| E shtune, 20.04.2013, 01:00 PM |
Z.
KRYEMINISTËR NXITO
Nga Dedë Preqi
Politika
e gjertanishme dialogale në mes Kosovës dhe Serbisë, është afruar afër
pajtimit, apo shërimit të mundshëm, por diagnoza e palës serbe është e
infektuar nga një virus fatal, dhe mund të kaloj një kohë, që suksesi dhe
kurimi i saj duhet të ketë një tretman të veqantë dhe të gjatë.
Realitetin
tonë shqiptarë të përcjellur edhe sot me
lot, të shumë nënave shqiptare të Kosovës, duhet ta analizojmë mirë- pa paragjykime, pa premisa boshe, pa
imponime anësore dhe armiqësore, që të demaskojmë politikën sterile, që nuk
dinë gjë tjetër, vetëm të prodhojë konflikte ndërnacionale dhe dhunë.
Problemet
dhe kundërthënjët politike në mes Kosovës dhe Serbisë, janë kontradiktore dhe
askush nuk mundet bindshëm diçka të pohoj, edhe pse pala serbe ka
anashkaluar nënshkrimin e marrëveshjes
me palën shqiptare, jo më qëllim të një refuzimi definitiv, por qëllimi i palës
serbe dëshiron të merr kohë më shumë, për të menduar edhe ndonjë skile, që së
paku të përfitoj diçka më shumë nga
planet e saj dhelpërake.
Politika
jo efikase dhe koncepti i gabuar i kësaj marrëveshje, jo vetëm palëve që mund
t’u kushtojë shumë, sidomos palës shqiptare,
por është e mundshme se edhe Evropa kishte me pasë pasoja, sepse si palë
ndërmjetësuese do t’a humbëte besimin dhe nivelin e pozicionit që ka, në
integrimin dhe afrimin e popujve të Ballkanit perëndimor, apo në të kundërtën, të shëndërrohet në ndërmjetësues
pasiv, sikur që ishte rasti me Bosnjen…
Prandaj,
Evropa nuk mund të gjejë arsye, apo të hartojë ndonjë platformë tjetër për
Kosovën, përveq asaj që u krijue nga platforma dhe ligjet e Ahtisarit, të cilat
ligje i dhanë mjaftë palës serbe, të gjitha të drejtat dhe liritë njerëzore,
sikur nacionalitetëve tjera që jetojnë në Kosovë, madje, ky qëndrim ndaj tyre,
nxitë ngarkesën e kujtesës shqiptare, sepse shqiptarëve të Luginës së
Preshevës, arbitrarisht u imponohen dhe u shkilen të drejtat nacionale nga
Serbia.
Që të
arrihet marrëveshja në mes Kosovës dhe
Serbisë, shqiptarëve u duhet kthyer të drejtat e nëpërkëmbura dhe të
tjetërsuara nga Serbia, duhet tu kthehen edhe 1800 njerëz të zhdukur nga lufta,
që Serbia po e ruanë momentin e fundit
me bërë kompremise me eshtrat e tyre, e cila politikë është e pa logjikshme dhe
skandaloze për njerëzimin mbarë, që dëshmon tmerin e apologjisë serbe mbi
Kosovën.
Përveq
shtetëve evropiane edhe SHBA-të, e përcjellin me vëmendje e më shqetësime
zhvillimin aktual të dialogut në mes Kosovës dhe Serbisë, dhe sipas tyre,
zhgjidhja e këtij problemi është e mundur, jo duke e përdorur dhunën, por vetëm
përmes një dialogu politik, i cili respekton të drejtat dhe lirinë njerëzore.
Sofra e
baroneshës Ashton në Bruksel
Baronesha
Ashton duket bujare, dhe në sofrën e vet
ka shtruar gjellëra të ndryshme, të cilat, ca prej tyre i ka gatuar me grupin e
vet dhe i lut musafirët të marrin, apo të lënë. Mirëpo, ajo që është brengosëse, pala serbe
përveq pjesës së vet,
tenton të merr edhe pjesën e huaj, e cila nuk i takon, kurse pala
kosovare nxiton ngadalë, dhe nuk kërkon
më shumë se ajo që i takon, apo vetëm pjesën e vet…
Prandaj,
Kosova dhe Serbia, mund të mbajnë pa
fund debate politike mbi kuptimin, apo moskuptimin e metodave të caktuara për
ballafaqimin me racione të vogla, apo të
mëdha, të cilat i takojnë, por ata të cilët shkojnë me qëllim të ngrënjës, jo
vetëm pjesën e vet, por edhe të huajën, për t’a përmbushë gërryerjen e urisë
dhe apetitit , do të thotë se, preukopimi i këtyre njerëzve kërkon një psikoanalizë, sepse dëshirat e tyre shprehen sikur në ëndërr, dhe jo në
mënyrën njerëzore…
Qetësimi
i kësaj situate nuk mundet të bëhët me realizimin e kokëfortësisë, apo të një
politike e cila prodhon tensione të reja ndërnacionale, sikur që predenton pala
serbe, ajo mund të bëhët me përpjekjet
konstruktive të të gjitha niveleve në Kosovë, sepse vetë populli dhe fëmijët e
tyre, janë ata të cilët po vuajnë, dhe nënat shqiptare janë ato që vajtojnë
akoma bijtë dhe bijat e tyre të vrarë e të pagjetur.
Përndryshe,
kjo marrëveshje në mes Kosovës dhe Serbisë, nuk mund të arrihet me kompremise
të imponuara dhe koncesione të kalbura, të cilat i ka planifikuar Serbia, duke
projektuar vetëm iluzione, që mendon të ngopet
me apetitet e shfrenuara të një politike të dështuar dhe të rrezikshme.
Më në
fund, mbas një sëri takimesh dhe dialogjesh, të dyja palët duhet të
nënshkruajnë një marrëveshje, por z. Kryeministër i Kosovës, nxito ngadalë dhe
pa menduar mirë mos nënshkruaj një fjalë.