E hene, 29.04.2024, 04:41 AM (GMT+1)

Kulturë

Begzat Rrahmani: Thënie të tunxhta (6)

E diele, 17.03.2013, 10:20 PM


THËNIE TË TUNXHTA DHE MEND(DIME) TË TURBULLTA VI

Nga Begzat RRAHMANI

1. – Plagët shqiptaro-maqedonase janë të freskëta dhe të thella, ato dita-ditës edhe më shumë thellohen...???!!!

2. – Politika është e poshtër sa edhe vetë politikanët...?!

3. – Madhështia e njeriut është te veprat; që shihen, preken dhe lexohen e siç mendojnë disa vogëlushë-mendjemëdhenj...?!

4. – Për punësimin tim i falënderohem mikut të paprerë, për dy vjet do ta paguaj borxhin e mitos...???!!!

5. – Politikanë shqiptarë ABSTRAKTEN ia lamë KOMUNIZMIT dhe FESË që ju aq shumë e DONI”, tash në këtë sistem DEMOKRATIK duhet KONKRETJA...???!!!

6. – Vërtetë  s’ morëm  datë këtë dimër, por ndoshta marrim në pranverë, verë, vjeshtë apo në dimër. Ne jemi si dhelpra pas herdheve të dashit, ndoshta i bien, ose nëse si bien ndoshta cof dashi, tragjedi do të jetë nëse ne vdesim....???!!!

7. – Intelektualët injorant, mendojnë se i ngjallin të vdekurit, po ashtu mendojnë se i vdesin të gjallët...???!!!

8. – E keqja ndalet vetëm duke i bërë një të keqe më të madhe...???!!!

9. – Qeveria dënon popullin, populli duhet të dënojë QEVERINË...?!

10. – Sipas një ankete botërore, më tepër se gjysma e popullatës atje te ai VARRI me LULE ku KALBET KANIBALI i popullit tim në shpirt kanë një dozë të madhe të KANIBALIZMIT...???!!!

11. - Shqiptarët ortodoks të Maqedonisë janë tradhtarët më të mëdhenj të shekullit të kaluar, pasi për një vend pune janë asimiluar 99,9%...???!!!

12. – Lulja mbin me AROMËN, kurse fëmijët lindin me HIDHËRIMIN dhe GËZIMIN...

13. – Vërtetë unë por edhe Ju, jemi prindër të këqij, por jo sa liderët dhe politikanët...???!!!

14. – Është koha  që të vetëdijesohemi dhe ti largojmë njerëzit me ide sllave…???!!!

15. – Islamistët dhe komunistët janë me ide dhe politikë të njëjtë fjalë shumë vepra aspak...???!!!

16. – Egërsirat jetonin nëpër male – KARPATE, kur zbritën nëpër fusha u egërsuan edhe më shumë...???!!!

17. – Të mendohet dhe thuhet se shqiptarët nuk janë në hasmëri me serbët është ÇMENDURI...???!!!

18. – Mysafirit të pa ftuar përherë i mbyllet dera...???!!!

19. – Shqiptarët e “ MËDHENJ” kurrë se kanë parë dhe përjetuar TRAGJEDINË KOMBËTARE, por vetëm tragjedinë personale...???!!!

20. – Shqiptarët kanë bërë dhe bëjnë politikë afatshkurtër...???!!!

21. – Diplomën do ta marr në varr, kurse veprat do të ua lejë gjeneratave...?!

22. – Gazetat e perëndimit konkurset e punësimit për lindjen...???!!!

23. – Shqiptari vret vëllain, ose vjedh tri pula, shkon në burg, kur kthehet shpallet-in hero dhe bëhet lider, pse jo edhe kryeministër...???!!!

24. – Shqiptarët e mëdhenj” s’ njohin vepra të shkruara dhe marrëveshje me shkrim, por vetëm me fjalë, kurse ato burra të MËDHENJ botëror njohin vetëm vepra të shkruara dhe marrëveshje me shkrim...???!!!

25. – Shumë Kërçovarë kanë shkruar vepra-libra, por mbi të gjitha është i botuar në NËNTOR me porosi dhe metoda SLLAVE...???!!!

26. – Na vjen shumë  keq pse  shqiptarët e NËNËS SHQIPËRI shiten aq shumë lirë...???!!!

27. – Dikur burrat duhej të mbronin dhe arsyetonin mustaqet, kurse tash duhej të mbrojnë dhe arsyetojnë DIPLOMAT dhe TITUJT SHKENCOR...???!!!

28. – Shqiptarët integrohen te maqedonasit, kurse dezintegrohen te vetë shqiptarët...???!!!

29. – Kështu ARSIM të INTEGRUAR siç kërkojnë dhe duan maqedonasit kurrkund nuk ka në botë, prandaj tash i ikin VOLEBEKUT dhe partisë në pushtet, por shpresojnë të gjejnë ndonjë Volebek tjetër apo ndonjë parti  tjetër SHQIPTARE...???!!!

30. – I mjerë është ai njeri që krenohet me lëvdatat e ARMIKUT të popullit të vet...???!!!

31. – Jam i vetëdijshëm dhe nuk u fajësoj pse JU nuk i doni fëmijët e mijë, por a jeni të vetëdijshëm atë që kërkoni me çmenduri nga unë-që edhe unë të mos i dua...???!!!

32. – Dy herë është çnjerëzore të bësh krim në emër të ZOTIT dhe DREJT[ËSISË...???!!!

33. – Deri sa ishin gjallë; Tito dhe Enveri edhe KOASOVA ishte SERBE, ata e INTEGRUAN-SHKRINË, ata vdiqën KOSOVA u ÇINTEGRUA...???!!!

34. – Ortodoksët sllav po të munden, perëndimit do t’ia ndalnin edhe diellin...???!!!

34. – Lufta me armë për liri mbaroi, tash fillon ajo më e pista për pushtet...???!!!

35. – Gjykatësit në jetën e amshuar do të jenë në FERR, pasi edhe për DREJTËSI edhe për PADREJTËSI kanë gabuar...???!!!

36. – Krimineli dytë është ai që mbron të parin...???!!!

37. – Sytë nuk gënjejnë, por truri i pistë ashtu e urdhëron gojën të foli sipas dëshirës së epsheve të sëmur...???!!!

38. – Të vërtetën e dinë vetëm autori dhe engjëjt...?!

39. – Ne shqiptarët duhet të VETËDIJËSOHEMI dhe të bindemi se jemi të pa VETËDIJËSUAR...???!!!

40. – Kur vëllezërit bëjnë qese më vete, aty vjen era ndarje, prandaj kujdes KOSOVË...???!!!

41. – Kemi bërë aq shumë; KULTE, MITE e SHENJTORË, sa që tash na është mbyllur goja, se s’ dimë prej ku do të vjen PLUMBI...???!!!

42. – Nuk është INTELEKTUAL ai i cili shkel mbi interesat e KOMBIT të vet...???!!!

43. – Patriotizëm nuk bëhet  me VRASJE dhe ngritje të PËRMENDOREVE dhe fjalime të nxehta nëpër VARRE...???!!!

44. – Kemi shqiptarë që mbrojnë vëllezërit, por kemi edhe asi shqiptarësh që mbrojnë armikun në dëm të vëllezërve, KOMBET tjerë të botës mbrojnë vetëm vëllezërit e një gjaku...???!!!

45. – Dikur në gjimnazin e Gostivarit, këngëtari dhe profesori i madh Shaban Stafaj na tha:

- Atij që tradhton kombin, duhej ti fiket OXHAKU, por edhe gjeli dhe pula…???!!!

46. – Tradhtarët përherë kanë gjuhë të ëmbël dhe vepra të hidhura...???!!!

47. – Lideri i liderëve ofendon dhe bënë maltretimin e gjithë grupit parlamentar, por më shumë PARLAMENTARËT SHQIPTARË...?!

48. – Shumë liderë botëror kanë marrë tituj dhe dekorata, por popujt e dinë se ata kanë shumë vepra të shëmtuara...???!!!

49. – Në trup dhe kokë janë të veshur me petkun dhe simbole ISLAME, por në shpirt janë të veshur me paranë e tradhtisë...???!!!

50. – Kërkoni atij atë që s’të jep dhe se meriton,  të të japi atë që e meriton...?!

51. – Politikanët janë të pastër në trup, pot të PIST në shpirt...???!!!

52. – Padrejtësia më e madhe në këtë u është bërë HOMERIT si njeri i verbët dhe MUHAMEDIT si njeri i pashkolluar...???!!!

53. Të ardhurat i kemi si në lindje, kurse harxhimet pak më tepët se në perëndim...?!

54. – Koalicioni im me ASTMËN dhe DIABETIN shkon shkëlqyeshëm, por na shqetëson një i tretë, ashtu siç  shqetëson koalicionin VMRO-BDI, LSDM-ëja...???!!!

55. – Vëndet-shtetet ORTODOKSE janë të SHENJTA, prandaj ZOTI, ua lëshoi METEORIN me pasuri të pa çmueshme, ndoshta një ditë na vjen edhe neve në MAQEDONI, e na shpëton...???!!!

56. – Katilët e lindur arrijnë gradën më të lartë në politikë....???!!!

57. – Kanceri, Sida, Astma...nuk janë sëmundje të rënda, por MEDICINA është SHKENCË ULLOKE, por mjaftë fitimprurëse... ???!!!

58. – Njëri shkon te LIDERI si kapadai, tjetri shkon si mi i lagur, lideri i shikon me cinizëm të ftohtë duke luajtur biliard xhepi...???!!!

59. – Dikur frikoheshim dhe dënoheshim prej komunistëve sllavo-ortodoks, tash edhe më keq prej shërbëtorëve të tyre komandanto- shqiptarëve...???!!!

60. – Ato do të kishin qenë edhe shumë më të lumtur sikur unë të kisha humbur edhe sytë siç i kam humbur veshët...???!!!

61. – Sadistët kënaqen me vuajtjet e popullit të vet...???!!!

62. – Trazirat e fundit qartë i binë samarit të kujtohet MAGARI dhe vetëdijesohet populli...???!!!

63. – Në botë bashkohen kombet e feve dhe ngjyrave, kurse në Maqedoni kemi ndasi të paparë të kryqit dhe hënës...???!!!

64. – Të gjitha ligjet antishqiptare sillen në Partallment siç i thotë ai që dikur ka qenë edhe vet pjesë e atij, dhe asnjë partallmentar nuk ka lëviz nga kolltuku i butë, prandaj duhet të shpallen tradhtarë të KOMBIT...???!!!

65. – Djersa e ballit derdhet për pasuri, kurse gjaku për LIRI, por kohën e fundit edhe e dyta i bashkohet të parës...???!!!

66. – Shqiptarët integrohen me tërë botën, kurse e tërë bota dezintegrohet prej shqiptarëve...?!

67. – Ata të cilët mohojnë KOMBIN dhe GJUHËN, a mbahen fetarë të mirë janë vetëm MATRAPAZË me tru të pistë...???!!!

68, - Serbisë prej kurrë i janë cunguar gjymtyrët, por tash duket se i kanë rënë me tokmak në kokë, që është bindur për krimet e bëra dhe se duhej të kthej borxhin...???!!!

69. – Esma e madhe thotë; do të duket shumë luksoze me ngjyrat e FLAMURIT MAQEDONAS, atje në EUROVIZION, ashtu siç tha dikur një LIDER SHQIPTAR, se do të krenohet dhe krenohet nën flamurin maqedonas –U LUMTË...???!!!

70. – Serbët e Kosovës nuk e duan as Qeverinë  as Parlamentin e  as ligjet e Kosovës edhe pse janë 5 apo 6 për qind, edhe pse kanë të drejta dhe liri pa kufi, kurse ne në Maqedoni me 25-30 për qind kurrkund s’ jemi me të drejtat dhe liritë  i duamë; Qeverinë, Parlamentin, ligjet dhe...vetëm e vetëm Parlamentarët dhe Qeveritarët tanë të ruajnë kolltukët dhe të jetojnë siç thuhet në popull si veshat në dhjamë ju lumtë O SHQIPTARUCË...???!!!

71. – Shqipërisë shpejt do ti bëhet edhe një amputim, por tash jo në det, por në liqe dhe rreth tij...???!!!

72. – I lumtë atij një për qindëshi votuesve  që e bindën BERISHOSKIN, por vu thaftë dora atyre 99 për qind votuesve nëse ia japin votën atij farë MATRAPAZI...???!!!

73. – Kurrë s’ka pasur kaq unitet se sa treshi i sodit, që bëjnë bum duke falur; det, tokë dhe liqen, ndoshta nesër do të gradohen me prapashtesat; oski, viq dhe risis, që do të krenohen dhe do të habitet e tërë bota...???!!!

74. – Dikur qeshën me xha Bitin kur kërkoi të sillet ligj; “ Ai që shet tokë shqiptare dhe tradhton kombin, të dënohet me vdekje dhe ti shuhet fara, bile edhe gjeli dhe pula”...???!!!

75. – Pas luftërave ka pasur pajtim dhe unitet, kurse te ne ndodhi e kundërta- përçarje e pa parë....???!!!



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora