Kulturë
Vilson Culaj: Nëpër shtigjet e qiellit
E merkure, 03.07.2013, 07:54 PM
VILSON
CULAJ
NËPËR
SHTIGJET E QIELLIT
GJERGJIT 600
(Kushtuar Gj.
Kastriotit)
Koha
është dryni
Dhe
çelësi për në parajsë,
Në të
cilën lindet një njeri
E zhbëhet
një komb
Lum ne që
të patëm!
TË KEMI HARRUAR, O NIKË!
(Ipeshkvit të
Kosovës, Nikë Prela)
Në ikësh
ti, o Nikë, dhe ne në të harrojmë
Zonjëmadhja
kohë s’do të të harrojë
Zonjëmoçmja
që ua njeh moshën shtegtimeve
Nëse
ikën, o Nikë, Jerusalemit të amshuar
Na jep
një copë kohë
Qe ta
njohim madhështinë tënde, Nikë!
Të kemi
harruar,
Ne bijtë
e Adamit, bijtë e dheut
Bijtë e
Evës, bijtë e gjethit të mbuluar
Ne që
dikur kemi thënë:
Krishti
nuk është Zot
E një
dhimbje dhëmbi
Na bën të
ulërijmë
Të
përmbysur tek jemi diku
Të kemi
harruar, o Nikë!
Se kishe
lindur nga shkëmbi
Kur malet
ishin të dendura
E det e
oqean të trazuar
Të
trazuar e të kaltër,
Por me
shpirtra paganë
Nikë,
gjurmët ku na mbeten!
Ah, Nikë
i Niketë Dardanit
I Jan
Kukuzelit, i Leonik Tomeut,
Nikë i
Marinit, i Gjonit e Frankut
Pëlhurë e
panjollë e atdheut
Imzot, në
Kosovë ka mbërri liria!
Nikë, a
ke gurë për mur apo urë...!
VARRI I FISHTËS
Përtej
ligjit të humnerave
Mik të
zuri koha
Kjo zonjë
e moçme
Që u njeh
moshën shtegtimeve
Përtej
ligjit të kohës
As varri
s’të mbajti brenda
Se ashti
yt shqiptar
Ishte
halë në sy për kopilin
E
bimbashit të Gjirokastrës
Në rrugët
e errësirës
Kishte
edhe Shqipëria Neron
Ti edhe
në varr neon
S’dua të
vajtoj,
Por dua
t’i lutem qiellit:
Ruana Zot
nga barbarët
Që
rrjedhin nga soji e gjaku im
SHTEGU YNË QIELLOR
(Kushtuar Nënë
Terezës)
Sa herë
shoh fytyrën tënde
Marr
pjesë në ditëlindjen e Krishtit
Sa herë
kujtoj vuajtjet e tua
Marr
pjesë në kryqëzimin e Krishtit
Sa herë
meditoj për shtegun tënd dritë jete
Ndjej
ringjalljen tënde dhe të Krishtit tonë të harruar
Unë
mysafiri i ditëlindjes së Krishtit
ELEGJI PËR KOHËN
(Kushtuar mikut tim,
Gjon Keka)
M’ka
dhanë me pi ujin e idhnimit
Ma shumë
se gjinin e nan’s
Ma ka
shue andrrën m’u ulë n’ sofër t’ Zotit
Ma ka
vjedhë dëshirën si me dorë t djallit
Ma ka
përmbysun botën para unit e mallit tim
M’ka ba
mem vajtue edhe i rritun e i burrnuem
Por
anmiqtë e mi kurr s’i kam gzue
M’i ka
dehun udhtë e mia
Saqë edhe
buzqeshjen e kam pas me grat
M’ka qit
me dyshue se a ka Zot n’kët botë
Kur i kam
numrue yjet e lotët e mi n’ vetmi
Edhe
vashave si zana jua kam thye zemrën
Se zemra
jeme ka kenë e thyeme dhe e lndueme
M’ka ba
me udhtue etun e uritun
Nëpër
rrugtë e botës me ni pare n’xhep
M’ka fye
e poshtnue para anmikut tem e t’ tij
E çdo gja
ju ka dok burrni
Ka çue
edhe dorën n’armë kundra meje
Veç se ka
kenë hana e plotë
Edhe
buzën e mendjen ka dashtë me m’i djeg me mashë
Veç se e
kam lavdue Krishtin e jo sëmundjen e tij
Nuk e ka
ditun kurr se biri i tij e ka dashtë
N’heshtje,
n’dhimbje malli e i zhytun n’lot e n’vetmi
Deri sa
kanë fillue me ju sosun ditët e jetës
Kemi nda
zemrën, e ma vonë edhe muret e shpisë
E
largësinë tonë e kemi ushqye me maje t’kokës
E kam
dashtë ma shumë lotin sesa vorrin e tij
Dhuratë
t’shpirtit e kam marrë dhimbjen
Kjo
dhimbje që kurrë mos raftë mbi kokën e djalit tem...!
(Përpunuar në variantin gegë nga
Marin Kelmendi)
VIT I PËRMALLSHËM
(Kushtuar Shefqet
Dushit, i vrarë në Kralan)
Shefqet,
miku im!
Kur
populli yt të lëshon në varr
Kujto
ëndrrën e një vashe
Thyer mu
në agimin e jetës
Shtrëngatë
e mall ka shpirti
Kur dheu
të bie në fytyrë
Ah, mos e
pastë askush për fat të keq shekullin
Kur
qielli i një populli rri lidhur në zinxhirë
Kosova e liria
tani kanë lëshuar shtat
Kur ti je
bërë banor i qiellit
Dhe i
zemrave tona
Pyes
dremitjen e zemrës së nënës:
Pse ky
shekull prapë mori në thua?
Pse jeta
e re prapë rrjedh në të njëjtin shtrat
Me të
njëjtin shtat?
Pse ca
jetojnë në ëndrra
Ca në
harresë e dëshira
Veç një
ëndërr ka vjedhur koha
Dhe një
nënë loton,
Një nënë
i ankohet Zotit...
RRËFIM QIELLI
(Kushtuar Azem
Shkrelit)
Kam me ta
nua kamën mi dorë
Nëse
ngjallesh edhe ni herë në Kosovë!
Shko e
shëtit yjeve
Atje ku e
kishe vendin ende pa lindë!
Të vranë
me armë shpirti
Jo se e
deshtën lirinë e saj
Por
lirinë tane,
Të shytur
në Iliri
Askush me
ty nuk lindi vëlla binjak
E askush
nuk vdiq 15 minuta pa lindur
Kurrë
kumonë Rugove s’ra për ty
As nana
kurrë s’të bleu kitarë vajtimi
Ti ke pa
sy Eve e rrënim Babiloni
Në penë e
mendje të artë, e jo në flokë Samsoni
Varri tu
plak, poet, na hine në gjak
Nga
rrânjë të gurta na rritesh në konak
Shko,
miko, ligjëro para Zotit
Për
Iliri, për Dardani,
Për troje
pa harta, pa kufi!
Lundro në
yje, ku s’ka lart’si!
Gjumit të
shekullit klithi siç di ti:
Shqiptaria, pa mua po feston 100 vjet pavar’si!