E hene, 29.04.2024, 07:21 AM (GMT+1)

Kulturë

Cikël poetik nga Ukshin Morina

E marte, 19.03.2013, 10:22 PM


UKSHIN MORINA

 

RILIND ME PRANVERËN

 

Përtej reve të zeza vështroj turmat tek shkojnë

në shtjellën e përmotshme

përmes muresh të pazëshme të zemrës

Dhe unë i sforcuar nga udha e këputur,

provoj të nisem i vetëm tek vetja ku lash të fshehur

gëzimin në frikën e mimikës tënde

E ndërsa mbështjellë me natën në hijezimin e saj

lidhet shpresa e varur në vjeshtën e lagësht

Kjo është e vetmja rrugë e pashkelur nga asnjë frymë e gjallë,

ndaj mos u nis, qiejtë janë të verbër atje

Rënkimet e lumit arrijnë në formën e mbytjes

dhe pse jeta është vetëm një ëndërr që zgjat pak,

por duhet t’i gëzohesh dhe pse hijet në kopësht përmbytën

I shafitur bashkë me natën, me dimrin

Rilind me pranverën,

ngrihem që nga shpati me vet ermimin që jeta ka.

 

NATË MARSI

 

Sa vonë më zuri nata në krahët e tu moj dhembja ime

Sa vonë ndërsa rrugës nëpër kerrsha

rrëzohej hënxa, kur me ty verën pija

Natë MARSI ishte kur ti rënkoje nën ritmin e asaj sinfonie,

ku errësira tretej në orët e zbrazëta

si fluturimi i një zogu në ditën me stuhi

Sa shumë u zumë, u grindem,

ikëm dhe u kthyem

në të vetmen natë të marsit dhe kjo ishte shija

që më afroj jeta në formën më të bukur

kur unë prisja buzët e tua mbi trupin që digjej

Por nëse pas kaq shumë kohësh do më pyesësh

se ç’isha unë për ty, s’do vonoja të thoja pa të lënduar,

i vetëm në udhë,

i tretur si drita e një ylli të mekur në errësirë.

 

15 Mars 2013

 

***

 

Jo që s’dua të gëzoj,

por vet gëzimi është hidhërim

Ndaj dhe kur dua të gëzohem,

me duhet të të pyes ty hidhërimi im.

 

***

 

Të kujtohet

i ftohti i dimrit pranë shatërvanit në Prishtinë!?

Unë me ty brenda teje lotëve shkisja faqeve

në gjysmëhijen e ftohtë.

 

Të kujtohet,

kur  ecja mbi tokën e ngrirë, në shpirt ndeza zjarrin

që pata të vetmin që kalla me dëshirë!?

 

Të kujtohet,

ti erdhe si mjergulla më mbështolle nën vete

dhe ike pa lamtumirë!?

 

TRËNDAFIL I PËRGJAKUR

 

Në ëndrrimet e tua shkrova,

në të kaltrën e qiellit në fshehtësin time urimin e festës sate

Aty në të përgjakshmen e trëndafilit,

ku petalet ndrisin në rrjedhën e lumit të heshtur

Mbi ta shkrova dhembjen,

në kaltrimin e lotëve i lash të vijnë aty ku mblidhen

e zënë të këndojnë zogjtë

Ti s’besoj harruar të kesh buzëqeshjen,

kur shpirti yt pulsonte si drita e një ylli në agim!?

Unë su mposhta dot nga dhembja dhe rruga ime su rrëzua jo,

të gjallë mbetën sytë e buzët ashtu si këngët e varret

Oh, sa qetësi në mjerimin e shpirtit tim tani,

sa heshtja pikëlluese e jotja me ngjanë si fërfëllima e hënxës

në udhën e saj të verbër

Unë i zgjuar ende me dallgën,

drejtoj anijen për nga lindja.



(Vota: 3 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora