| E enjte, 24.10.2013, 07:31 PM |
Përkujtohet
142-vjetori i lindjes së At Gjergj Fishtës Përkujtohet në fshatin Fishtë të
Lezhës 142-vjetori i lindjes poetit At Gjergj Fishta. Në aktivitetin e
organizuar në kuadër të kësaj dite, në qendër ka qenë tema e unitetit kombëtar,
e cila ka qenë edhe tema kryesore e krijimtarisë poetike të Fishtës.
Pavarësisht
censurës në periudhën e komunizmit, vepra e Fishtës ka arritur të përhapet në
mbarë vendin, duke arritur kulmin e saj pas viteve ‘90. Nga vendlindja e Fishtës
është përçuar mesazhi për bashkim pa ndasi politike dhe fetare, një mesazh
qendror në veprat e poetit. Në aktivitet fjalën e rastit e mbajti kreu i
Bashkisë së Lezhës, Viktor Tushaj.
Gjergj Fishta
lindi në fshatin Fishtë të Zadrimës, më 23 tetor 1871. At Gjergj Fishta njihet
teolog, shkrimtar poet e prozator, historian, pedagog, filozof, deputet dhe
mbrojtës i Shqipërisë në arenën ndërkombëtare. I formuar në periudhën e
Rilindjes sonë kombëtare, poeti Gjergj Fishta është një nga vazhduesit më
autentikë dhe të drejtpërdrejtë të saj, shprehës i idealeve atdhetare dhe
demokratike në kushtet e reja që u krijuan në shekullin e njëzetë.
Mënyrat e pasqyrimit të jetës, në krijimtarinë e tij, janë vazhdim i natyrshëm i teknikës letrare të Rilindjes, ku mbizotëron romantizmi, realizmi dhe klasicizmi. At Gjergj Fishta, i njohur ndryshe si Homeri Shqiptar, është e para figurë e vendit tonë që u kandidua me çmimin “Nobel”.