E enjte, 28.03.2024, 11:03 PM (GMT)

Shtesë » Lajme

Ramiz Selimi: Pritje lamtumirëse në Vjenë

E enjte, 14.11.2013, 07:44 PM


Një pritje lamtumirëse nga Ambasadori Dr. Kiqmari në Vjenë

Nga Ramiz Selimi

Me rastin e përfundimit të misionit në Austri,  Ambasadori i Republikës së Kosovës Dr. Sabri Kiqmari dhe Zonja Kiqmari organizuan  një pritje lamtumirëse. Ishin ftuar njerëz nga politika vendore si z. Rohan dhe z. Tichy, nga  ministria e jashtme austriake, ambasadorë  të vendeve tjera të akredituara në Vjene si dhe aktivistë të njohur shqiptar.

Pasi përshëndeti të pranishmit në fjalën e tij z. Dr. Kiqmari, falënderoi  institucionet austriake për përkrahjen e dhënë në themelimin e misionit të parë diplomatik të Kosovës në Austri dhe për bashkëpunimin e jashtëzakonisht te mirë në adresimin e të gjitha çështjeve me interes të përbashkët, si dhe të thellimit të marrëdhënieve bilaterale ndërmjet të dyja vendeve. Kiqmari falënderoi edhe institucionet dhe qytetarët austriakë, të cilët i qëndruan pranë edhe në kohët më të vështira. Lidhjet historike që kanë dy vendet tona e dëshmojnë më së miri njohjen e menjëhershme të pavarësisë së Kosovës nga shteti austriakë, tha ai. Një falënderim të veçantë  pati për  stafin Ambasadës dhe angazhimin e tyre  te pashoq, ku të gjithë u angazhuan në detyrat e tyre, gjithashtu një falënderim ja dedikoj edhe komunitetit shqiptarë për bashkëpunim të mirë në të gjitha fushat, ku hapësirat e Ambasadës i shfrytëzuan si shtëpitë tyre në promovime librash dhe organizime tjera.

Ambasadori Kiqmari një falënderim të veçantë ua dedikoi edhe dy diplomatëve austriakë, Ambasadori Albert Rohan, i cili ka dhënë një kontribut të çmuar në zgjidhjen e çështjes se Kosovës dhe Ambasadori Helmut Tichy, i cili në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë ka përfaqësuar qëndrimin e shtetit austriakë se shpallja e pavarësisë së Kosovës ishte në harmoni të plotë me ligjin ndërkombëtar.  Ai falënderoj edhe gruan e tij për mbeshtetje të vazhdueshme në punët diplomatike.

Ndihet krenarë për të arriturat diplomatike të  Ambasadës në këtë periudhë, ai filloj punën si Ambasador me një Laptop dhe një vulë, u kërkua një angazhim  dhe volum i madh në organizimin e mirë të stafit. Ambasada ka arritur nënshkrimin 10 kontratave bilaterale ndërshtetërore në mes R. Kosovës dhe R. Austrisë, te cilat po japin rezultate. Me tutje, ai tha se nuk do të ndihet mirë qe po largohet nga  Vjena për faktin se do ti mungojnë jeta dhe organizimet e shumta kulturore, si dhe miqtë e shumtë në këtë qytet. Por, në anën e kundërt, është krenarë dhe i lumtur që ka marr përgjegjësi të reja për të përfaqësuar vendin tonë në Australi po me këtë qasje dhe sukses si gjerë me tani. Tani me pret puna në një vend të laget, jam i bindur se do të jap maksimumin që edhe në këtë shtet mik dhe shtetet për rreth ta përfaqësojë Kosovën në mënyrën më të mirë të mundshme. Ju faleminderit për përkrahjen tuaj, përfundoj fjalimin ambasadori.

Në fund të pranishmit i shfrytezuan disa çaste për biseda të lira dhe u përshëndeten nga ambasadori, duke i dëshiruar atij dhe familjes suksese dhe shëndet si Ambasador i Republikës së Kosovës  në Australinë e largët.

Ambasadori Dr. Kiqmari, z. Dr. Alber Rohan me ambasadorë të huaj në Vjenë



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora