| E enjte, 14.11.2013, 08:44 PM |
Një pritje lamtumirëse nga Ambasadori Dr. Kiqmari në Vjenë
Nga Ramiz
Selimi
Me rastin
e përfundimit të misionit në Austri,
Ambasadori i Republikës së Kosovës Dr. Sabri Kiqmari dhe Zonja Kiqmari
organizuan një pritje lamtumirëse. Ishin
ftuar njerëz nga politika vendore si z. Rohan dhe z. Tichy, nga ministria e jashtme austriake, ambasadorë të vendeve tjera të akredituara në Vjene si
dhe aktivistë të njohur shqiptar.
Pasi përshëndeti
të pranishmit në fjalën e tij z. Dr. Kiqmari, falënderoi institucionet austriake për përkrahjen e dhënë
në themelimin e misionit të parë diplomatik të Kosovës në Austri dhe për bashkëpunimin
e jashtëzakonisht te mirë në adresimin e të gjitha çështjeve me interes të përbashkët,
si dhe të thellimit të marrëdhënieve bilaterale ndërmjet të dyja vendeve. Kiqmari
falënderoi edhe institucionet dhe qytetarët austriakë, të cilët i qëndruan pranë
edhe në kohët më të vështira. Lidhjet historike që kanë dy vendet tona e dëshmojnë
më së miri njohjen e menjëhershme të pavarësisë së Kosovës nga shteti austriakë,
tha ai. Një falënderim të veçantë pati për stafin Ambasadës dhe angazhimin e tyre te pashoq, ku të gjithë u angazhuan në detyrat
e tyre, gjithashtu një falënderim ja dedikoj edhe komunitetit shqiptarë për
bashkëpunim të mirë në të gjitha fushat, ku hapësirat e Ambasadës i shfrytëzuan
si shtëpitë tyre në promovime librash dhe organizime tjera.
Ambasadori
Kiqmari një falënderim të veçantë ua dedikoi edhe dy diplomatëve austriakë,
Ambasadori Albert Rohan, i cili ka dhënë një kontribut të çmuar në zgjidhjen e çështjes
se Kosovës dhe Ambasadori Helmut Tichy, i cili në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë
ka përfaqësuar qëndrimin e shtetit austriakë se shpallja e pavarësisë së Kosovës
ishte në harmoni të plotë me ligjin ndërkombëtar. Ai falënderoj edhe
gruan e tij për mbeshtetje të vazhdueshme në punët diplomatike.
Ndihet
krenarë për të arriturat diplomatike të Ambasadës
në këtë periudhë, ai filloj punën si Ambasador me një Laptop dhe një vulë, u kërkua
një angazhim dhe volum i madh në organizimin
e mirë të stafit. Ambasada ka arritur nënshkrimin 10 kontratave bilaterale ndërshtetërore
në mes R. Kosovës dhe R. Austrisë, te cilat po japin rezultate. Me tutje, ai
tha se nuk do të ndihet mirë qe po largohet nga
Vjena për faktin se do ti mungojnë jeta dhe organizimet e shumta
kulturore, si dhe miqtë e shumtë në këtë qytet. Por, në anën e kundërt, është krenarë
dhe i lumtur që ka marr përgjegjësi të reja për të përfaqësuar vendin tonë në Australi
po me këtë qasje dhe sukses si gjerë me tani. Tani me pret puna në një vend të laget,
jam i bindur se do të jap maksimumin që edhe në këtë shtet mik dhe shtetet për
rreth ta përfaqësojë Kosovën në mënyrën më të mirë të mundshme. Ju faleminderit
për përkrahjen tuaj, përfundoj fjalimin ambasadori.
Në fund të
pranishmit i shfrytezuan disa çaste për biseda të lira dhe u përshëndeten nga
ambasadori, duke i dëshiruar atij dhe familjes suksese dhe shëndet si Ambasador
i Republikës së Kosovës në Australinë e
largët.
Ambasadori Dr. Kiqmari, z. Dr. Alber Rohan me ambasadorë të huaj në Vjenë