Kulturë
Demir Krasniqi: Rolet e krijuesit letrar
E premte, 15.03.2013, 09:43 PM
ROLET E KRIJUESIT LETRAR NË SHOQËRINË E SOTME
DEMOKRATIKE
Shkruan: Demir KRASNIQI
Për të nxjerrë në dritë të botimit ndonjë vepër letrare , krijuesi letrar në shoqërinë e sotme demokratike , duhet që t’i luaj këto role , si vijon :
1. Krijuesi
robot ,
2. Krijuesi
lypsar ,
3. Krijuesi patron dhe
4. Krijuesi Baba Dimër
1. Krijuesi robot
Gjatë kohës së hartimit , përpilimit dhe krijimit të një vepre letrare çfarëdo qoftë ajo, krijuesi , apo autori i saj duhet që me mish e me shpirt të angazhohet , të punojë , të mbledh materiale , të shkruaj, të kontrollojë veprën e tij deri në fazën përfundimtare , duke derdhur djersë e mund ditë e natë , madje edhe duke humbur shumë kohë e shumë net të pa gjumë , i cili vërtetë e luan rolin e një roboti të gjallë , duke iu shkuar në nerva edhe familjarëve të tij .
2. Krijuesi lypsar
Pasi ta ketë përfunduar dhe rrumbullakuar punën e vet krijuese , tani krijuesi letrar do të detyrohet që ta luaj rolin e një lypsari modern , i cili do të trokas derë me derë nëpër miq , shokë ,firma, ndërmarrje , organizata , ministri ... për të kërkuar në formë të lëmoshës , para për financimin e shpenzimeve rreth botimit të asaj vepre , apo libri .
3. Krijuesi patron
Pas nxjerrjes nga
shtypi të veprës letrare – krijuesi , apo autori i asaj vepre , apo libri ,
vetëm një ditë do të jetë në rolin e një patroni të vërtetë , ku do ta
organizojë promovimin e asaj vepre , për çka do të fton shumë miq , shokë,
kolegë e dashamirë të librit .
Në këtë rast, aty do të vërshojnë edhe mjetet e informimit publik , diskutues, kritikë letrarë , figura të shquara publike , ku nuk do të mungojnë as drekat, darkat, koktejet dhe muhabetet e ndryshme .
4. Krijuesi Baba Dimër
Fill pas aktit solemn
të promovimit publik të veprës së botuar , autori , apo krijuesi letrar do të
detyrohet që ta luaj rolin e një Baba Dimri , i cili çdo ditë do ta ngarkojë
nga një valixhe të madhe mbi shpinë dhe do të trokas derë më derë , shkollë me
shkollë, zyrë me zyrë , për t’ ua shpërndarë falas (gratis) veprën e vet, madje
edhe duke ua shkruar kujtimet me nënshkrimet dhe autografet e veta personale, se
si po bëhet zemërhapur , human dhe kavalier i kohës !
Pas të gjitha këtyre përpjekjeve, mundi , shpenzimeve dhe dhurimit të veprave gratis , dihet mirëfilli se sa do të lexohet, sa do të vlerësohet vepra dhe mundi i krijuesit dhe ku do të përfundojë vepra, apo libri i falur !