E merkure, 11.12.2024, 09:50 AM (GMT)

Kulturë

Baki Ymeri: Ribotohet në Bukuresht Mujo Buçpapaj

E diele, 09.02.2014, 07:33 PM


Diaspora aktive

RIBOTOHET NË BUKURESHT MUJO BUÇPAPAJ NË GJUHËN RUMUNE

Jeta është një ëndërr nëpër të cilën parakalon drita, ndërsa Mujo Buçpapaj sipas poetit Daniel Marian, është një dhuratë e re e gjuhës rumune.

Nga Baki Ymeri

Veprat e shkrimtarëve shqiptarë depërtojnë edhe në gjuhët e huaja falë vlerave që kanë. Ato janë një permanencë që kontribuojnë vazhdimisht dhe aktivisht për pasurimin e spektrit universal të lirikës sonë. Mujë Buçpapaj i lindur në fqinjësi të Dardanisë, është njëri ndër ata që realizon profilin shpirtëror të Europës me kontribute shqiptare. Tekstet e tij me vlera antologjike rradhiten njëra pas tjetrës në dy gjuhë, shqip dhe rumanisht. Ato demonstrojnë rolin katalizator të veprave letrare të krijuara me talent dhe përkushtim. Sipas vlerësimeve kritike, përkujtimi  i hijeshive të fillimit të jetës, i hapave të parë, i emocioneve të para, dhe sidomos i bukurive të jetës kosovare, shndërrohet aty për aty në një hije të tmerrshme si pasojë e gllabërimit jugosllav. Je i ri dhe tenton të fluturosh drejt jetës, por një gardh gjembash teli ndërmjet vendit tënd e atdheut të vëllezërve tu, të mba në vend. Rinia yte është e ndëshkuar të vuajë si një drenushë në një kopsht zoologjik. Arrin deri atje sa t’i shikosh vdektarët tu, t’ua dëgjosh fjalën e fundit, apo së paku ëndrrat që një ditë do t’i marrish me vete, atëherë kur fati do të jetë gjithnjë e më pak kundërshtari yt. Shkon e shkon dhe shkon, por gjithmonë e kthen shikimin nga ajo që je në të vërtetë, dhe që ke mbetuar atje: në Shqipëri apo Kosovë.

Përmes mesazhit moral dhe konstant, këto vjersha përcjellin në botë shpirtin e çiltërt të popullit shqiptar.  Kritika rumune thekson se „Mujë Buçpapaj e shakmis në vargje dhembjen shqiptare, e cila dikurë ia ka shembur shpirtin. Është Fitorja e padukshme e shpirtit dhe mëndjes, një fitore që i tejkalon zigzaqet e krisura të historisë. E këtillë duket koha e tij. Dhembje e dhembje dhe dhembje gjen përgjatë gjerësisë dhe gjatësisë së qenjes, në kohën kur vetmia e fushës mbetet e mbështjellë me gjethet e misrit të pjekur. Për kend vallë? Për duart e fëmijëve të mençur, dhe të lagjes së përbaltur. As që ka kuptim të pyesim se si dhe për kend shkruan poeti, këtë herë. Është e qartë, nga momomenti kur nëpër moçalet e avujve të diellit, mendimet fluturojnë mbi  ajrin e tufishtes. Lumturia përbëhet nga thërrimat e disponimit të mirë, porsi poezia. Poezia e Buçpapajt është e pasur dhe e përmbushur me përftyrime. Ekziston Sheshi i Demokracisë, kur ëndrra e lirisë së zhveshur ndërpritet papritmas, kur pas luftës atje prehet ëndrra jonë e përmbysur. Ëndrra e lirisë sonë të ndaluar për të hyrë në botë. Po shkojmë sërish në gërmadha, për ta ngritur sërish Lirinë, thot me fjalë tjera poeti, duke të na e përkujtuar tiraninë e përgjakur, kur patëm mundur “gjigantin”.

Vëllimi „Të tjerat vijnë prej Zotit” i drejtohet lexuesit të pasionuar për kulturë, sidomoa atyre që u intereson evolucioni i spirtitualitetit tonë në fund të shekullit 20 dhe fillim të mileniumit të tretë. Së pari ishte zjarri, dhe pas tij vjen shqiptari. Shqipëria sipas një poeti bohem rumune, ekziston që nga krijimi i botës. Sipas një poeti tjetër, në një letër drejtuar mamasë, në një Kosovë të shkretëruar, poetin nga Tirana e kaplon vetmia, por kur shkrepëtijnë gjurmat e para të shqetsimit, ai e sjell atë që ishte në fillim: zjarrin si një qen fshati me lëkurë të hollë, kur „Kalova një dimër të zi/ Si në fat të De Radës/ Ku vdekja të gjen/ Në   vetmi/ Me rrugë të mbeshtjellë rreth kokës/ Dhe qytetin/ E karrocave të pemëve/ Të bëra me ngut/ Prej mbrëmbjes// Për t’u dalë përpara barbarëve/ Që kishin thënë se do të vinin/ Në orën  njëzet/ Për të shembur qytetin” (Letër nënës). Dhe më tej, fëmijët dhe gratë erdhën me ne për të luftuar nostalgjikët e sistemit, e prej fushës së rëndë, lashë njërën këmbë, dhe lotët e vajzës së vogël në  pluhur. „Barbarët u kënaqën nga ky/ Poshtërim/ Duke ikur në brendësi të shtetit/ Për të marrë shpërblimin”. Pse, e pyesim poetin, dhe ai na thot: „Sepse këtu e dashura nënë/ Nuk është si në Tpla/ Ku i besojnë akoma Perëndisë/ Këtu të gjithë vrasin/ Shajnë Zotin dhe bekojnë/ Lavdinë.

Përkthimet përballë origjinalit përbëjnë një eksperiment për vlerësimin kritik të atyre që i njohin të dy gjuhët. Në këtë kontekst logjik ballafaqohemi me një percepcion tjetër të transformimit madhor nga një botë në tjetrën. Gjendemi në një botë që e përjetojmë dhe përfytyrojmë, ndoshta, duke ecur mbi tel: „Asnjë korrektesë e botës/ Për të shkuar më tej./ Në dritë të flakës së vet, shuhen/ Revolucionet// E strofulla e ftohët e ujkut/ Është parajsë e ndërrimit/ Të shekullit// Që mban për vetë lavdinë/ E fitimtarëve/ Të zbutur.” Sipas vlerësimeve eseistike rumune, durimi i shqiptarëve është një dhuratë e bekuar e Perëndisë, edhepse hijet e diktaturës ende tentojnë të shembin vlerat e demokracisë: „Prej durimit të humbur/ Me  plagë/ Shkonin njerëzit të rindërtonin/ Qytetin/ Atë me memorie të shthurur/ Të gjërave.// Nuk kishte më durim derri/ Për të pritur lirinë, çdo pranvërë/ Hafijesh të ndotura/ Në  tel/ Të ngyrës së thirrjeve të vogla/ Të pushuara. Në një disolucion të një qartësie të thellë, arrijmë në bregun të cilin nuk e duam sa duhet, por kjo nuk don të thotë se ai nuk ekziston: „Kish frikë hija/ Prej dorës së bardhë/ Të kodrës për rreth// Aty kish gjuhë të/ Frikshme/ Poshtë fytit të natës/ Dhe syrit kundruall/ Fushës.// Kish frikë bote/ Afrikanja e zotit në Nju York/ Prej shkëmbit të ngulur/ Ballkanik/ Mbi oqean.” (Frica neagra/Frika e zezë)

Vlen të theksojmë se poeti mund të nisë nga ideja, siç ka vepruar edhe Schilleri në kohën e tij, natyrisht, pas kalimit të tij përmes doktrinës kantiane, që e pat kuptuar si një bashkëshkrirje me intuitën dhe fantazinë. Në lirikëne Mujës nuk mungojnë as satira dhe figurat e tjera të problematikës stilistike. Autori i rikthehet mamasë, për të „vajtuar” për parregullsitë e kohës, dhe, madje, të ardhjes së saj në një botë të zhgënjimit total: „E dashur nënë,/ Unë kam dalë prej fjale/ Si prej arkivolit të zi/ Dhe jam zhytur nën  lekurë/ Si pirat i vrarë/ Rrugëve të Tiranës/ Me mjekër dhe pistoletë/ Si çdo shqiptar/ Me një thirrje të ndezur/ Të jugut të Ballkanit/ Për të sunduar mbi/ Gjërat// Që zgjidhen veç me luftë/ Po moj nënë/ Asnjë mallkim s’më ka zënë”. Dhe më tej: „Por zhgënjyer jam/ Prej  paqes në fjalë/ Dhe prehja  s’është askund”. Atdheu, sipas tij, plaçkat i ka nxjerrë në udhë, dhe nuk ka nga të shkojë... E dashura nënë, klith autori që s’dorëzohet para fatit: „Jam zhgënjyer keq nga kjo paqë e pagojë/ Dhe s’më bën më të ringjallem më/ Përmbi botë.”

I prekur nga vargjet e këtilla, poeti Daniel Marian thekson: Nuk kam tjetër për të thënë, veç asaj se Mujë Buçpapaj është njëri nga ata që i ka bërë ballë ligësisë, duke mbijetuar, pa i harruar faktet rrënqethëse që kanë ngjarë në veri-perëndim të Atdheut Mëmë, në Kosovë.  Ia dhashtë Zoti poetit, së paku diku në një fund rruge, atë përkëdhelje dhe fuqi ku Atdheu Mëmë të mban shtrënguar në krahëror, njësoj siç dardanët që rilinden për ngritje kështjellash të durimit, ëndërrojnë një jetë të re. Betejat e Skënderbeut, Shkupi, lajmet nga lufta e Koshares, rumunja e bukur në Universitetin Ete, pranvera e Alpeve, muzgu i veriut e shumë të tjera vijnë prej zotit. Fitoret, luftrat, erërat e  muzgut në rrugën matanë pyllit të fortë. Lavdia, rënjët, lumturia e fshehur mes ëndërrash të fyellit të erës, „Të bibliotekës së plagëve tona/ Në fushës së shtrirë të besimit/ Të ashpër të lirisë.” Të gjitha këto vijnë prej zotit, së bashku me jetën. Jeta është një ëndërr nëpër të cilën parakalon drita, ndërsa Mujë Buçpapaj një dhuratë e re shqiptare në gjuhën rumune.



(Vota: 12 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora