E premte, 26.04.2024, 04:42 AM (GMT+1)

Përjetësi » Lushaj

Zeqir Lushaj: Kam duruar fyerjen

E hene, 26.08.2013, 07:59 PM


KAM DURUAR FYERJEN

-Ose…, fjala, ma e randë se plumbi –

Nga Zeqir Lushaj

 

Më shani, si të doni,

me Nanë e me Babë

me të parë e

me të mbram.

 

Ç’farë të ju vijë

për gojë

ma lëshoni

bashkë me pështymën

mbi fytyrë.

 

Ini të falur nga Unë,

ini njerëz të lirë.

…!

…As nuk do të skuqem,

as do të zverdhem,

hiç nga vendi

nuk do të luaj.

 

Mund të më pyesi:

Lexuesi im:

-Pse kështu more burrë?

 

I përgjigjem:

-Kam mujt të duroj

fyerjen e fyerjeve,

 

Fjalën ma të randë,

(ma të randë se plumbi),

pesha e Gurit në qafë,

 

Kam gëlltitur

Symbyllurazi (!),

“E kam hangër me bukë e djath”,

 

Preferencën  (idiote):

-emigrim… kurbet…,

shumë ma tepër se një gafë.

 

Zoti të më fali:

kam duruar …,

fjalën - sfidë:

-…I  HUUUAJ,

 

Ndaj… ma,

(kurrë-ma)

nuk fyhem

as… nuk vuaj!

…!

./.

Nga libri në dorëshkrim “Si n’kurbet bre vëlla!”



(Vota: 27 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora