Shtesë » Lajme
Përfaqësues nga qeveria vizitojnë ''Ecologu''-un
E enjte, 31.10.2013, 08:16 PM
PËRFAQËSUES NGA QEVERIA E KOSOVËS VIZITOJNË „ECOLOG“-UN NË DYSELDORF
Ditë më parë,
një delegacion i Ministrisë së Diasporës nga Kosova vizitoi gjermaninë, duke
zhvilluar kështu takime pune me biznesmenët shqiptarë në Gjeramni dhe vizita
pune ku mërgimtarët tanë nga dita në ditë po i zgjerojnë bizneset e tyre.
Një vizitë
e tillë u zhvillua edhe në selonë e kompanisë ndërkombëtare Ecolog në Dyseldorf
të Gjermanisë, ku presidenti i kësaj kompanie me renome botërore, z, Lazim
Destani, priti Naim Dedushajn, dejtor për investime dhe humlumtim të diasporës
në Ministrinë e Disaporës në Kosovë dhe Afrim Hotin, këshilltar i lartë politik
në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik të Kosovës. Mysafirët u njoftuan nga zoti
Destani për historikun e shkurtër dhe zhvillimin shumë të bujshëm të Ecologut,
zgjerimit të tij nëpër botë dhe në viset shqiptare si dhe me synimet e kësaj
firme që sa më shumtë të orientohet për punësim të shqiptarëve kudo në botë. Me
këtë rast, mysafirët shpalosën edhe programet e ministrive përkatëse dhe z. Lazim
Destani, u nderua me mirënjohje për suksesin e Ecologut.
Të dy palët ishin të njëzëshëm për takimet sa më të shpeshta dhe për komunikime të ndërsjella, në mënyrë që të jenë në kontakt me punën e shqiptarëve në biznes dhe me përcjelljen e trendeve botërore në këtë fushë.