E premte, 26.04.2024, 04:19 PM (GMT+1)

Mendime

Dedë Preqi: Mos nënshkruaj pa u menduar

E shtune, 20.04.2013, 01:00 PM


Z. KRYEMINISTËR  NXITO  NGADALË, PA MENDUAR MIRË MOS  E  NËNSHKRUAJ NJË FJALË !

Nga Dedë Preqi

Politika e gjertanishme dialogale në mes Kosovës dhe Serbisë, është afruar afër pajtimit, apo shërimit të mundshëm, por diagnoza e palës serbe është e infektuar nga një virus fatal, dhe mund të kaloj një kohë, që suksesi dhe kurimi i saj duhet të ketë një tretman të veqantë dhe të gjatë.

Realitetin tonë shqiptarë të përcjellur edhe  sot me lot, të shumë nënave shqiptare të Kosovës, duhet ta analizojmë  mirë- pa paragjykime, pa premisa boshe, pa imponime anësore dhe armiqësore, që të demaskojmë politikën sterile, që nuk dinë gjë tjetër, vetëm të prodhojë konflikte ndërnacionale dhe dhunë.

Problemet dhe kundërthënjët politike në mes Kosovës dhe Serbisë, janë kontradiktore dhe askush nuk mundet bindshëm diçka të pohoj, edhe pse pala serbe ka anashkaluar  nënshkrimin e marrëveshjes me palën shqiptare, jo më qëllim të një refuzimi definitiv, por qëllimi i palës serbe dëshiron të merr kohë më shumë, për të menduar edhe ndonjë skile, që së paku të përfitoj  diçka më shumë nga planet  e saj dhelpërake.

Politika jo efikase dhe koncepti i gabuar i kësaj marrëveshje, jo vetëm palëve që mund t’u kushtojë shumë, sidomos palës shqiptare,  por është e mundshme se edhe Evropa kishte me pasë pasoja, sepse si palë ndërmjetësuese do t’a humbëte besimin dhe nivelin e pozicionit që ka, në integrimin dhe afrimin e popujve të Ballkanit perëndimor, apo  në të kundërtën, të shëndërrohet në ndërmjetësues pasiv, sikur që ishte rasti me Bosnjen…

Prandaj, Evropa nuk mund të gjejë arsye, apo të hartojë ndonjë platformë tjetër për Kosovën, përveq asaj që u krijue nga platforma dhe ligjet e Ahtisarit, të cilat ligje  i dhanë mjaftë palës serbe,  të gjitha të drejtat dhe liritë njerëzore, sikur nacionalitetëve tjera që jetojnë në Kosovë, madje, ky qëndrim ndaj tyre, nxitë ngarkesën e kujtesës shqiptare, sepse shqiptarëve të Luginës së Preshevës, arbitrarisht u imponohen dhe u shkilen të drejtat nacionale nga Serbia.

Që të arrihet marrëveshja  në mes Kosovës dhe Serbisë, shqiptarëve u duhet kthyer të drejtat e nëpërkëmbura dhe të tjetërsuara nga Serbia, duhet tu kthehen edhe 1800 njerëz të zhdukur nga lufta, që Serbia  po e ruanë momentin e fundit me bërë kompremise me eshtrat e tyre, e cila politikë është e pa logjikshme dhe skandaloze për njerëzimin mbarë, që dëshmon tmerin e apologjisë serbe mbi Kosovën.

Përveq shtetëve evropiane edhe SHBA-të, e përcjellin me vëmendje e më shqetësime zhvillimin aktual të dialogut në mes Kosovës dhe Serbisë, dhe sipas tyre, zhgjidhja e këtij problemi është e mundur, jo duke e përdorur dhunën, por vetëm përmes një dialogu politik, i cili respekton të drejtat dhe lirinë njerëzore.

Sofra e baroneshës Ashton në Bruksel

Baronesha Ashton duket bujare,  dhe në sofrën e vet ka shtruar gjellëra të ndryshme, të cilat, ca prej tyre i ka gatuar me grupin e vet dhe i lut musafirët të marrin, apo të lënë. Mirëpo,  ajo që është brengosëse, pala serbe përveq  pjesës së  vet,  tenton të merr edhe pjesën e huaj, e cila nuk i takon, kurse pala kosovare  nxiton ngadalë, dhe nuk kërkon më shumë se ajo që i takon, apo vetëm pjesën e vet…

Prandaj, Kosova dhe Serbia,  mund të mbajnë pa fund debate politike mbi kuptimin, apo moskuptimin e metodave të caktuara për ballafaqimin me racione  të vogla, apo të mëdha, të cilat i takojnë, por ata të cilët shkojnë me qëllim të ngrënjës, jo vetëm pjesën e vet, por edhe të huajën, për t’a përmbushë gërryerjen e urisë dhe apetitit , do të thotë se, preukopimi i këtyre njerëzve  kërkon një psikoanalizë, sepse dëshirat  e tyre shprehen sikur në ëndërr, dhe jo në mënyrën njerëzore…

Qetësimi i kësaj situate nuk mundet të bëhët me realizimin e kokëfortësisë, apo të një politike e cila prodhon tensione të reja ndërnacionale, sikur që predenton pala serbe, ajo mund të bëhët  me përpjekjet konstruktive të të gjitha niveleve në Kosovë, sepse vetë populli dhe fëmijët e tyre, janë ata të cilët po vuajnë, dhe nënat shqiptare janë ato që vajtojnë akoma bijtë dhe bijat e tyre të vrarë e të pagjetur.

Përndryshe, kjo marrëveshje në mes Kosovës dhe Serbisë, nuk mund të arrihet me kompremise të imponuara dhe koncesione të kalbura, të cilat i ka planifikuar Serbia, duke projektuar vetëm iluzione, që mendon të ngopet  me apetitet e shfrenuara të një politike të dështuar dhe të rrezikshme.

Më në fund, mbas një sëri takimesh dhe dialogjesh, të dyja palët duhet të nënshkruajnë një marrëveshje, por z. Kryeministër i Kosovës, nxito ngadalë dhe pa menduar mirë mos nënshkruaj një fjalë.



(Vota: 13 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora