Kulturë
Poezi nga Miradije Gashi
E merkure, 20.03.2013, 08:54 PM
MIRADIJE
GASHI
STINA
Tash vjen
stina e bukur
E
pranverës,
As shumë
e nxehtë,
As shumë
e ftohtë.
Si
dashuria që ashtu
Ngadalë
fillon,
Fillon e
qetë.
Mes
lotësh të ngrohtë,
Secili
ëndërron
Pavdekësinë
e vet!
ASGJË MË
SHUMË
Nuk dua
asgjë më shumë
Veçse të
jem lule
Lule e
kopshtit tënd
A të jem
degë
E gjethe
të jem
Që gjumit
tënd t'i bëj hije
Vetëm një
sekondë.
NGJYRA
JETE
Së bashku
gjithmonë
E kurrë
të ndarë.
Gjithnjë
ishin të pamposhtur
Se përtej
vetes tyre panë.
Veç
bardhësi në jetë mbollën
Ndaj
urrejtje kurrë s'korrën
Me zemër
urinë e luftuan
E me
shpirt e deshën drejtësinë.
Për
ardhmëri fortë
Duart i
shtrënguan
Veç
ëndrra në jetë sollën
Ndaj
drita që erdhi nga nuri i tyre
Atdheut,
ngjyra jete i fali
Gjthmonë.
ARTI YNË
Sa vjet
së bashku!
Si qindra
vjet.
Sa
mjegulla na i shpërndau
Flaka!
Dhe ky
është arti
Është
arti ynë i vërtetë.
Sa e sa
këngë
Bashkë i
kënduam!
Një jetë
të tërë
E kaluam.
Por
shpejt, shumë shpejt
Do vijë
koha
Të na jep
çmimin,
Çmimin më
të lartë
Për këtë art.