Shtesë » Lajme
“Xhemati i Xhihadit” kërcënon me sulme Policinë
E marte, 12.11.2013, 09:46 PM
Prishtinë,
12 nëntor - Një komunikatë kërcënuese është lëshuar nga i ashtuquajturi “Xhemati
i Teuhidit dhe Xhihadit në Kosovë”. Me këtë komunikatë është kërcënuar Policia
e Kosovës se nëse nuk i liron gjashtë të arrestuarit, do të përballet me “sulme
të dhimbshme”. Policia e Kosovës është njoftuar për këtë komunikatë dhe është duke
e analizuar shkallën e seriozitetit të saj.
Komunikata
e lëshuar nga adresa xhemati-xhihadit@hotmail.com, thotë: Xhemati i Teuhidit
dhe Xhihadit në Kosovë paralajmëron Policinë Terroriste të Kosovës, se në qoftë
se nuk i liron Vëllezërit tanë të dashur sa më parë, do të përballen me sulme të
tmerrshme dhe të dhimbshme.
“Padyshim,
ne kemi burra të cilët e duan vdekjen më shumë se sa ju jetën e kësaj bote. Është
ushtria e Allahut e cila do të triumfoj dhe ajo e Brankoviqit e cila do të mbytet
në gjakun e tyre.
Allahu i
lartësuar thotë:
"Prej
besimtarëve kishte burra që vërtetuan besën e dhënë Allahut, e disa prej tyre e
realizuan premtimin duke dhënë jetën, dhe ka prej tyre që janë duke pritur (ta
zbatojnë) dhe ashtu nuk bënë kurrfarë ndryshimi." Surja Ahzab, Ajeti 23
"Ata
që besuan luftojnë në rrugë të Allahut, e ata që nuk besuan luftojnë në rrugë të
djallëzuar. Luftoni pra miqtë e djallit, s'ka dyshim se intriga e djallit është
e dobët." Surja Nisa, Ajeti 76
Dhe falënderimi
i takon Allahut zotit të botrave.
Batalioni
i Mediave
Komandant
Muxhahidi”, përfundon komunikata, dërguar sot medieve me rrugë elektronike (ilustrimi
nga arkivi).