situatave narrative, të gjitha këto e cilësi të tjera të procedimit estetik të Shtëmbarit, i bëjnë tregimet e tij aq të gjalla dhe komunikuese në vetëdijen e lexuesit të çdo moshe.
E veçanta e produktit artistik, që prodhon ky shkrimtar në labaratorin e tij krijues, është analiza e imët, tekstore e nëntekstore, e drejtpërdrejtë dhe poetike, e përvojave, mbresave, përjetimev, kujtesave dhe fakteve që përbëjnë autencitetin e jetës së bashkëkohësve dhe të tij dhe bashkëkohësisë.
Duke i përmbyllur këto shënime, që kurrësesi nuk jenë të plota për një autor të tillë, mund të themi se të lodroshë në faqet e librave të Shtëmbarit, në botën e shkrimeve të tij, në analizat, refleksionet, esetë, studimet kulturologjike, tregimet, në thelb, është një ballafaqim me kohën dhe hapësirën e shpirtit estetik shqiptar, me ato gjurmë në kohë, me të cilat vetëidentifikohen krijuesit më të mirë të letrave tona kombëtare.