E diele, 04.12.2022, 03:07 AM (GMT)

Kulturë

Poezi nga Neki Lulaj

E marte, 15.10.2013, 06:49 PM


Neki Lulaj

 

AJO

 

Baronesha në të njejtën kohë puthë dy burra

E ata ia shtrijnë dorën e akullt njëri-tjetrit

Zhavorr e gurë në shpirtë mes rrugëve e mbi trotuar

N’tokën tonë me shekuj jetohet si në geto hijenash të huaja

 

Gënjështarët e shekullit gjakatarët dhelpërakë i përkëdhelin

E neve na krehin e ngrehin me duart e ariut heshtak

Në tokën tonë sheshe e ndërtesa janë qëndisur me afishe

Por dhe me flamuj kriminelësh nga shteti i huaj ardhëcak

 

Ajo mbronë drejtësinë genjështrën e ankesën e të fortit

E ne të viktimizuarit jemi  xhama të thyer mbi sokak

Kaldrëmeve të jetës që të mbijetojmë në tokën tonë

Me shekuj e mbjellë me eshtra të gjallësh e ujitur me lotë e gjak

 

Kancelaritë e Europës dinake i fshehin krimet gjenocidiane

E ngjallin shtrigën që ka ngordhë kaherë për të bërë verem

Që ta zbrazë më kot legjenin e llumit të shpirtit satanik

Mbi ne që jemi autoktonë në tokën tonë dem babadem

 

ERA

 

Era fërshëllen mbi parmakët e vjetra të dritares

E unë hesht me Migjenin e heshtur që sodis vetminë

Me tymin e duhanit dhe dritën e zbehtë të kandilit

Shoh borëbardhën mbi akull mbi supe një farkim të hollë

Duke ikur pyllit të vjetër për ta shuar etjen e gjetur qetësinë

 

Fjeta në shtratin e Mbretëreshës së Akullit të mpirë

Fjolla të kristalta të dëborës m’u shkrinë mbi fytyrë

Eca gjatë pa pushuar mbi pasqyrën e akullit të ngrirë

Thinjat e flokëve mbi kokën time po ma kujtojnë rininë

Era shpërndau fluska bore krijoi një mesazh dimri të thyer

 

NJE JETË MBI TROTUAR

 

Asnjë varg sonte nuk ma ofroi mua dashurinë...

Vargjet m’thanë në heshtje: Ne ikëm se jemi trupa pa varre

Toka e Bogdanit ku i ka eshtrat që i mbetën mbi trotuare

Të parët mbëltuan prush me vravashka nën lapidare

Kodoshët e Stambollit me ne patën bërë hajgare...

 

Sa pëllëmbë trupi ngelën pa plagë bjeshka ime

Sa fërkem toke mbetën pa na u vaditë në gjakë e lot e vajë

Sa palë tespihë u këputën në vagëllimat e mëngjesit

E po shumë të gjatë e patëm heshtjen e vagëlluar

Zinxhirët e robërisë ia këputëm vetëvetes duke i besuar

 

DRITARE PREJ LETRE

 

Në dhomën time

Parmakët e dritareve janë prej verri

Të qepura me gazeta të vjetra

Ca të tjera me thasë letre

Jam në osmozë

I gjatë sa një konop jete

Ma do shtati një shtrat prej druri

E për jastëk një gurë vendlindjeje

Do fier e do kashtë me kleka prej bjeshke

Ortek stuhie jam në tokën time

 

Parmakët thashë janë dru verri

Që kurrë nuk i kalbë lagështia

Mes plasave të murit të lashtë

Gojëhapurit e huaj fishkëllejnë

Avulli nga dihatja e kolla s’del jashtë

Jam në osmozë

I gjatë sa një konop jete

Por të ftohtit hynë brenda moj trime

Se nga letra janë dritaret e mia

Ortek dëbore jam në tokën time

 

KOMBI

 

Kombi është foshnjë që pinë qumësht në gjirin e Nënës

Kombi është dritë hije e Horizontit hieroglif i shkruar në ballin e Babës

Kombi është është trup i përforcuar me tabane durimi nga ilirianët

Kombi është  gurë mulliri që sillet meteor i pashuar në Atdheun tonë

Kombi është bukë misri me shtatë kore e pjekur nën saç mbi çerep

 

Kombi me dëshmorë e heronj është krenaria ku buron liria vetë

Kombi është hartë antike e gavruar në pushkën e gjyshit testament

Kombi është gjaku im që nuk falet as dje as sot e as përjetë

Kombi është qerpiku i shqiponjës që i shton bukurinë Atdheut

Kombi është syri i rrallë i bukurisë që të lind e të bën mbret

 

Kombi është trup i ritur mes furtunave e thikave të kohës sime

Kombi është trung lisi me degë e gjemba dhe pipa që riten mbi lumë

Kombi është gjaku djersa malli sakrifica puna ndera e dashuria ime

Për komb e Atdhe jap gjakun dhe jetën e çdo gjë tjetër i lumi unë 

 

GJYMTËT

 

Pas syve të territ të gjymtët çirreshin

Gërmonin në thellësi deri te burimi i lotit

Kodoshët me lëkurë njeriu e pamje ariu

Mbi pasqyrën e shpirtit e luginave të ballit

Djersa vërshonte mbi ngushticën e Otrantit

 

Muret e ballit plot vija e stome dhe presa

Vërshonin djersët e mundimit si prrockat në vjeshtë

Gurë mbi gjoks e kurora dafinash mbi krahë

Qeshnin të gjymtët e zgërdheheshin kodoshët

Të farmakosurit e egër të mundurit nga ndjenjat pa arësye

 

Shtigjeve të gardhiqeve çirrem si oshënar

Nga këtu e thërras dritën që ta pushtojë terrin

Të na shkrijë këtë akull të vuajtjeve e tmerrin

E ta sjellin gëzimin ngazëllimin këngën e verën

 

(Vushtrri, prill 1981)



(Vota: 21 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora