Shtesë » Lajme
Pogradec, përcillen 5 të rinjtë
E premte, 08.11.2013, 07:10 PM
Dy
familjet e viktimave të Beragozhdit kanë hapur dyert e mortit, ndërsa në oren 15.00
arkivolet me 5 trupat e pajetë të të rinjve, që humbën jetën në minierë janë përcjellë
për në banesën e fundit.
Tre prej
tyre munden te nxirren nga galeria vetem mengjesin e të premtes, ndersa dy
vellezer u nxorren një ditë më parë.
Ata
kishin hyre ne galerine e minieres se braktisur per te gjetur skrap dhe kishin
marre edhe nje gjenerator me benzine per te prere shinat qe ndodheshin ne
galeri. Per shkak se hyrja e galerise ishte e bllokuar ata kane hyre nga nje
kalim i ngushte.
Gazrat e
gjeneratorit ne galeri i kane asfiksuar 5 te rinjte qe humben jeten. Per shkak
te pranise se madhe te gazit karbonik ne galeri nxjerrja e tyre eshte bere pas
shume oresh.
Të premten
5 te rinjte te gjithe nga nje trung familjar, percillen ne banesen e fundit,
ndersa prinderit e tyre ne gjendje te rende psikologjike, dy gra, nenat e
viktimave ndodhet ne urgjencen e spitalit te Pogradecit.
Miniera “vrasëse”
e Librazhdit
Miniera e fshatit Gurrë në Librazhd në të cilën
të enjten humbën jetën dy persona është e pasigurt.
Pas
nxjerrjes se trupave nga galeria e shembur, deshmitaret e ngjarjes tregojne se ç'ndodhi
me dy koleget e tyre, inxhinierin Drini Bogdani dhe minatorin Haxhi Danga.
Viktimat
ndodheshin ne galeri kur tavani eshte shembur duke i zene nen vete. Masat e
sigurise ne kete miniere pothuajse nuk egzistojne. Zonat me te rrezikshme
mbahen me dege pemesh te prera ne zone. Kjo nuk eshte miniere e vjeter, ajo
eshte hapur ne vitin 2009 pasi eshte miratuar koncesioni dhe ka te punesuar 15
persona te zones.
Investimet e sigurise jane pothuajse minimale dhe si kjo galeri jane shume miniera te tjera te dhena me koncesion.