Shtesë » Lajme
Kryeimami i Pejës kërcënon Presidenten Jahjaga (Video)
E merkure, 30.10.2013, 07:34 PM
Mos nënshkrimi
i ligjit për përdorimin e shamive nga presidentja e vendit Atifete Jahjaga ka
shkaktuar pakënaqësi tek disa hoxhallarë.
Hoxhë Enes
Goga në një postim në youtube e quan me nofka presidenten Jahjaga, duke i thënë
Zarife përderisa e quan atë një presidente të imponuar. “
Ai në këtë
xhirim flet edhe për vizitën e Erdoganit të cilin e bekon atë përderisa thotë se
myslimanëve në Kosovë ju shkelen të gjitha të drejtat, përderisa flet edhe për
zgjedhje dhe dëshirën e tyre për të hyrë në parlament pasi që këtë hoxha e
konsideron të rëndësishme sepse në parlament bëhen ligjet.
Për me tepër mund ta dëgjoni videon e hoxhës: