E merkure, 19.06.2019, 04:20 AM (GMT+1)

Kulturë » Lushaj

Zeqir Lushaj: Ma i madhi i shekullit të 20-të

E shtune, 06.07.2013, 06:01 PM


MA I MADHI  I SHEKULLIT    20-të

 

Nga Zeqir Lushaj

Vatikani ka bërë të ditur se Papa Gjon Pali II do të bëhet shenjtor.

Gjon Pali ka udhëhequr Kishën Katolike Romake nga viti 1978 deri më 2005, kur edhe ka vdekur.

Shenjtërimi do të bëhet gjatë këtij viti, por data e saktë do të caktohet në një takim të kardinalëve, ka thënë Vatikani.

Gjashtë vjet pas vdekjes, Papa Gjon Pali II është lumturuar nga pasardhësi i tij, Papa Benedikti XVI.

--------------

 

NË RRUGËN E ZOTIT

 

- Fletë ditari, prill 2005 –

 

Më i madhi

I shekullit të 20-të,

Sot, u nda nga jeta…,

(Nga jeta në të gjallë).

Hyri,

Në shtëpinë e shpirtërave,

–Shkofsh i bardhë!

Papa Gjon Pal !

 

Veshur,

Me të gjitha lavdet,

Trupi,

Iu kthye tokës.

Shpirti,

Mbretërisë së qiellit,

Qelibar,

Si drita e diellit.

 

Papa dhe Paqa,

Sinonim…,

Sinonim,

Në rrugën e Zotit.

Edhe më të fortë,

Mbas sodit!!

---------

-Nga libri “Vdekja e varreve”-



(Vota: 10 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora
PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT