E diele, 28.04.2024, 06:19 PM (GMT+1)

Kulturë

Rudi Berisha: Sfidat e jetës në rrafshin e artit

E shtune, 08.02.2014, 05:18 PM


Klubi Letrar ‘’ Zahir Pajaziti ‘’, Podujevë

Sot më 12 nëntor 2013 doli nga shtypi libri i tretë i Sheremet Ajazit / Eronita Rexhepit. Botues ishte Klubi Letrar '' Zahir Pajaziti '', Podujevë- Prishtinë.

Redaktor : Rudi Berisha, recensent Hasije Selishta, lektor : Ahmet Pllana, korrektore : Aurora Velaj.

Sfidat e jetës në rrafshin e artit

Fjala e redaktorit ‘’ Rudi Berisha

Pas rrugës së Sheremet Ajazit, duke lënë gjurmët e mësuesit e të dijes dhe ndriçimit, para lexuesve na sjelli romanin me titull “Kujtime për Arif Shalën”, ku pasqyrohet e vërteta e kohës dhe rrugë-drita e mësuesit të kombit shqiptar, pishtarit, Arif Shala.

Pas dritës së këtij romani Sheremet Ajazi erdhi edhe me librin e dytë, por kësaj radhe me poezi të pagëzuar “Kush na e vrau shpirtin”, ku e kishte bashkautorë poeten e re dhe shumë premtuese, Eronita Rexhepin. Në këtë vëllim poetik, tek lexuesit sjell shumë argumente të qarta për rrugën që ka ndjekur kombi dhe për drejtimin që duhet të ec populli deri tek ri-bashkimi kombëtar, deri tek një shtet i pagëzuar qysh para shumë shekujve, Shqipëri.

Tani në duart tona e kemi edhe librin e tretë të Sheremet Ajazit, me poezi, të titulluar “Sfidat e jetës”, por edhe kësaj radhe në bashkautorësi me Eronita Rexhepin. Në këtë vëllim poetik poezitë fillojnë me ngjarjet historike të kohës, me luftërat çlirimtare, të cilat rëndomë fillojnë në vendin më të përgjakshëm gjatë disa shekujve, por edhe në shekullin e fundit të 21-të dhe në tokën ku edhe fillon të shkruhet historia.

Autori Ajazi shkruan se u përgjak ky dhe i bardhë, u vulos fitorja, në këtë dhe, të kësaj pjese të Shqipërisë në poezinë e pagëzuar “Toka e Drenicës”. Sheremet Ajazi dhe Eronita Rexhepi po aq bukur i këndojnë festës së 100 Vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, nëntorit të vitit 1912, ku u ngrit flamuri në Vlorë.

Kjo përmbledhje poetike e këtyre dy autorëve lidhet shumë bukur, shtrihet në bërthamën historike në vargje poetike edhe tek poezia tjetër me titull “Verrat e Llukës”. Gjithashtu në një poezi i këndohet edhe “Prekazit legjendar”. Këta dy autorë vazhdimisht në vargjet e tyre shprehin sfidat e jetës përmes artit dhe këndojnë me gjuhën e vlerave artistike, me atdhedashurinë për tokën Arbëri, për motrën Çamëri, për tokat e ndara dhe të copëtuara, si për Medvegjën, Preshevën, Bujanocin dhe për të gjitha trojet tjera shqiptare.

Në këtë libër me poezi gjeni vargje për vendin në të cilin u bë gjenocidi më i madh që ka njohur Ballkani, vendi Reçak dhe autorët nuk harrojnë miqtë siç ishte Ëiliam Ëoker ishte fjala e vërtetë, ishte njeriu dashamirës për zbardhjen e gjenocidit që po kryente ushtria vrastare çetnike mbi civilët e pafajshëm shqiptarë në Kosovë gjatë vitit 1998-99.

Në vargje gjeni edhe kontributin e dhënë nga SHBA-të me në krye mikun e madh të popullit shqiptar Bill Klintonin. Ndërkaq, për intervenimin e NATO-s, autorët lëshojnë një zë për ta zgjuar Evropën nga gjumi dhe për t’i treguar se populli shqiptarë donë të bashkohet me të gjitha tokat shqiptare në një Shqipëri.

Autorët nuk harruan as luftëtarin e shpatës Skënderbeun, gjeneralin Isa Boletitni, dijetarin e pa zëvendësuar për çështjen kombëtare, siç ishte Hasan Prishtina, mësuesi Arif Shala, dijetari dhe filozofi politik Ukshin Hoti, ku ende nuk dihet për fatin e tij. Sheremet Ajazi dhe Eronita Rexhepi përmes vargjeve të tyre sjellin edhe luftëtarë, legjendarë, siç ishte Adem Jashari, si dhe dëshmori, polic i Kosovës, që ra duke mbrojtur tokën shqiptare në Mitrovicë, Enver Zymberaj.

Në telat e sharkisë këndohen edhe vargjet e autorëve, të cilët shkruajnë me gjuhën e poezisë, në këtë rast edhe për demonstratat e 81-shit, për mjerimin e ndarjes, për luftën e Kosovës së vitit 1999, studentëve, vendlindjes, që malli u digjte shpirtin, si dhe vet autorit Sheremet Ajazit, meqenëse ai ka vite që jeton në mërgim dhe i shkruan vendlindjes së dytë, të pa atdhe, Kanadasë. Në vargje i shkruhet dhe i kushtohet si shenjë respekti dhe jo harrese, tanimë edhe poetit tonë të ndjerë të letërsisë, Ali Podrimjes.

Këta dy autorë në vargjet e tyre në mënyrë shumë të spikatur dhe të dashur, shfaqin edhe bukuritë e Kosovës, siç janë: Ujëvarat e Mirushës, Bjeshkët e Rugovës, Shpella e Gadimes, Bjeshkët e Sharrit, Bukuritë e Shalës së Bajgores, e po ashtu edhe pasurisë dhe gjigantit më të madh që ka Kosova, Trepçës.

Meqenëse Eronita Rexhepi ende është e re në moshë, ndërsa Sheremet Ajazi ka respekt dhe dashuri shumë të madhe për fëmijë, në këtë përmbledhje poetike, nuk mungojnë as poezitë për fëmijë ku fillon me poezinë: Viti i Ri 2013, Vatra ime, Festat e fundvitit, Unë dhe gjyshi, Të lutem më kupto dhe poezia që i kushtohet mësueses.

Dhe e gjithë kjo përmbledhje që ka pesë cikle, përfundon me ciklin kushtuar dashurisë. Dashuria në vargje është një hyjneshë e bukur melankolike, po ashtu si vetë Alisa, kur Artanës i kërkohet edhe vetë pritja e një ëndrre të bukur të mollëkuqes së mbështjell me ëmbëlsirën e jetës dhe etjes së dashurisë.

U uroj shëndet dhe suksese këtyre dy autorëve edhe në të ardhmen!



(Vota: 3 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora