E premte, 11.10.2024, 10:57 PM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Dibrani: Reagim ndaj deklaratës së kryeministrit turk

E diele, 03.11.2013, 06:26 PM


Letër  reagim ndaj deklaratës së fundit të kryeministrit turk  dërguar   të gjitha institucioneve  kombëtare dhe ndërkombëtare!

Nga Asllan Dibrani - art@asllandibrani.com

Kosova  nuk është  Serbi , Kosova nuk është  Turqi,  Kosova është Shqipëri!

-Kështu  dje me datën 28.10.2013 me një mbishkrim  disa metrash  "Kosova  nuk është  Serbi , Kosova nuk është  Turqi,  Kosova është Shqipëri" reagoj  një grup nismëtar   të reagimit    nga ngjarjet e fundit    Kosovë  me rastin e vizitës  së kryeministrit  të Turqisë në Kosovë ,ku   krijoj një    shqetësim shumë  serioz ne  arenën   mbarë kombëtare  në shtetet shqiptare  në Ballkan! Reagimi konkret  fillimisht  ishte  një takim     nga  grupi nismëtar i Qendrës  Kulturore të Shtutgardit   me  zyrtarët   e konsultës së Kosovës   në Shtutgard,   nga e cili takim  mbeti qe  t'ju përcjellim dokumentin në fjale përmes   postës me çka u dakorduan dy palët.

Fillimisht   ishte një reagim i tyre qe ne nuk jemi kompetent për këtë gjë, por reagimet dhe  obligimet tona qe na ngarkon   koha dhe shoqëria civile e mërgimtarëve   do ti përcjellim në ambasadën tonë në Berlin e matutje do të përcillen edhe  në Qeverinë e Kosovës theksuan    zyrtaret e Kosullatës   .Dokumenti  në fjalë sot ju përcoll përmes postës  me   nënshkrim  sigurie në Konsultën   e Kosovës ne Shtutgard. Një grup   bashkatdhetarësh do të protestojnë sot pikërisht në Aeroportin e Prishtinës    Kosovë ,  ku u  takuan tre ministrat  me rastin e  promovimit të  terminalit te ri  , diskutim qe krijoj  reagime . Ma poshtë ju japim edhe  reagimin    me shkrim që do tu përcillet shumë institucioneve në Kosovë  Shqipëri Evropë dhe ne institucionet dhe  mediat ndërkombëtare në gjuhë e tyre e përthyer.

-REAGIM PROTESTUES-

ndaj deklaratës së fundit të kryeministrit turk dhe ngjarjeve tjera cenuese ndaj identitetit  tonë kombëtar

 Drejtuar:

Presidentes së Republikës së Kosovës, Znj. Ahtifete Jahjaga

Parlamentit të Republikës së Kosovës

Qeverisë së Republikës së Kosovës

Akademisë së Shkencave të Republikës së Kosovës

Për dijeni:

Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Z. Bujar Nishani

Kuvendit të Republikës së Shqipërisë

Qeverisë së Republikës së Shqipërisë

Partive politike shqiptare ne Maqedoni, Mal të Zi    dhe atyre të Kosovës Lindore

Akademisë së Shkencave të Republikës së Shqipërisë

Qeverisë  Amerikan  dhe Ministrisë se jashtme Amerikane.

Parlamentit Evropian në Bruksel.

Parlamentit, Qeverisë dhe ministrisë së jashtme Gjermane

Të gjitha mediave në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni po edhe në shtypin e mërgatës shqiptare në botë, si edhe atë ndërkombëtar.

Një kopje e këtij reagimi ju është dorëzuar Konsullatës së Republikës së Kosovës në Stuttgart.

-Ne si shqiptarë, intelektualë dhe përfaqësues të Qendrës Kulturore Shqiptare në Shtuttgart të Gjermanisë, në bashkëveprim me bashkësitë tjera të organizuara në klube shoqata dhe organizime tjera në kuadrin e komunitetit shqiptar me vendbanim në Gjermani por edhe ma gjerë  ne shtetet perëndimore, shtete  të cilat   dhanë maksimumin e posaçërisht Gjermania , duke na ofruar strehim dhe përkrahje të pakompormis në mbrojtje të te drejtave tona kombëtare, ndjejmë detyrim moral dhe kombëtar t’ju paralajmërojmë dhe të shprehim revoltën tonë dhe reagojmë mesa vijon:

Këto ditë shefi i qeverise turke Rexhep Taip Erdogan i preokupuar me problemet e mbrendëshme, me revolta dhe pakënaqësi të qytetarisë turke të cilët kanë dalur në mbrojtje të Turqisë moderne e krijuar nga arkitekti dhe politikani me prejardhje shqiptare Qemajl Ataturk. Ai  në vizitën e tije të jashtëzakonshme e cila thyen normat zyrtare dhe protokollare qe duhet ti kenë dy shtete sovrane, zbarkoj me 600 veta, pothuajse  me mbi gjysma e kabinetit të tij në Kosovë, gjoja për përurimin e një  terminali të ri në aeroportin e Prishtinës, përurimi i te cilit u keqpërdor për qëllime tjera. Ai në vend qe me vete të sjell mesazhin e miqësisë solli mesazh urrejtje. Kryeministri i Turqisë vjen në mes të fushatës elektorale dhe nuk besohet të ketë qëlluar rastësi koha kur është vendosur të mbahet kjo ceremoni. Por, siç po shihet qartë, qeveritarët aktual janë në gjendje të dëshpëruar, dhe ndjejnë nevojën për t'i mbështetur dikush në fushatën parazgjedhore me çka bie etika e përzgjedhësve në diskursin politik.

Ky fenomen është një gjë që është duke ndodhur prej kohësh "si shenjë e miqësisë që ekziston mes dy vendeve Turqisë dhe Kosovës", po sikur kjo miqësi po del në favorin e Turqisë, që Kosovën ta shfrytëzoj si poligon politik dhe me qëllime fetare po edhe një kanal për të kaluar në tregun  e shteteve  perëndimore  përmes Kosovës .

Të gjithë jemi të vetëdijshëm për ekstremizmin ortodoks i cili bashkon Rusinë-Serbinë dhe Greqinë në këtë platformë se ku e dërgoi dhe ku po e dërgon ai sot shtetin amë Shqipërinë. Frika për ketë ka mbërthyer gjithë shoqërinë dhe institucionet e shtetit amë, por jo me pak edhe mbarë opinionin atdhedashës shqiptar qe  po shfrytëzojnë klerikët  ortodoks  grek  mbi popullatën autoktone  shqiptare. Edhe sot shqiptarët po përballen me një fenomen tjetër të programuara qe moti në  kuzhinat e Moskes, Athinës dhe të Beogradit, i cili ka krijuar hapësira shumë të rrezikshme për sigurinë kombëtare dhe normalitetin e jetës në shtetin shqiptar. Roli i Kishës Ortodokse Greke është i pranishëm dhe në mënyrë të ftohtë me ideologjinë e saj me frymën helenike e raciste, po depërton dhe  manipulon marketing politik në dëm të Shqipërisë, ku e njëjta  gjë   në kohë paqësore po ndodh edhe me  Kosovën pas betejës se përgjakshme qe fituam lirinë. Plane  në Beograd  dhe Athinë  në pretekst   të mashtrimeve  dhe shantazheve  si epilog  fetar ortodoksizmi, tani u shkallëzuar edhe ne Stamboll (i koordinuar me  qarqe pansllaviste) dhe vendet tjera aziatike me pretekst mashtrimi dhe shantazhimi    profilin propagandistik dhe nxitës të Islamizmit ekstrem ndër shqiptarë!

Ky proces fetar  racor u shfaq edhe këto dite  me  rastin e  vizitës se Kryeministrit të Turqisë Erdogan duke na servuar propagandë fetare duke e rrënuar atë kombëtaren duke e nxitur ekstremizmi islamik në Kosovë, e mjerisht edhe në Shqipëri dhe Maqedoni ku banojnë shqiptarët.

Ky fenomen po reflektohet keq në  mbar botën shqiptare, që ne shqiptarët e  diasporës e ndiejmë të indinjuar veten edhe pranë organeve të shtetit gjerman qe na priti si hallexhi nga terrori dhe dhuna e ushtruar nga  pushtuesi serb.  Ky popull na shndërroj në miq ma vonë ku nga këto forca të errëta qe kane lëshuar rrënje edhe në shtetet perëndimore po na e prishin imazhin tonë kombëtar  shqiptar. Këtë term e fuqizon  me bindje të plotë pikërisht edhe rastet e ndryshme,  siç  është  vrasja  makabre të ushtarëve amerikan në Frankfurt të Gjermanisë,  terroristët  shqiptarë qe u zbuluan në  Amerikë  rasti tjetër sulm ne   Bosnje  Hercegovine  në Ambasadën amerikane  etj .Dëshmohet  se ekstremizmi ka lëshuar rrënjë në familjen shqiptare e nga e cila po na epet edhe neve një epitet kolektiv si popull  ekstremist  me pikëpamje islamike dhe gradualisht po e marrim një  emër   zyrtar  si terrorist në vendet perëndimore-shtetete mike  qe e kanë ndihmuar luftën  e Kosovës, financiarisht, moralisht, po edhe praktikisht në financa materiale, e se fundi edhe me intervenim ushtarak nga e cila po demonstrohet si rrjedhojë e politikës së gabuar të klasës sonë politike. Rasti  me rrëqethës është se të rinj shqiptar sot  janë  mashtruar nga qarqe te caktuara te cilët marrin edhe përfitime të majme, duke rekrutuar  mercenarë shqiptar  në luftën  e Sirisë. Shqipëria, Kosova ,Maqedonia, po ka edhe nga  mërgata shqiptare  sipas   informatave  të fundit   nga  Ministria e punëve të brendshme  gjermane  150 shqiptarë  janë në rrugë apo janë në front të luftës  në Siri  vetëm nga Gjermania, Franca dhe Britania. Këto janë  argumente të mjaftuara që perëndimorët të na identifikojnë si një  popull i dhunës dhe terrorit apo me etikaka tjera  popull i pa identitet  terrorist dde barbarë !?

-Ata në emrin e fesë dhe te bindjeve të sëmura fetare,  kanë kaluar në një ekstremitet  të paqartë për popullin tonë, që në emër të demokracisë  së tepruar në Kosovë, shfrytëzuan rastin të eskalojnë  situatën me rebelim të paarsyeshëm, duke e tensionuar akoma situatën me protesta primitive,  të shtyrë nga qarqe të huaja me pretendime të  dhënies  së një imazhi të keq të vendit, duke trumbetuar për një Kosovë fundamentaliste dhe islamike apo një Shqipëri të tillë. Këto forca  të errëta janë të manipuluara nga  një aleancë Rusi-Greqi -Serbi, me shtetet arabe dhe  shijet paranoike turke që ta ketë një Kosovë myslimane  në zemër të Ballkanit. Kjo bandë ekstremiste bën presion në qytetarë e në nxënës që nga mosha 5 vjeçare, duke i torturuar me obligim agjërimi  e me veprime tjera  fetare, gjë që në shtetet më demokratike konsiderohet si shkelje e lirive dhe të drejtave të njeriut, dhe për banda të këtilla ekstremiste mund të hapen dosje për ndjekje penale, ngase fjala është për imponime të kurdisura kundër te drejtave elementare  njerëzore dhe të  shoqërisë se shendosh shqiptare.

Këta shërbyes të spiunazhit serbo-turko-arab, me rebelimin e tyre po vazhdojnë porositë e kurdisura për futjen e fesë në shkolla dhe universitet. Është fatkeqësi kur në foltoren Parlamentit, shtetit te ri, që pretendon integrim në Evropë, flet deputeti me gjuhën e muxhahedinit dhe mundohet të ve baltë mbi figurat ma të rëndësishme të kombit tonë duke filluar nga ajo e heroit tonë kombëtar Skënderbeut, duke përlyer vizionin e rilindësve për shtet dhe mëvetësi dhe madje duke sharë edhe figurën e humanizmit botëror, që për shqiptarinë është burim drite i pashtershëm, siç është figura e Nenë Terezës. Kur parlamenti keqpërdoret nga njerëz të tille, atëherë motivohen edhe rrugaçët jashtë tij. Për ne është e pafalshme dhe i dënueshëm akti makaber i "këngëtarit" i njohur si Hyseni qe urinon përmendoren e Skënderbeut dhe i njëjti përmes këngës bënë  thirrje për xhihad dhe kërcënon me linçimin e figurës me të ndritur te letrave shqiptare, Ismail Kadaresë pa një therë në këmbë. shtohet pyetja   vallë ku është  ky shteti qe lejon te fyhen dhe kërcohen me jetë figurat me të cilat krenohet dhe u ndërtuar kombi  ynë?

Valle kënd e përfaqësojnë këta mercenarë  dhe kush do të japë përgjegjësi për ta me kaq brutalizëm e përdhunojnë vlerën e  rilindësve, veprimtareve e të gjitha kohërave , gjakun e dëshmoreve   ne te gjitha kohërat?!?

Sadoqe këto  ngjarje dramatike reflektojnë negativzem te papare, mjerisht kalohen  ne heshtje nga  institucionet e  Shqipërisë, të Kosovës dhe të atyre shqiptare në Maqedoni.

Këto forca antikombëtare  qe vijnë nga jashtë, duhet te kthehen atje prej nga kanë ardhur, derisa ato qe  vijnë nga brenda vendit  duhet të përballen me ligjet  pozitive ne fuqi, të cilat dënojnë ekstremizmin dhe të keqen, e ne anën tjetër  të lihet i qetë zëri  arsyes dhe ndërgjegjes sonë kombëtare.

Ne nuk duhet te lejojmë që këta zëra antikombëtar  të rrënojnë tolerancën tonë nderfetare e kultivuar me shekuj si një unikat i botes dhe të tillët të lëndojnë  besimin tradicional shqiptar duke u cenuar  edhe Bashkësia Islame në Shqipëri dhe ajo  Kosovës në gjirin e se ciles  kanë hyre mjerisht element destruktive antifetare dhe antikombëtare dhe si të tilla ato forca e pamundësojnë dialogun e mirëbesimin fetar me Ipeshkvin katolike ne Shqipëri dhe Kosovë, me Kishën Autoqefale shqiptare, si dhe  me Bektashinjtë  shqiptar te cilët i  kemi   trashëgimi historike në tolerancë dhe  mirëkuptim  në mes veti,  pa u përzier në  proceset  institucionale  dhe politike, ose për ndryshe do te ketë  reflektime  shumë negative në ditët në vijim  nga  e gjithë mërgata shqiptare kudoqoftë  ajo nëpër botë. Mërgata shqiptare ishte në të gjitha kohërat promotor i vetëdijes dhe  interesit të Kombit Shqiptar. Tani  kohën e kanë organet  kompetente që të  marrin masa juridike kundër këtyre njerëzve të dyshimtë, dhe t’u kontrollohet prejardhja e financave me qellim të shpëtimit nga ajo që ka mbet .

Këta  njerëz te sëmur dhe me shpirt të zi katran në zemër, janë imazhi i shteteve Arabe, Afganistan, Turqi, Serbi, Bosnjë, derisa me trup janë    Kosovën. Qarqet e tilla antishqiptare janë duke bërë çmos për t’ia mihur varrin kombit shqiptarë.

Këtyre  myslimanëve të tërbuar dhe jo shqiptarë, që i venë interesat fetare mbi ato kombëtare, duke mos u deklaruar asnjëherë si shqiptarë, nuk kemi  as një të vetmen arsye t’u lemë hapësirë te luajnë valle dreqërish  duke nëpërkëmbur  identitetin tonë kombëtar.

Tentimet e këtyre manipuluesve  hipokrit  siç pretendohet, shndërrimin e Kosovës në  një  shtet mysliman shton drojën se një ditë populli shqiptar  do të kalojë në kriza edhe ma të thella deri të ndonjë trazirë serioze çka dyshohet edhe  në luftën  civile qe  kemi shembullin në Sirinë e ditëve të sotshme!!!

Zyrtarët  turq nuk heqin dore nga  e kaluara e hidhur e terrorit të pushtimit osman që beri kundër shqiptarëve. Ata  janë dhe  kanë mbetur me apetite të vjetra ndaj shqiptarëve duke mos u distancuar  nga ajo periudhë  e dhimbshme  qe përjetoj populli shqiptar! Sikur të  jetë i ndërgjegjshëm  zoti Erdogan, e kishte  dhe e ka obligim qytetar njerëzor dhe shtetëror t'i kërkonte falje popullit shqiptar për atë  kohë dhe gjenocid që përjetuam nga osmanlinjtë, si dhe për depërtimin e shqiptareve me marrëveshjen dypalëshe Serbe-Turke e me vonë edhe me asimilimin e  tyre,ne kërkojmë   shkollat shqipe dhe zhvillimin e kulturës   në gjuhën  e tyre edhe në Turqi për 6 milion shqiptar qe Turqinë e bënë me  alfabet , himn dhe shtet  modern . E mira le të na kthehet me të mirë . Nuk qëndron konstatimi i Erdoganit dhe disa “vllezërve” te tij shqiptar se ne kemi të njëjtën kulturë, të njëjtin gjak dhe të njëjtën histori. Historia më popullin turk na lidh vetëm ajo kohë e tmerrshme e pushtimit. Ndërsa sot ne jemi për marrëdhënie të mira me Turqinë, por që thirrjet e politikanëve tanë për një “vëllazërim” ku Turqia na prezantohet edhe si një “engjëll mbrojtës” për ne janë te papranueshme. Në duhet të dimë të orientohemi, të kemi vizion të qartë për të ardhmen tonë. Nuk mundet të krahasohet raporti që kemi me popullin mik Gjerman. Ata u diferencuan nga të bërat  e Adolf Hitlerit, e gjykuan, e  demaskuan dhe  e injoruan, prandaj edhe Erdogani do ta ngrehte prestigjin e vet me klasën e vet politike, sikur ta   denonconte atë periudhë   dhe të jetë   tamam një miqësi pa pretendime   dhe provokime  në diskursin politik.

Duhet ta dije Erdogani dhe te tjerët se primare të shqiptarët është shteti e jo feja, me çka  synohet të na servohet diçka qe s'është e jona. Duhet të hedhën dhe të lihen  anash pretendimet,  e ndërrimit  të historisë, apo termeve  për me i shndërruar barbarët  osman  si miq apo pushtues me lule diçka paradoksale!!! Ne si komb kemi luftuar shumë hegjemoninë e të tjerëve, dhe tani që po shijojmë lirinë, kurrsesi s’mund të pranojmë që dikush, sado të pretendoj me  ndonjë  fuqi ekonomike apo gjeostrategjike, të na e shkruajë historinë sipas qejfit të vet apo imponojë një shtet   nacional  mysliman qe në botë nuk u dëgjuar akoma . Asnjë shtet perëndimor, as ata që na çliruan nga pushtuesi tjetër Serbia, nuk na kanë ardhur me një kërkesë të tillë primitive siç ishte rasti i Ordoganit  me  papjekurinë  e zyrtarëve shqiptarë qe ndodhi këto ditë me pretendimet e theksimit se "Turqia është Kosovë dhe Kosova është Turqi" nga e cila po theksojmë se Kosova  kurrë s'do te jetë  as Turqi as Serbi siç  pati deklaruar  edhe Sllobodan Millosheviqi në karrierën e tij, por do te jetë vetëm Shqipëri. Primitiviteti politik u pa.  Prandaj ne mund ta lëmë historinë ta  shkruajnë historianët, jo politikanët, aq më pak  politikanët e vendeve të ish-pushtuesëve!!!

Ekstremizmi, i çfarëdo lloji qoftë, ne na dëmton rëndë si popull e si shtet, dhe ju paralajmërojmë se jemi në prag të një lufte vëllavrasëse dhe fetare, e që për tragjedinë e një lufte të tillë, kemi shembullin e disa shteteve Arabe dhe luftërave Sunite –Shiite, që kanë kapluar Lindjen e Mesme. Kjo dita ditës po na bartet edhe në  Kosovë, dhe  përgjegjësinë për këtë e mbani ju zotërinj  qeveritarë qe do të keni edhe përgjegjësi historike. Na ju bëjmë me dije se ketë formë të ekstremizmit e keni edhe brenda në qeverinë tuaj siç e cekëm ma lartë, varet nga ju nëse do t’ia prisni rrënjët kësaj  sëmundje që ka lëshuar rrënjë në viset e Dardanisë dhe në ne si popull.

Ne njerëzisht dhe atdhetarisht nga Mergimi, te  brengosur për fatin tonë si komb, ju thërrasim te bëni detyrën shtetërore e kombëtare në luftën e pa kompromis ndaj  kësaj të keqe  qe po vjen si rrezik drejt  një lufte vëllavrasëse. Kemi bindjen se ju nuk jeni aq symbyllur e të mos shihni nga po shkon populli ynë. Kjo shihet çdo ditë në rrugë e mjerisht edhe në Qeveri.

Populli është ne rrezik nga se po i sulmohet kultura e tij, ne shohim kulturën tonë drejt një bastardimi dhe shkatërrimi total. Për të qenë më konkretë, ne si intelektualë dhe veprimtarë  kërkojmë shkarkimin e menjëhershëm të disa ministrave  të veshur me  petkun e islamizmit ekstrem  dhe organizatoreve qe po veprojnë në forme perfide kundër  popullit tonë të ndiqen penalisht!

Duam dhe mbesim me shpresë se zëri i ynë do te jetë zë i arsyes qe mos të  shkojmë në veprime të mëtutjeshme si organizim  demonstrimi  në aksione tjera.

Me respekt  grupi organizativ nga komuniteti  i shoqatave  , klubeve dhe qendrat kulturore shqiptare në Gjermani Evropë dhe botë.

Stuttgart, më 29.10.2013

 

Këtë protestë më shkrim e kanë mbështetur Shoqatat Shqiptare nga shumë vende të Evropës të cilat janë të renditura si në vijim:

1. Qendra Kulturore Shqiptare në Shtuttgart

2. Shoqata"Yjet e Kosovës"  në Emmendingen

3. Shoqata  "Salih Çeku" Zvicër

4. Shoqata kulturore  "Nënë Tereza " në Goppingen Gjermani

5. Shoqata  "Shqiponja" në Schwebisch-Hall Gjermani

6. Klubi  "Kosova " në Singen Gjermani

6. Shoqata  "Pavarësia  " ne Shtuttgart,  Gjermani

7. Shoqata "Iliria" Lari Gjermani

8. Shoqata  "Kadri Zeka"  Nurtingen, Gjermani

9. Lidhja e shqiptarëve  të Rumanisë

10. Shoqata Kulturore  Shqiptare  "Aleksandër Moisiu " Llugano Zvicër

11. Klubi "Agimi "Tuttlingen, Gjermani

12. Shoqata  Humanitare  Shqiptare në Aachen Gjermani

13. Shoqata e shkrimtarëve, Krijuesve dhe  artistëve  Norvegji

14. Shoqata  "Stublla" në Koblenz, Gjermani

15. Forumi i Prindërve   të Shkollës shqipe ne Heidelberg Gjermani

16. Shoqata  e Gruas  shqiptare  Nënë Tereza  ne Heidelberg Gjermani

17. Shoqata “Fondacioni   Nermin  Vlora  Falsci” dega Heidelberg

18. Shoqata e të burgosurve politik në Stuttgart, Gjermani

19.

20 ...  Vazhdon

 

Ma tutje  reagimi vazhdon në të ardhmen duke u solidarizuar  me këtë  iniciativë  edhe shumë shoqata dhe klube me  të gjithmbarshme    mërgatën shqiptare qe ti jemi vet zot shtëpie    trojet tona .Letrës nuk kemi çka t'i shtojmë me çka po shihet se është një reagim shumë argumentues  dhe i cili ka përfshirë një  realitet të  hidhur  për ne ve si komb.



(Vota: 4 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora