E enjte, 29.10.2020, 07:43 PM (GMT)

Aktualitet

Ismet Azizi: Çfarë ka të re për kroatët?

E hene, 01.07.2013, 05:56 PM


Çfarë ndryshon dhe çfarë ka të re për qytetarët kroat nga 1 korrik 2013?

Nga Ismet Azizi

-Qytetarët kroat mund të udhëtojnë në shtetet anëtare të BE vetëm me kartë identiteti, por që është  lëshuar pas 1 janarit të vitit 2003 .

- kroatët nëse posedojnë  kartelën Eropiane të Sigurimit  Shëndetësor kanë të drejtë në të gjitha shërbimet emergjente mjekësore në llogari të CIHI (Insurance Health Insurance ) sikurse  qytetarët e shtetit në të cilin janë  gjetur, ose ku janë të lënduar  apo janë sëmurë. Për shembull, nëse kan pasur  operacion me urgjencë  për derisa ndodhen në ato shtete anëtare. Karta Evropiane Shëndetësore  do të mbulojë koston e operacionit  apo trajtimit shëndetësor. Kartën Evropiane shëndetësore pa pagesë e lëshon  Insurance Health Insurance për çdo person të siguruar, që e kërkon atë.

- Studentët kroat mund të studiojnë  në kushte të njëjta në çdo shtet anëtar të BE-së, njësoj sikurse studentët e atij shteti anëtar i BE.

-Thirrja  e shërbimeve  emergjente nëpërmjet numrit 112, e cila është në dispozicion në tërë Bashkimi Evropian 24 orë, krejtësisht është falas.

-Kroatët janë të liruar të blejnë gjësende të ndryshme në cilin çdo  vend  anëtar të  Bashkimit Europian  pa paguar detyrimet doganore. Qytetarët nuk kan detyrim doganorë  as për mallrat që transportohen me postë nga ndonjë shtet tjetër anëtar i BE.

-Si qytetarë të Bashkimit Evropian në vendet e treta, qytetarët kroatë do të kenë të drejtë mbrojtje    ambasada apo konsullata të çfardo shteti anëtar i BE-së, nën të njëjtat kushte si shtetasit e atij vendi, nëse në atë vend Kroacia nuk ka përfaqësues zyrtar.

-Qytetarët kroat do të mund të marrin patent shoferi evropiane dhe tabela regjistrimi të veturave me shenjat e BE. Patent shoferi  të ri  pamja dhe madhësia e së cilit  ka pamjen e letërnjoftimit personal  i cili do të zavensohet më së voni deri  në vitin 2033 .

-Nëse i blerë nuk ka pamjen  ose nuk punonë ashtu siç është paraqitur, ose nëse  nuk është cilësi të kënaqshme, qytetarët kroat kan të drejtë për të zëvendësuar atë pa  asnjë kosto shtesë, ose kan të drejt kompezimi nëqoftëse nuk ka zëvendësim nuk mund të bëhet në një kohë të arsyeshme.

-Nëse qytetari kroat jeton në një nga vendet e BE-së kanë të drejtë për të votuar në zgjedhjet  lokale të cilat mbahen në në atë vend, sipas të njëjtave kushte që vlejnë për qytetarët e atij vendi.

-Nëse qytetari kroat lidhë kurorë në cilin çdo shtetet anëtar i BE-së do të jetë automatikisht i pranuar në të gjitha shtetet e tjera.

-Bisedat telefonike për qytetarët kroat me celular në roaming do të jetë më e lirë. BE-ja ka aprovuar  kufizime të çmimeve    roaming: brenda BE-së (pa TVSH) dhe nga  1 korriku  2013. do të arrijnë deri në 0.24 për thirrje për minutë për thirrjen , 0,07 € për minutë telefonatë të pranuar, 0,08 € për SMS dhe 0.45 per megabyte për bartjen e të dhënave me internet.

-Nëse një punëtor kroat apo pensionist kan qëndruar në një shtet tjetër anëtar për më shumë se 5 vjet me radhë do të ketë të drejtë që të marrë qëndrim të përhershëm në at vend.

-Të drejta më të mëdha për kompensim në raste të vonesave të  trenave ose avionëve. Në rast se transportuesi ka humbur bagazhin do të paguajë pasagjerit deri në 1223 € për çantë apo njësi. ndërsa hekurudhat  330 euro për copë në qoftë se  nuk mund të vërtetoj vlerën, ndërsa  1.300 € secila në qoftë se  mund të vërtetohet vlera e bagazhit e humburn, p.  sh. me  fotografi, llogaritë apo evidenca e tjera.

-Qytetarët kroat kanë të drejtë të blejnë veturë  në çdo vend anëtar pa paguar detyrimet doganore. TVSH-ja do të paguajnë në qoftë se blejnë makinë të re, ndërsa nëse blejnë nga përsoni privat nuk paguhet TVSH. Në këtë rast do të paguajnë akcizën.

-Gjuha kroate do të bëhet gjuha e 24  zyrtare e Bashkimit Evropian, që do të thotë se  në të gjitha institucionet, agjencitë dhe organet e tjera të BE-së kroatët do të kenë të drejtë të flasin  në gjuhën e tyre amtare.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora