Shtesë » Lajme
Kryemyftiu i Serbisë: Mos e njihni Kosovën
E hene, 04.11.2013, 08:00 PM
Kryetari
i Bashkësisë Islame të Serbisë, reis ul-ulema Adem Zilkic ka kërkuar nga
Indonezia që të mos njohë shtetin e Kosovës.
Këtë deklaratë
ai e ka bërë ditëve të fundit në kuadër të një vizite në Xhakaratë, i shoqëruar
nga drejtori i Zyrës shtetërore për fetë, Mile Radojevic dhe Patriarku serb,
Irinej.
“Problemet
në Kosovë nuk janë fetare por të natyrës kombëtare. Unë si miq ju kisha
rekomanduar që të jeni të kujdesshëm dhe të mos bjerni pre e shpalljes së njëanshme
të pavarësisë së Kosovës. Marrëdhëniet ndërfetare në Serbi nuk kanë qenë kurrë më
mirë, por pas shpalljes së njëanshme të pavarësisë së Kosovës, myslimanët e tanë
u gjetën të ndarë në të dyja anët e kufirit të vendosur dhunshëm”, ka theksuar
Zilkic, pas takimeve me krerët më të lartë të shtetit indonezian dhe me
kryetarin e Bashkësisë Islame Indoneziane, dr.Said Akil Siroj, transmeton Ina.
Ai ka lutur që si mysliman autoritetet indoneziane të mbështesin fuqishëm Serbinë rreth çështjes së Kosovës, ashtu që sipas tij, besimtarët e këtij vendi të mos jetojnë të ndarë.