Shtesë » Lajme
Shoqata e Arsimtarëve: Kundër asgjesimit të armëve
E merkure, 13.11.2013, 06:54 PM
DEKLARATË
-Kundër asgjesimit
të armëve kimike siriane, në tokat shqiptare-
Shoqata e
Arsimtarëve të Shqipërisë është njohur, përmes organeve të shtypit të shkruar
dhe atij elektronik, se ka kërkesë për asgjësimin e armëve kimike siriane, në tokat
e Republikës së Shqipërisë?!
Duke parë
nga afër shqetësimin e përgjithshëm të mësuesve e nxënësve, pedagogëve e
studentëve dhe gjithë prindërve shqiptarë, ne shprehimi me vendosmëri kundër këtij
veprimi të mundshëm, pasi është në kundërshtim të hapur me jetën e tyre. Pra,
Shoqata jonë deklaron se bashkohet me zërin
e mbarë shqiptarëve, që në asnjë mënyrë të mos lejohet, që vendi ynë të bëhet
një “Hiroshimë e dytë”, siç e parashikojnë dhe specialistët tanë më të mirë të kësaj
fushe. Sepse kështu do të rrezikohet seriozisht jeta e banorëve shqiptarë, të sotëm
dhe të atyre, që do të vijnë në të ardhmen.
Për sa më
sipër, ndër të tjera, theksojmë se Shqipëria nuk i ka kushtet, mundësitë as
mjetet e përshtashme për ta kryer asgjësimin e armëve kimike siriane në tokat e
saj. Meqenëse një gjë e tillë është e domosdoshme, mendojmë se ka shtete të tjerë,
që mund ta kryejnë këtë proces shkatërrimi, për të cilët kanë dijeni edhe
Bashkimi Europian, SHBA, Rusia, Kina etj. dhe OKB-ja.
Me këtë Deklaratë,
ne u drejtohemi të gjitha organeve tona të larta, shtetërore e ligjvënese, që ta
kundërshtojnë menjëherë dhe në asnjë mënyrë mos ta pranojnë kërkesën e ndokujt,
për asgjësimin e armëve kimike vdekjeprurëse e shkatrrimtare siriane, në tokat
e Republikës së Shqipërisë.
Për
kryesinë e Shoqatës së Arsimtarëve të Shqipërisë:
Prof. Murat
Gecaj / d.v.
Sekretar
i Përgjithshëm
Yllka Beçi
/ d.v.
Kryetare
Tiranë, më
11 nëntor 2013