E premte, 19.04.2024, 06:23 AM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Përkujtohet 142-vjetori i lindjes së At Gjergj Fishtës

E enjte, 24.10.2013, 07:31 PM


Përkujtohet 142-vjetori i lindjes së At Gjergj Fishtës Përkujtohet në fshatin Fishtë të Lezhës 142-vjetori i lindjes poetit At Gjergj Fishta. Në aktivitetin e organizuar në kuadër të kësaj dite, në qendër ka qenë tema e unitetit kombëtar, e cila ka qenë edhe tema kryesore e krijimtarisë poetike të Fishtës.

Pavarësisht censurës në periudhën e komunizmit, vepra e Fishtës ka arritur të përhapet në mbarë vendin, duke arritur kulmin e saj pas viteve ‘90. Nga vendlindja e Fishtës është përçuar mesazhi për bashkim pa ndasi politike dhe fetare, një mesazh qendror në veprat e poetit. Në aktivitet fjalën e rastit e mbajti kreu i Bashkisë së Lezhës, Viktor Tushaj.

Gjergj Fishta lindi në fshatin Fishtë të Zadrimës, më 23 tetor 1871. At Gjergj Fishta njihet teolog, shkrimtar poet e prozator, historian, pedagog, filozof, deputet dhe mbrojtës i Shqipërisë në arenën ndërkombëtare. I formuar në periudhën e Rilindjes sonë kombëtare, poeti Gjergj Fishta është një nga vazhduesit më autentikë dhe të drejtpërdrejtë të saj, shprehës i idealeve atdhetare dhe demokratike në kushtet e reja që u krijuan në shekullin e njëzetë.

Mënyrat e pasqyrimit të jetës, në krijimtarinë e tij, janë vazhdim i natyrshëm i teknikës letrare të Rilindjes, ku mbizotëron romantizmi, realizmi dhe klasicizmi. At Gjergj Fishta, i njohur ndryshe si Homeri Shqiptar, është e para figurë e vendit tonë që u kandidua me çmimin “Nobel”.



(Vota: 5 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora