Kulturë
Mërgim Vardari: Hypi hoxha në minare
E premte, 04.10.2013, 07:28 PM
VARGJE SATIRIKE
Nga Mërgim Vardari
BOTA ILIRIANE
Vëllëzërit e mi dy dhe një motër
Plang, shtëpi e kulm mbi votër
Po të ma kish lindur nëna
Një vëlla kështu si ti -
Vëllezërit që kam tani
Bëhen një me fqinjët e mi.
Nëqoftëse je kështu si je
Të ka bërë mirësia myslimane
Nëna e babai i botës iliriane
Shumë të vuajtur e pa vatan
Unë vëllau yt kështu siç jam
Nuk do të shkeli për vdekje
Asnjë këndërr në atdheun tim.
Të të them
se të kam vëlla
Nuk di fqinjët a do të pranojnë
Hallin e
madh të gjorit kanë
Sherjati e Imami u ka thënë:
Mbulo femrën, Kurani ka shkruar
Ne të gjorët mbetëm në shekullin e kaluar.
VAJMEDET!
Vaj medet o burra e gra bëni gajret
Sjellni hoxhës dhe priftit ca lekë
Shkjau në këtë botë pa brekë
Myslimanët shqiptarë në xhenet
Mosni o fëmijët e mi Lokja thotë
Xheneti është në këtë botë
Oobubu Daja është tranu
Ashtu qoftë siç po thoni Ju!
Gjeneratat e ardhshme do ta bekojnë
Daja do të ngrihet nga varri duke vajtuar
E Ju do ta përgëzoni e afroni vëllaun tuaj
Ndoshta do të pres deri në shekullin 2112
Do të ish fat ta gjeni varrin e Dajës
Aty në vendlindjen e tij stërgjyshore
Duke qarë
gjëmojnë armët shekullore.
E nxorrën nga varri e u dogj nga zjarri
I zhdukën eshtrat
Nga toka arbërore këtij shqiptari
Me këto vargje doja t´u freskoja
Bëji nderë Agjërimit të Bekuar
Me shqiptarët e vonuar!
Ç´NA GJETI MOJ VËLLAZËRI
O
ç´na gjeti tha Hafizi
Vrapoi
e u kap për murrizi
Po ç´na gjeti o myslimanë
Dyzet ditë pa dinë e imanë
Rroftë njerëzia
U pjektë rrushi
Na ngroftë prrushi
Rroftë vëllazëria
Na piftë vera e rakia
Me raki dehem oj hyri
Me duar e dhëmbë çirrem për ty
Kur të kisha nuk të thashë:
O sa e bukur ishe moj vashë
Me flokët e tua të gjata
Lëvarem nën diell e re
Më trupin tënd të zjarrtë
Tretem e shkrihem nën dhe
PERSHËNDETJE
VËLLA!
Me gra Zajazi i qarë në ëndërr
Ujku na u bë dhëndërr
Dhe ti paç gjumin e ëmbël mor vlla
Se jeta në mërgim duket si në hava
O shqiptarë me zemër të çarë e të ndarë
Ëndrrën për Arbërinë çdo natë e she me sy
Dhe e kap me dorë por asnjë fjalë s’ka fuqi
Po qe se pisket me zë askush s’të dëgjon o vlla
As këtu në mërgim e as atje në Atdhe
Se disa prej nesh e tradhëtuan të madhin Skënderbe
Duke i ngritur vithet në rrugë e xhami
Thuajse jemi në Stamboll apo Arabi
Do të vazhdojnë kështu deri në frymën e fundit
Duke u vajtur më kot mundi i mundit
Kur pisket hoxha në minare se vdiq filani:
“Shyqyr që pa një shqiptar mbet vatani
Mirë që shkove se boll na ke përgojuar
Gjoja se kemi qenë katolikë të përbetuar”
Shqiptarëve në mërgim e kudo që janë
Sidomos fëmijët dhe rininë kudo që janë
Epërgëzojmë pse emra turqish nuk kanë
VENDLINDJA
IME
Po të vini në vendlindjen time
Të pini ujë sjellur nga bjeshkët e Sharrit
Do të digjeni për një pikë ujë
Në rrugët e Gostivarit
Në ora katër të mëngjesit
Dëgjon zërin e hoxhës
Deri në kupë të qiellit:
Zgjohuni shqiptarë myslimanë
Esselamualejkum Alejkumselam
T’i gëzoni ditët e shenjta në Ramazan
Në tokën tënde pa vatan
Paçi Dinë e Imanë!
O vëllezër shqiptarë myslimanë
Ndërtoni xhami në Shkup, Prishtinë e Tiranë
Lëni shqiptarët pa shtëpi mbi kokë-vatan
Me qindra miliona investoni se jeni Myslimanë
Shqiptarit trurin ja shpërlani
Zoti do t´u gjykojë për këtë dhunë
Gjuhës shqipe që i bëni
Vuajnë familje pa shtëpi mbi kokë
Në Mitrovicë e gjithë Kosovën tonë
E ju xhami e kisha ndërtoni
Tre xhami sa me ndërtuar 300 shtëpi
A shkolla e foshnjore për fëmijë!
Edhe Përëndija ju Urren për këte marri
Shqiptarët i keni qitur në prush e në hi
Vëllaun tënd dhe fëmijët e heronjëve
Shqiptarët lërini pa shtëpi
Pa shkollë e pa çerdhe në Arbëri
Duke iu lutur Zotit në kishë a xhami
Duke u falur në Shkup Tiranë dhe Prishtinë!
Ky aktivizim i zymtë e kënaq armikun shekullor
E brengos Amerikën dhe Europën e Bashkuar
I jep të drejtë të na burgosin e vrasin
Të na emërtojnë terroristë myslimanë
E jo komb sokolash shqiptarë në Iliri
Me gjuhën e tonë të lashtë dhe histori
Me traditat dhe zakonet tona shqiptare
Shqiptarët janë vëllezërit tuaj në Arbëri
E ju nuk i përfillni o more faqe zi!
TË
SHKOJ E MOS TË KTHEHEM KURRË
Të
shkoj e mos të kthehem kurrë
Të mos
të vuaj e të mos të mendoj
Të
shkoj në një shkretirë
Zogjtë
të ma hedhin
Ndonjë
thërrimë...
Të
mendoj për shqiptarinë
Të
qajë për fëmijët e mi
Që i
lashë në mërgim të zi.
Do të
shuhem duke qarë
Do të
tretet një shpirt mërgimtar
Atdheun tim e lash të ndarë
Do të vajtojnë shqiptarët e mi
Që u rrinë mbi kokë korbat e zi
Pa
liri në të bekuarën Arbëri...
Çohuni
motra e vëllezër bëhuni një
Lëri
të majtat e të djathtat parti
Mos
votoni partitë për ca lekë
E
shqiptarisë fshehurazi
Thikën
ia ngulni në kurriz.
Mos e
përzje kombin e shenjtë shqiptar
Me
kisha e tyrbe dhe xhami
Me
priftërinj e hoxhallarë...
Bashkohuni
e luftoni për liri
Gjithë
shqiptarët të jenë të lirë
Të
jetojnë të lumtur në vendin tonë
Me
ëndrrat për këtë vend të bekuar
Që
Gjergji e Adem Jashari,
Përjetë
na e kanë dhuruar...
(17 shkurt 2013)
ME DIN E IMANË
Ai që
është mysliman
Betuar
për ahret e vatan
Në Parajsë ka me shku
Me shtatë hyrjete me u martu
Ashtu Sherjati e ka thënë
Mbaju burrë se je tamam!
Krishterët
janë pa din e imanë
Shtëpia
e tyre është ferri vatanë
Myslimanët
mbajnë Ramazanë
Hyrijetet
darkën ua shtrojnë
Me
këngët e Parajsës Iftarin fillojnë.
Bini
burra e gra që hani iftar
Gjithë
të mirat në atë botë
Në xhenet i keni pranë
Me bakllava e me majmunë
Por
më kot se as djalli
Nuk
jua bën atë punë!
TË MALLKUAR
Haxhi
Fisteku e Haxhi Filanin
Qofshi
të mallkuar për vatanin
O ju
baballarë të zamanit
Hoqët
kësulat e bardha
Që i
mbajshi me një anë
O
shqiptarë myslimanë
Trashëguar
nga të parët tanë!
Vure
kësulën leckë të Qabesë
Shkule
besën e zakonin e shqiptarit
Gurët
i bleve në Qabe të vrasësh Djallin
Mbolle
farën kundër kombit dhe Vatanit
I
hodhe shenjat e shqiptarit
I
more shënjat e myslimanit
Mbulove
kokën me leckë të badhë
Mbulove gruan me shami e perçe e shallvare
Dhe
kushtrimin “O Haxhi babë”
Edhe
emrin e ke ndërruar
Nga
xha Coni në haxhi Filani
Qofshi
të mallkuar
Që
tradhëtuat Ilirianin e Vatanin!
PI MË PAK
Pi më
pakë e rri rëhatë
Dehu me raki thot shoqëria
O moj motra e vëllezër
Shumë jehonë ka dollia!
Një dolli për miqtë tanë nga Sërbia
Një dolli për miqtë tanë nga Rusia
Një dolli për miqtë tanë nga Greqia
Një dolli për bishtalecët shqiptarë
Me grek, sërbianë e maqedonë
Ngrenjë dolli antishqiptarie
Për
Serbinë e Madhe!
Një
dolli për djallin në parti
Ejani
të ngrejmë nga një dolli
Për
të majtat e të djathtat parti
Dolli,
dolli çër presidentat faqezi
Na
kanë ndar për fitime
Na e
kanë lënë varfërinë për kujtime!
SADAKA
Sadaka
mysliman vëlla
Po të
japësh sadaka
për
motër e për ty vëlla
Të
agjërosh e hash iftar
Mos
ki dertë se
Rruga
të çon në Parajsë!
Në
Bibël e Kuran është shkruar
T´vobegtëve
t´u ndihmosh
Edhe
atë që kanë t’ua përvetësosh
Mos
veproni njerës kështu
Në
xhehnem keni me u djeg e përvëlu!
Të
agjerosh e të bësh Bajram
Bënë
sebap o trime, o jaran
Kjo
është detyrë për ç´do mysliman
Hoxhallarëve
e priftërinjtve
Lekë
me iu dhënë shumë
Edhepse
pas shpine janë spiunë!
Hoxha
në ders e ka thënë:
Krishterë
në këtë botë
Myslimanët
në atë botë
Në
varr të hyni me një qefinë
Gjarpërinjtë
në natën e parë
Do të
ju kafshojnë
E do
të bëhesh thërrime
Se
kështu sheriati paska thënë
I
pasuri e i varfëri...
Lakuriq
në varr të shkojnë
Se
s’ditën tjetër në këtë jetë
Veçse shqiptarin ta mashtrojnë!
NË QABE
Vrapojnë
për në Qabe
Shesin
lopën dhen e dhi
Që të
shkojnë n´Arabi
Shkojnë
në Qabe t´u falen mekatet
Bleu
gurë të vrasë djallin tek arabët
Hypi
në shkallë udbashi i malësisë
Me shallin e bardhë të djallëzisë
Të qëllojë djallin e djallëzuar
Bleu qefin t’mbulojë fytyrën e pabesë
Bleu kësulë - një leckë të Qabesë
Kësulën e bardhë kombëtare
E hudhi në shkretëtirat e Qabesë
Zgjodhi
Parajsën ku e pritnin 7 hyrije
Kështu
u rrëfen hoxha hafije
Rroftë
i madhi iman me nam
Na
pregatit për xhenet o mysliman
Këtë
ders që na e shite pa pare
Faleminderit
o Hazret i Zotit
Trurin
na e shpërlave me hajgare
Porsi
flaka e barotit
Pa
dhenë e pa dhi ne mbetëm
Se
djajt’ e Haxhillëkut na i tretën!
HYPI
HOXHA NË MINARE
Hypi
hoxha në minare
Të
bëjë dua fetare
Çirrej
me njerëzinë
Duke
bërë hajgare
Ngrehuni
o maskara
Jeni
myslimanë merhaba
Mere
torokopin maskara
Shko
e puno për sadaka
Thirre
hoxhën efendi në shtëpi
Jepi
ca lekë e një kafe me e pi
Përzjeje kafenë me raki
Obobo
thotë Hafizi i ri:
Hape Kuranin e lexoje
Dhe lëngun e rakisë shijoje
Se Zoti e paska dhënë
Dollinë për jetë të gjatë
Pa djaj e pa shejtanë
Për kristianë e myslimanë!
MOS DËGJONI KOTËSIRA
Në botë kotësirat mos i dëgjo
Të
mirat ruaj e të ligat harroji
Kënaqu me pak e me një trohë
Qielli
blu zemrën të ta ngrohë
Kthjello
zemrën si Khajami
Natyrat
kur gjelbërojnë
Dielli
i mëngjezit të kaplon
Natyrën
në Arbëri e ndriçojnë!
VRAPONI
Vraponi
o vajza e djemë
Pleq
e të rinj dhe burra e gra
Ejani
ta gëzojmë ditën e fitimit
Pavarësinë
t´a përqafojmë
Kjo
është dita e bashkimit
Trojet tona s´jan më në robëri
Çelin lulet në Kosovë e Shqipëri
Lulet
çelin në livadhet e lirisë
Për
fitoren e bekuar të Arbërisë
Këndoni o zogjtë e Sharrit e Tomorit
Duke
dëgjuar zërin e Xhemë Gostivarit
Që i
stërkuqi ujërat e Vardarit
T´a
përlindim dashurinë atdhetare
T´a
zhdukim armikun përgjithmonë
Shporru
moj bushtër nga vendi jonë
Kjo
është vatra legjendare e Ilirisë
Që s’i duron prangat e robërisë!
BOX
Pamje arrogante dhe primitive e të gjitha racave po edhe shqiptarë të manipuluar në rrugët e Prishtinës. Skenë rrëqethëse, trishtuese dhe e dëmshme për historinë e Prishtinës heroike, për demonstratat antipushtuese qe këto rrugë u mbushën me mijëra herë. Cënim për luftëtarët e lirisë antiosmane dhe antisllave, qe këto rrugë u lanë me gjak. Një cinizëm për klasën punëtore shqiptare qe me mijëra herë këtë rrugë e mbushen me demonstrata kundër terrorit turk dhe serb. Fyerje e rëndë për UÇK-në që nga kjo rrugë e ndoqi pushtuesin me pushkë në dorë, kurse sot përdhunohet me veprime antikombëtare dhe me një pamje të shëmtuar. Fyerje për Amerikën mike qe sakrifikoi potencialin shtetëror dhe strategjik për çlirimin e popullit Shqiptar të Kosovës nga okupatori serb, që akoma po shërohen plagët nga terrori e dhuna dhe vrasjet. Ky fenomen iritues është një shuplakë për Prishtinën, një qytet universitar me një kulturë dhe vetëdije shqiptare! Ky akt i fyen edhe organet qeveritare dhe policinë tonë qe përballen me një frymë antikombëtare e iniciuar nga injorantë dhe njerëz të shitur që 500 herë e japin Kosovën për një serb, turk, palestinez apo arab. (Zgjodhi për Zemrën Shqiptare: Alban Voka)