Kulturë
Ermira Babamusta: Bujar Qamili, ikona e muzikës
E hene, 10.02.2014, 06:45 PM
Bujar Qamili, ikona e muzikës popullore
Nga Ermira Babamusta
Qyteti i Shkodrës është një qendër mjaft e rëndësishme kulturore dhe muzikore e Shqipërisë, e cila paraqet ndër shekuj lashtësinë e traditave artistike shqiptare, me folkorin muzikor, këngëtarët, valltarët, instrumentet dhe veshjet tradicionale. Artisti i madh Bujar Qamili “Mjeshtri i Madh i Artit” nëpërmjet krijimtarisë së tij artistike ka pasuruar më tej artin shqiptar, në veçanti folklorin muzikor me këngë popullore. Mjeshtri i madh i la gjurmët e tij në potpurinë shkodrane, muzikën e Shqipërisë të mesme, të jugut si dhe të trevave të tjera, duke përcjellur para popullit dhe botës vlerat e bukura të muzikës popullore.
Figura e shquar e muzikës popullore shqiptare, Bujar Qamili ka marrë pjesë si figurë kryesore në festivale folklorike lokale dhe kombëtare. Në vitin 1974 Bujar Qamili për herë të parë u ngrit në skenë para publikut shqiptar në koncertin e fëmijëve në Shkodër. Veprimtarinë e tij e vazhdoi në koncerte rinore në Shkodër dhe festivale të ndryshme. Deri më sot ka kënduar muzikën e bukur popollore shqiptare në vendlindje dhe në shumë vende të botës.
Gjatë karrierës së tij të larmishme Bujar Qamili mbetet për të gjithë shqiptarët ikona më e dashur e muzikës popullore, i cili është vlerësuar me disa çmime si: “Këngëtar i Urdhërit, Naim Frashëri i Artë”, “Mjeshtri i Madh” nga presidenti i Republikës së Shqipërsië, çmim të parë në festivalet me emër si Festivali i Këngës Shkodrane, Maratona e Këngës Popullore Shqiptare, Festivali Mbarëkombëtar i Këngës Popullore Shqiptare në Elbasan, çmimin e publikut në Folk Univers, fitues i Diskut të Artë të Këngës Popullore Shiqptare, etj.
Shqipëria krenohet me veprat e pakrahasueshme dhe interpretimet e përsosura të të madhit Bujar Qamili si pjesë e kulturës dhe identitetit kombëtar shqiptar. Melodia e bukur shkodrane dhe veprimtaria krijuese e Bujar Qamilit do mbeten gjithmonë në kujtesën e qytetarëve shkodran dhe popullit shqiptar. Për Europën dhe botën muzika popullore shqiptare dhe traditat artistike të saj mbeten një pasuri e çmuar etnologjike, që hedh dritë mbi gjurmët e lashtësisë.
Intervistë me Mjeshtrin e Madh të Artit, Bujar Qamili
Bisedoi: Ermira Babamusta
Kënga shkodrane është një mjeshtëri popullore që pasqyron qytetërimin, traditat dhe artin e popullit shkodran. Cilat kanë qenë disa nga zhvillimet më të rëndësishme që kanë pasuruar folklorin muzikor?
Bujar Qamili: Kënga popullore shkodrane është një thesar tepër i çmuar jo vetem për Shkodrën po për gjithë Shqipërinë. Është më se e vërtetë që populli shkodran bashkëjeton me kangën. Fëmija i porsalindur nuk qan por këndon.
Faktikisht ka kohë
që në qytetin e Shkodrës nuk bahet asnjë festival ose koncert me kangë
popullore shkodrane dhe për këtë
Si mendoni se ka ndryshuar muzika shkodrane ndër vite?
Bujar Qamili: Megjithatë është populli ai që nuk e harron këtë perlë. Po me tranzicion që kemi kalu edhe mund të ketë mbet pak mbrapa por jemi ne këngëtarët popullor që kemi dal nga një brez shum i dashur i kësaj kënge si Bik Ndoja, Shyqyri Alushi, Naile Hoxha, Xhevdet Hafizi, Ibrahim Tukici, etj etj që i kemi qëndru besnik kësaj kënge dhe amanetin e të parëve tanë do qojmë deri sa të kemi frymë dhe za.
Keni në zemër potpuri shkodrane, këngë të Muzikës së Mesme dhe të Kosovës. Si mund ta përshkruani traditën artistike shqiptare?
Bujar Qamili: Ajo që më bën të ndjehem shumë mirë dhe rehat ështe kënga e bukur shkodrane po duke pas parasysh se Zoti më ka dhanë dhuratë zërin. Unë kam kënduar edhe trevave të ndryshme si Shqipëria e Mesme dhe ato të Kosovës pa lënë jashtë repertorit tim edhe këngën e jugut.
Kohët e fundit kam pas bashkëpunim me këngëtarë kosovar tepër të suksesshëm si Shkelzen Jetishi me një duet ku tek Zhurma Shov fituam qmimin e parë. E vaqanta e kësaj kënge ishte se tre ponentetë të kangës ishin shkodran, si autori i tekstit Ramazan Qeka, kompozitori Zaim Merkulaj dhe orkestruesi Rolan Guli.
Kena një traditë të shkëlqyer ku ansablet tona e kanë treguar vedin para botës se ne jemi dikushi.
Muzika ka qenë pjesë e pandarë e jetës tuaj. Që nga prezantimi i parë në skenë në vitin 1974, në koncerte rinore si dhe në festivalet e mirënjohura në Shkodër, Elbasan etj, keni shfaqur talentin në muzikën popullore. Cili interpretim ose festival ju ka lënë më shumë mbresa në Shqipëri?
Bujar Qamili:
Mbresat më të forta i kam pas kur kam konkuruar gjithmonë për kangën popullore dhe gjithmonë në festivale. Koncerti që më ka lënë përshtypje ishte ky i fundit në prill 2013 recital në Pallatin e Kongreseve me 2500 spektator. Jashtë vendit ku kam shku si në Sh.B.A., në Nju Jork Nju Xhersi, Detroit, Cikago, Filadelfia, Boston, Las Vegas, Florida, Ohio, Dallas si dhe në Australi në Melborn Sidnej, Adelajde, Brizban, Pertha, Kambera si dhe në Angli, Itali, Gjermani, Luksemburg, Belgjikë, Francë, Danimarkë, Kroaci, si dhe në Ulqin, Maqedoni dhe në të gjithë Kosovën jam pritur si një këngëtar me vlera shqiptare.
Më të preferuarat janë të gjithë sidomos ato shkodrane por ka fillim dhe nuk ka fund.
Cili është projekti juaj i fundit që po merreni aktualisht?
Bujar Qamili:
Me cilin produksion po bashkëpunoni?
Bujar Qamili: Me të gjitha produksionet kam bashkëpunim të mirë qofshi ata të Shqipërisë ose të Kosovës, të cilet i falenderoj për kujdesin që tregojnë për mu.
Cilat kanë qenë aktivitet tuaja kryesore të muzikës për 2013?
Bujar Qamili: Aktiviteti më i rëndësishën i imi ka qenë në vitin 2013 ku në Pallatin e Kongreseve unë së bashku me të ftuarit e mi si nga Shkodra, Tirana, Kosova e Vlora, një trup që përbëhej prej 38 vetesh ishin të pranishën në koncert. Koncerti zgjati më shumë se 3 orë. Ishte me të vërtetë një spektakël madhështor.
Ku do e kaloni festën e pavarësisë të Kosovës? Mesazhi juaj me këtë rast?
Bujar Qamili: Në radhë të parë unë i uroj të gjithë shqiptarëve ku do që janë që festën e pavarsisë të Kosoves të gjithë së bashku ta festojm si një ditë e shumë pritur nga të gjithë siq thuhet dhe te kënga ‘xhamadani vija vija asht Kosova dhe është Shqipëria’. Besoj se në këtë festë do jem i pranishëm në Kosoë.
Më lejo që me këtë rast edhe ty Ermira të uroj t’ja kalosh sa më mire.