Mendime » Çeliku
Kalosh Çeliku: Xhindihalli
E shtune, 04.05.2013, 05:03 PM
XHINDIHALLI *
NGA KALOSH ÇELIKU
E kthej shiritin e
“Westerni film” artistik të trurit me njëzet vjet mbrapa në politikën
shqiptare. Kohë e publikimit të librit: Trumbetat e tellallit (1992).
Vitet e Pavarësisë së IRJ të Maqedonisë. Dyluftimet heroike të “24
pashallarëve” shqiptar në Kuvend për ndarjen e lugëve dhe enëve. Betejën
historike, kur “vëllezërit” e Njerkës merreshin nëpër institucionet e Shtetit
me ndarjen e pasurisë: arave dhe Shtëpisë. Ose, shqiptarët me protesta të
Inspektori “vëlla”,
që më mori në “bisedë informative” si “armik i rrezikshëm i shtetit”, pas
gjithë atyre pyetjeve provokative, se unë gjoja isha i dërguar nga Kosova në
Shkup për të vepruar në Maqedoni: takimet e fshehta në Bullgari, dërgimin e
dhjetra mijëra markave Partisë Socialiste në Shqipëri… Përçudi, sipas tyre në
shkrimet e mia publicistike - letrare e kisha sharë edhe Kur’anin?! Veprim
“shejtani” sipas disa hoxhallarëve, për të cilin Kryetari atëhershëm i
Bashkësisë Fetare Islame në Shkup e kishte angazhuar gjithë stafin e kuadrit
arsimor fetar për leximin e shkrimeve dhe librave të mi satirik: ma gjeni ku e
ka sharë Kur’anin, qoftë edhe mes rreshtave! Lajmin, ma përcolli rastësisht nën
Rrap një profesor i Fakultetit të Shkencave Islame, në Shkup. Informata, më tha
le të mbesë mes nesh si miq besnik shqiptarë të Baba Tomorit. I kemi lexuar të
gjithë librat e tu me qëllim që të gjejmë ku e ke sharë Kur’anin. E, a gjetët,
e pyeta unë me ironi?! Jo. Atëherë, paskan qenë shpifje dhe etiketime të
Qesha. Aty për aty
edhe iu përgjigja Inspektorit policor “vëlla”: unë dua të jem ai që e paskeni
“zënë” si lepurin me qerre në mes të fushës. Artistikisht, siç thotë populli:
me pelë për dore. Tekefundit, më vjen mirë si kalorës i penës, por e keni
gabuar adresën. Fatkeqësisht, nuk jam aq trim i madh sa më paraqesin
bashkëpuntorët e juaj në këtë “zbulim policor” si “armik i Shtetit të përbashkët”.
Porosia ime si shkrimtar: mos më thirrni më për kësi budallakish “informative”
policore. Jo, vazhdoi bisedën informative Inspektori. Njëzet nëshshkrime i ke
në aktakuzë: shkrimtarë, gazetarë, mësuesë, hoxhallarë… A, do t’i shohësh me
emër e mbiemër? Jo, iu përgjigja. E marr me mend dhe i di rrufjanët e Dexhallit
me vulë në ballë. Edhe Xhindihallin që flet rrugëve vetmevete nëpër Bit -
Pazar. Këngën e tij të përditshme në minare që ia ka lënë
Viti 1993 ishte
atëherë, kur “demokracia” na e hapi krah më krah derën e vathës mes egërsirave.
Hoxha e thirri ezanin pa flamurin kombëtar kuqezi në minare. I madh e i vogël u
turrëm livadheve. Shpatën e Skënderbeut e nxorrëm nga brezi. Flamurin kuqezi
nga arka e gjyshes. Vjershën e xha Naimit me shokë nga podrumet shkollore.
Kalin e bardhë me një këmbë të thyer në stadiumin e Tetovës. Arushën e Malit
duke u rrok fytas me Skënderbeun në skenë tek drama tragji-komike e porositur
nga Nëna Parti. Torbën e Hoxhës plot “mallëra sokaku” lidhur me grykë para syve
të zonjave të rënda në skenë. Duartrokitjet frenetike të politikanëve me brekët
nëpër këmbë. Vetëm se, edhe sot e kësaj dite nuk e di i sigurt kush ishin
informatorët e Vetëshërbimit?! Komisioni Lustrues, përpiqet me çdo kusht t’i
fsheh kodoshët në brekët e grisura neokomunsite. Përsëri siç duket, me shumicë
e pakicë janë shqiptarët. Edhe atë, “patriotë kuqezi” të djeshëm, “demokratë”
të sotshëm me një torbë taxhi për qafe me kokën nateditë në xhami e bythën
përpjetë si palare në polici.
Inspektori policor
edhe pse nuk ishte shqiptar, pas gjithë atyre “informatave” antishtetërore dhe
pyetjeve, ma mundësoi edhe një dëshirë të fundit para gjykimit. I ke, më tha me
emra e mbiemra në numër njëzetë denoncues si “armik i shtetit”. I do t’i
shohësh emrat e atyre “burrave”? Jo, i thashë. Edhe pa i parë, i di se kush
janë këta “patriotë kuqezi” shqiptar. Falë iu qofshin si argatë pa pare! Gjithë
jetën ua kemi shitur dhe do t’ua shesim edhe në të ardhmen me pare e pa pare,
në Bit - Pazar. Edhe Xhindihallin, u zgërdhi Inspekori na e shitni pa pare?!
Problemi i
sotshëm?!
Përçudi, edhe sot
investohet me të madhe për të Djeshmen e errët me një këmbë në varr, e jo për
të Nesërmen te pragu i derës, ardhmërinë e popullit shqiptar. Përditë kokën e
qitni në sexhade persie e bythën tek Partitë politike. Herë pas here tinëz,
pasmesnate i luteni Zotit mbarë-prapë me bythët në hava e kokën në polici.
Xhindihalli nga
minarja e xhamisë, përderisa katundarët janë duke punuar e derdhin djersën
arave në fushë për Dimër, na e bën me dije përmes altoparlantëve nga qielli mes
reve ne shqiptarëve: përderisa dje kemi pasur një Teutë, sot i kemi dy Teuta,
voton për gratë e Muhamedit a. s. pa hamendje me të dyja duart. Demagogji e
paparë publicistike. Përsëri, përpiqet të na pri si dje me shkarravina
teknefese neokomuniste e hajmali të skaduara afatesh nëpër tezgat e Bit -
pazarit nga hoxhallarë serbi, përzë edhe në Ditën e sotshme si “turq
ehamdurila” në Turqi me tespihe kuqezi në dorë e bythët në hava për liri dhe
Shqipëri Etnike nëpër stadiume e salla sportive.
O Imzot! Athua,
edhe në Ditën e sotshme shqiptarët nuk kanë djem Nëne si Sulë Jetimi që dje i
ndihmoi Zotit: Hoxhës në mes të ditës ia ngriti këmbët në hava nga minarja e xhamisë duke e hudhur
bythekrye në tokë?! Nuk e besoj. Shqiptarët kanë pasur, kanë dhe do të kenë
djem, që gjithmonë Nënës do t’i dalin zot sa herë që të jetë në rrezik. Ashtu
si në kohën e Fan Nolit te vjersha patriotike, Jepni për Nënën:
Sa kërkon e sa të duhen?
Burrat nga detyra s'ndruhen!
Trim i mirë do të japë,
S'kursen jetën as paratë;
Hithni, hithni tok dollarë,
Të mos mbetemi të sharë.
Mbahu, Nëno, mos kij frikë.
Se ke djemtë n'Amerikë…
1/. Burrë me xhinde (të meta psikike), që flet vetmevete rrugës marrëzira.