Kulturë
Ylli Hoxhaj: Një vepër që sfidon historinë
E marte, 14.05.2013, 09:03 PM
Një vepër që sfidon historinë dhe ushqen krenarinë
kombëtare
(Disa shënime për librin e Kujtim
Matelit:
“
Kujtim Matelin e njihnim si mësues të pasionuar e të angazhuar
të letërsisë; si publicist të hollë e të freskët, si poet lirik i
malleve të vendlindjes , si kritik e studiues i veprave letrare dhe
artistike , të disa autorëve të shquar, madje edhe të shumë krijuesve
dëshnicarë…Me një modesti prej
fisniku dhe eruditi të kompletuar, këto kohët e fundit Ai na shfaqet me një dimension të ri, atë të
Historianit e të studiuesit të antikitetit shqiptar, duke na sjellë veprën studimore” Dodona është në Dëshnicën e
Përmetit”,
Në një truall hyjnor, mund të
lindin Hyjni... Ke te drejtë , Miku im Kujtim: Një magje hyjnore, si kjo
magjia jonë, e këtyre viseve këtu, mund të gatuajë e mbrujë hyjni e njerëz të
tillë. Dhe kjo është një argument më shumë për tezën tënde
për vendodhjen e vërtetë të Dodonës.
Edhe unë, disa vjet më parë vajta te
Ne të gjithë e dimë që Orakujt kurrë nuk heshtin…
Për mijëra vjet Orakullin pellazgjik e kishin marrë nëpër gojë
Korifejtë botërorë të historisë dhe të studimeve të mëdha: Që nga Homeri mitik e deri … tek Kujtim
Mateli. Dhe kjo është një sfidë e
madhe intelektuale dhe atdhetare: Sepse , tanimë tezave dhe studimeve
për këtë çështje kaq të lakmuar dhe të ndërlikuar , Kujtim Mateli u jep
një përgjigje të re , të qartë dhe fort
mirë të argumentuar në veprën e tij, që po provojmë…
Mjegullnajat dhe Misteret e dhimbjeve të Dodonës pa
gojë në këtë libër ndriçohen
mirë: mbi një ballafaqim dhe logjikë historike të paanshme , me deduksione të reja , të cilat pa dyshim kanë zgjuar
kureshtjen, miratimin dhe vlerësimin e madh tek shumë lexues dhe
studiues dhe tek disa të tjerë edhe
lakminë e mërinë arkaike të
prishjes së qetësisë dhe të tezave
akademike të “ mbyllura “.Në këtë
vështrim libri i tij merr vlerat e një studimi të madhe e të guximshme,
që duhet përkrahur e mbështetur.
Autori ka bërë një punë të pazakontë, (një antologji e vërtetë)
duke gjurmuar dhe qëmtur materialin e
gjerë e, në mjaft herë, kontradiktor të shumë autorëve , që kanë trajtuar këto
tema të mëdha të historiografisë ballkanike .
Bije në sy një qëndrim i matur, dashamirës e vlerësues, ndaj këtyre referimeve. Autori i skedon ato
me respektin e një studiuesi sklupuloz,
i analizon me seriozitet, i ballafaqon , gjen mospërputhjet e
diversitetet, jep edhe mendimin e tij,
në favor të tezës së zhvendosjes së vendndodhjes së Dodonës drejt Trebeshinës
së Dëshnicës. Kështu Donona vjen drejt
vendlindjes, e argumentuar hap pas
hapi… Në shërbim të këtij pikësynimi , autori ka vënë edhe një gjuhë
korrekte, shume të qartë e të kuptueshme. Dhe mendoj se kjo është edhe një
meritë tjetër e kësaj vepre të madhe.
Lexuesi, e studiuesi gjen mjaft material të freskët historik e
mitologjik. Mëson shumë njohuri të reja , të cilat të zgjojnë admirim e
krenari.
Sami Frashëri- Dijemadhi, i botës
shqiptare, e kishte nisur rrugën për te
Nga ky libër mësuam se jemi shumë borxhlinj para historisë dhe
lavdisë sonë, të cilën, në disa raste, na i kanë mohuar, na i kane
fshehur, falsifikuar, e gjymtuar…
Gjithashtu, shembulli dhe puna e shkëlqyer e Kujtim Matelit na thërret e
na angazhon të gjithëve: se të gjithë kemi mundësia të kontribuojmë e
të mbështesim studiuesit , njerëzit tanë të përkushtuar… Të tillë kemi shumë dhe, në Dëshnicë, aktualisht janë gjithashtu me dhjetëra vepra e krijime
të niveleve të larta , qe
presin të njihen e të zënë vendin që
meritojnë. Dëshnicarët kanë filluar të
lëvizin dhe po e thonë fjalën e
tyre …
Por në këtë drejtim ne na duhet t’u bëjmë thirrje , jo vetë Përmetareve
, por tërë njerëzve që kanë mundësi financiare, dhe librin e Kujtimit për Dodonën
ta hedhin në disa gjuhë: anglisht, frëngjisht, rusisht, greqisht, etje, me
qëllim që të njihet dhe të
vlerësohet domosdo edhe nga studiuesit me zë të Evropës dhe Amerikës.
Urime Autorit, shëndet e suksese !
Ylli S. Hoxhaj, Përmet, 11 maj 2013