E marte, 15.10.2019, 05:29 PM (GMT+1)

Aktualitet » Njoftime

Konferencë - Presheva, Bujanoci dhe Medvegja

E merkure, 20.11.2013, 07:01 PM


Njoftim për medie

Instituti Albanologjik i Prishtinës dhe Shoqata për Trashëgimi dhe Krijimtari Kulturore e Luginës së Preshevës organizojnë Konferencën shkencore Presheva, Bujanoci dhe Medvegja - dje, sot dhe nesër, e cila do të mbahet më  20 dhe 21 nëntor 2013, në Sallën e madhe të Institutit Albanologjik, Prishtinë. Seanca e hapjes do të jetë më 20 nëntor, në orën 11:00.

Pjesëmarrës me kumtesa do të jenë 47 studiues nga Instituti Albanologjik dhe institucione të tjera shkencore e arsimore të Kosovës, Shqipërisë, Maqedonisë, Malit të Zi, por do të ketë kontribute edhe nga autorë të Preshevës, Bujanocit, Medvegjës dhe diasporës.

Në cilësinë e pjesëmarrësve mysafirë janë ftuar përfaqësues institucionesh të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, pastaj përfaqësues institucionesh të Kosovës etj.

Në konferencë do të trajtohen tërësi tematike që kanë të bëjnë me këto treva kulturore e etnike shqiptare, sikundër janë: të drejtat e njeriut dhe të drejtat kombëtare të shqiptarëve dhe pozita aktuale juridike e kësaj hapësire, aspekte gjeostrategjike, pastaj do të trajtohen tema që ndërlidhen me historinë, trashëgiminë kulturore, gjuhësinë, letërsinë, arsimimin, informimin, shëndetësinë, ekonominë, turizmin, arkitekturën, por do të ketë trajtesa për personalitete të shquara të këtyre trevave, raportet e Presheves, Bujanocit e Medvegjës me hapësirat e tjera etnike shqiptare etj.

Aktiviteti shkencor do të plotësohet edhe me një ekspozitë me fotografi të materialeve nga periudha të ndryshme historike të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, si dhe nga sfera të ndryshme të trashëgimisë kulturore, e cila, gjatë kohës së mbajtjes së konferencës, do të jetë e hapur për vizitorë në hollin e Institutit Albanologjik.

 

Instituti Albanologjik – Prishtinë

 

Shoqata për Trashëgimi dhe Krijimtari Kulturore e Luginës së Preshevës

 

KONFERENCA SHKENCORE

 

PRESHEVA, BUJANOCI DHE MEDVEGJA - DJE, SOT DHE NESËR

 

Prishtinë, 20-21 nëntor 2013

 

 

Këshilli Organizues

 

 

Hysen Matoshi

Xhemaledin Salihu

Lulëzim Lajçi

Albin Sadiku

Ismet Bajrami

Sylë Kasumaj

 

 

 

 

PROGRAMI

 

2o nëntor, e mërkurë, në orën 11.00

 

 

SEANCA E HAPJES SË PUNIMEVE

 

Drejtojnë seancën:

Hysen Matoshi, Xhemaledin Salihu, Agron Xhagolli, Pranvera Osmani, Lulëzim Lajçi

 

Fjala e hapjes: Hysen Matoshi

Fjalë përshëndetëse:

Përfaqësues të institucioneve të Republikës së Kosovës

 

Përfaqësues të institucioneve të komunave Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë

 

 

 

2o nëntor, e mërkurë, në orën 11.40

 

HAPJA E EKSPOZITËS ME FOTOGRAFI NGA PRESHEVA, BUJANOCI DHE MEDVEGJA

(Holli i Institutit Albanologjik)

 

Fjalë rasti: Xhemaledin Salihu

 

 

Seanca e parë, 20 nëntor, e mërkurë, në orën 12.00

 

Drejtojnë seancën: Emin Kabashi,                    Xhemaledin Salihu, Kudusi Lama

 

1. Mazllum Baraliu, Të drejtat themelore të njeriut  dhe të drejtat kombëtare të shqiptarëve në Kosovën Lindore.

2. Kudusi Lama, Pozita gjeostrategjike e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës.

3. Emin Kabashi, Karakteri kombëtar i Luftës së UÇPMB-së.

4. Jusuf Osmani, Disa të dhëna arkivore rreth ndryshimeve territoriale-administrative Kosovë – Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë pas Luftës së Dytë Botërore.

5. Rrustem Berisha, Panoramë e folklorit të Medvegjës.

6. Agron Xhagolli, Vendi i këngëve të dasmës në Luginën e Preshevës në këngët shqiptare të dasmës.

7. Adem Zejnullahu, Preshevarët në epikën historike.

8. Xhemaledin Salihu, Trashëgimia kulturore dhe natyrore në Preshevë.

9. Albin Sadiku, Kërkime për epikën legjendare te shqiptarët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës.

10. Sadik Mehmeti, Disa të dhëna për arsimin në Preshevë sipas sallnameve osmane.

11. Bislim Pireva, Pasqyrë e arsimit shqip në Komunën e Medvegjës.

12. Ilir Zylfiu, Arsimi shqip në Luginë të Preshevës gjatë shek. XX.

13. Agim Hasani, Arsimi shqip në Komunën e Bujanocit.

14. Gafur Hyseni, Përfaqësimi i kulturës shqiptare në tekstet mësimore të shkollës fillore në Serbi 1982-2010.

15. Shkëlzen Limani, Shpërngulja dhe nataliteti i ulët alarm për institucionet arsimore në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë.

16. Ferid Selimi, Informimi shqip dhe roli i tij gjatë viteve të nëntëdhjeta të shekullit XX në Luginë të Preshevës

17. Sabit Sahiti, Shëndetësia në Preshevë dhe Bujanoc - dje, sot dhe nesër.

 

Diskutime

Pushimi i drekës nga ora 15.00 deri 16:30

 

Seanca e dytë, 20 nëntor, e mërkurë, në orën 16.30

 

Drejtojnë seancën: Sadri Fetiu, Mehmet Halimi, Memli Krasniqi

 

1. Mehmet Halimi, E folmja e Karadakut të Preshevës.

2. Rexhep Doçi, Gjurmë iliro-shqiptare në toponimet e Luginës së Preshevës.

3. Bahtijar Kryeziu, Lugina e Preshevës në dritën e emërtimeve të vjetra shqipe.

4. Pranvera Osmani, Sistemi vokalik në të folmen e Preshevës.

5. Fejzulla Shabani, Veprimtaria atdhetare e Prof. Ibrahim Kelmendit (1942-1945).

6. Nebi Dervishi, Kontributi i Ibrahim Kelmendit rreth historisë së ilirëve.

7. Sadri Fetiu, Fati i njeriut në prozën e Ramadan Rexhepit.

8. Faik Shkodra, Krijimtaria letrare dhe figurative e Demir Behlulit.

9. Hysen Këqiku, Zhvillimi i letërsisë artistike në Luginën e Preshevës  prej fillimi deri sot.

10. Ermira Ymeraj, Autorë dhe vepra letrare të Preshevës, Bujanocit apo Medvegjës në arkivat dhe bibliotekat e Shkodrës.

11. Rovena Vata, Malli dhe ankthi i atdheut të munguar në forma bashkëkohore te autorët e Preshevës, Bujanovcit dhe Medvegjës.

12. Hatixhe Ahmedi, Kazaja e Preshevës sipas sallnames së vitit 1896 dhe tapive osmane (1868 – 1912)

13. Memli Krasniqi, Presheva me rrethinë në prag të shekullit XX.

14. Mead Osmani, Kazaja e Preshevës sipas sallnames së Vilajetit të Kosovës të vitit 1896.

15. Nuridin Ahmeti,  Klerikët preshevarë Sheh Maksut Efendiu dhe Mulla Sinan Maxhera në Lëvizjen Kombëtare Shqiptare 1878-1912.

16. Skënder Latifi, Lufta Ballkanike në Luginën e Preshevës.

 

Diskutime

 

 

 

 

Seanca e tretë, 21 nëntor, e enjte, në orën 10.00

 

 

Drejtojnë seancën: Xheladin Shala, Qerim Lita, Rexhep Abazi

 

  1. Daut Bislimi, Veprimtaria e forcave kombëtare shqiptare në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë (1941-2001).

  2. Xheladin Shala, Rreth Kryengritjes së vitit 1912 dhe pjesëmarrja e anës (Kazasë) së Preshevës.

  3. Qerim Lita, Masakrat bullgare në Preshevë dhe Bujanoc 1942-1943.

  4. Selatin Novosella, Jeta dhe veprimtaria e Ali Aliut – Preshevës.

  5. Agron Isa Gjedia, Fakte të reja për gjeneralin Veli Dedi.

  6. Ardian Emini, Lugina e Preshevës nën autoritetin e Mustafë Pashë Bushatliut gjatë kryengritja shqiptare.

  7. Ilmi Veliu, Lugina  e Preshevës në planet serbe për  zhdukjen e shqiptarëve.

  8. Rexhep Abazi, Pozita e shqiptarëve të Medvegjës.

  9. Refik Hasani, Raportet e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës me trevat e tjera shqiptare.

  10. Marjan Lulgjuraj, Presheva Bujanoci dhe Medvegja dhe shqiptarët e Malit të Zi.

  11. Arbër Sadiku, Karakteristikat e objekteve qytetare në Preshevë.

  12. Afërdita Dervishi, Potencialet ekonomike e turistike të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës sot dhe mundësitë për zhvillim në të ardhmen.

  13. Shkodran Ismaili, Krizologjia e Luginës së Preshevës vazhdë e pasjugosllavizmit!?

  14. Arlinda Veliu, Tradita preshevare e ndihmës së ndërsjellë në punët bujqësore.

     

     

    Diskutime

     

     

     

     

     

     

    21 nëntor, e enjte, në orën 13.00

     

    Mbyllja e punimeve të Konferencës Shkencore

     

    PRESHEVA, BUJANOCI DHE MEDVEGJA - DJE, SOT DHE NESËR

     

     

    Drejtojnë seancën: Hysen Matoshi,    Xhemaledin Salihu, Albin Sadiku.

     

     

    Fjala e mbylljes: Hysen Matoshi

     

     

     

     

     



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora
PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT