E marte, 22.06.2021, 09:45 PM (GMT+1)

Lajme

Alma Lama mbron memorialin “Heroinat”

E premte, 15.11.2013, 08:03 PM


Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Alma Lama e cila ishte edhe kryetare e jurisë për përzgjedhjen e memorialit “Heroinat” i cili do të ndërtohet kushtuar kontributit dhe sakrificës së grave gjatë luftës në Kosovë, i ka dalë në mbrojtje përzgjedhjes së veprës fituese.

Ajo u tha se është kopje e skulpturës “Shën Trezea” e Berninit, mirëpo Lama thotë se kjo nuk ka aspak ngjashmëri me të.

“Është për të ardhur keq që mediat kanë rënë viktimë e emailave anonime, dhe pa verifikimin më të vogël bëjnë shkrime apo kronika televizive dhe hedhin baltë mbi projektin. Po i akuzoj mediat vetëm për mungesë profesionalizmi, e jo për bashkëngjitje me qëllim agjendës së shëmtuar të disa njerëzve që e vetmja gjë që dinë të bëjnë është të fusin gurë nën rrotat e të tjerëve.”, ka thënë Lama.

“Edhe injoranti më i madh në fushën e artit dhe jo vetëm, e di që skulptura e Shën Terezës së Berninit, dhe memoriali Heroinat nuk kanë as ngjashmërinë më të vogël në asnjë lloj detaji, as për nga forma, as shprehja, as fabula, as materiali. Njëri është art klasik e tjetri, art modern.

Memoriali "Heroinat"

Shikoni fotografitë ju lutem, mos bëni manipulime te ulëta Është e turpshme që memorialin Heroinat, që i kushtohet kontributit dhe sakrificës së grave gjatë luftës në Kosovë, kërkojnë ta zhvendosin në diskursin e seksizmit, me qëllimin e ndyrë dhe djallëzor se kjo është arma që vret më shumë, që përçmon më shumë në një shoqëri me mentalitet konservator.”, ka shtuar më pas ajo.

“Shën Trezea” e Berninit

Lama ka akuzuar edhe Flora Brovinën se ka nisur një fushatë kundër këtij memoriali vetëm e vetëm pse nuk ishte pjesë e këtij komisioni.

“Është për të ardhur keq, që kolegia ime në Kuvendin e Kosovës, Flora Brovina, pas dështimit për të argumentuar se nuk ishte e ftuar në komision, (edhe pse askush nuk ka pasur asnjë lloj detyrimi ligjit për ta ftuar por ishte propozim i imi ne shenje respekti për të) tani ka ndërmarrë një fushatë kundër memorialit, vetëm e vetëm sepse ajo as në mandatin e katërt si deputete nuk është kujtuar ta propozonte diçka të tillë”, thotë Lama në reagimin e saj.

Megjithatë në fund e ka falënderuar edhe zonjën Brovina për kontributin e saj.

“Dhe në fund, ky memorial synon të nderojë edhe znj. Brovina për kontributin që ajo ka dhënë gjatë luftës, prandaj e ftoj atë të heqë dorë nga përbaltja por t’i bashkëngjitet përpjekjeve për të nderuar kontributin e jashtëzakonshëm të qindra e mijëra grave gjatë luftës, kontribut i cili u anatemua gjer më sot”, përfundon, tashmë anëtarja e LDK-së, Alma Lama.



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora