| E diele, 17.03.2013, 10:20 PM |
THËNIE TË TUNXHTA DHE MEND(DIME) TË TURBULLTA VI
Nga Begzat RRAHMANI
1. – Plagët shqiptaro-maqedonase janë të freskëta
dhe të thella, ato dita-ditës edhe më shumë thellohen...???!!!
2. – Politika është e poshtër sa edhe vetë
politikanët...?!
3. – Madhështia e njeriut është te veprat; që
shihen, preken dhe lexohen e siç mendojnë disa vogëlushë-mendjemëdhenj...?!
4. – Për punësimin tim i falënderohem mikut të
paprerë, për dy vjet do ta paguaj borxhin e mitos...???!!!
5. – Politikanë shqiptarë ABSTRAKTEN ia lamë
KOMUNIZMIT dhe FESË që ju aq shumë e “DONI”, tash në
këtë sistem DEMOKRATIK duhet KONKRETJA...???!!!
6. – Vërtetë
s’ morëm datë këtë dimër, por
ndoshta marrim në pranverë, verë, vjeshtë apo në dimër. Ne jemi si dhelpra pas
herdheve të dashit, ndoshta i bien, ose nëse si bien ndoshta cof dashi,
tragjedi do të jetë nëse ne vdesim....???!!!
7. – Intelektualët injorant, mendojnë se i ngjallin
të vdekurit, po ashtu mendojnë se i vdesin të gjallët...???!!!
8. – E keqja ndalet vetëm duke i bërë një të keqe
më të madhe...???!!!
9. – Qeveria dënon popullin, populli duhet të
dënojë QEVERINË...?!
10. – Sipas një ankete botërore, më tepër se gjysma
e popullatës atje te ai VARRI me LULE ku KALBET KANIBALI i popullit tim
në shpirt kanë një dozë të madhe të KANIBALIZMIT...???!!!
11. - Shqiptarët ortodoks të Maqedonisë janë
tradhtarët më të mëdhenj të shekullit të kaluar, pasi për një vend pune janë
asimiluar 99,9%...???!!!
12. – Lulja mbin me AROMËN, kurse fëmijët lindin me
HIDHËRIMIN dhe GËZIMIN...
13. – Vërtetë unë por edhe Ju, jemi prindër të
këqij, por jo sa liderët dhe politikanët...???!!!
14. – Është koha që
të vetëdijesohemi dhe ti largojmë njerëzit me ide
sllave…???!!!
15. – Islamistët dhe komunistët janë me ide dhe politikë të njëjtë fjalë shumë
vepra aspak...???!!!
16. – Egërsirat jetonin nëpër male – KARPATE, kur
zbritën nëpër fusha u egërsuan edhe më shumë...???!!!
17. – Të mendohet dhe thuhet se shqiptarët nuk janë
në hasmëri me serbët është ÇMENDURI...???!!!
18. – Mysafirit të pa ftuar përherë i mbyllet
dera...???!!!
19. – Shqiptarët e “ MËDHENJ” kurrë se kanë parë
dhe përjetuar TRAGJEDINË KOMBËTARE, por vetëm tragjedinë personale...???!!!
20. – Shqiptarët kanë bërë dhe bëjnë politikë
afatshkurtër...???!!!
21. – Diplomën do ta marr në varr, kurse veprat do
të ua lejë gjeneratave...?!
22. – Gazetat e perëndimit konkurset e punësimit
për lindjen...???!!!
23. – Shqiptari vret vëllain, ose vjedh tri pula,
shkon në burg, kur kthehet shpallet-in hero dhe bëhet lider, pse jo edhe
kryeministër...???!!!
24. – Shqiptarët e “mëdhenj” s’ njohin vepra të shkruara dhe marrëveshje me shkrim, por
vetëm me fjalë, kurse ato burra të MËDHENJ botëror njohin vetëm vepra të
shkruara dhe marrëveshje me shkrim...???!!!
25. – Shumë Kërçovarë kanë shkruar vepra-libra, por
mbi të gjitha është i botuar në NËNTOR me porosi dhe metoda SLLAVE...???!!!
26. – Na vjen shumë
keq pse shqiptarët e NËNËS SHQIPËRI shiten aq shumë lirë...???!!!
27. – Dikur burrat duhej të mbronin dhe arsyetonin
mustaqet, kurse tash duhej të mbrojnë dhe arsyetojnë DIPLOMAT dhe TITUJT SHKENCOR...???!!!
28. – Shqiptarët integrohen te maqedonasit, kurse
dezintegrohen te vetë shqiptarët...???!!!
29. – Kështu ARSIM të INTEGRUAR siç kërkojnë dhe
duan maqedonasit kurrkund nuk ka në botë, prandaj tash i ikin VOLEBEKUT dhe
partisë në pushtet, por shpresojnë të gjejnë ndonjë Volebek tjetër apo ndonjë
parti tjetër SHQIPTARE...???!!!
30. – I mjerë është ai njeri që krenohet me
lëvdatat e ARMIKUT të popullit të vet...???!!!
31. – Jam i vetëdijshëm dhe nuk u fajësoj pse JU
nuk i doni fëmijët e mijë, por a jeni të vetëdijshëm atë që kërkoni me çmenduri
nga unë-që edhe unë të mos i dua...???!!!
32. – Dy herë është
çnjerëzore të bësh krim në emër të ZOTIT dhe DREJT[ËSISË...???!!!
33. – Deri sa ishin gjallë; Tito dhe Enveri edhe
KOASOVA ishte SERBE, ata e INTEGRUAN-SHKRINË, ata vdiqën KOSOVA u
ÇINTEGRUA...???!!!
34. – Ortodoksët sllav po të munden, perëndimit do
t’ia ndalnin edhe diellin...???!!!
34. – Lufta me armë për liri mbaroi, tash fillon
ajo më e pista për pushtet...???!!!
35. – Gjykatësit në jetën e amshuar do të jenë në FERR, pasi edhe për DREJTËSI
edhe për PADREJTËSI kanë gabuar...???!!!
36. – Krimineli dytë është ai që mbron të
parin...???!!!
37. – Sytë nuk gënjejnë, por truri i pistë ashtu e
urdhëron gojën të foli sipas dëshirës së epsheve të sëmur...???!!!
38. – Të vërtetën e dinë vetëm autori dhe
engjëjt...?!
39. – Ne shqiptarët duhet të VETËDIJËSOHEMI dhe të
bindemi se jemi të pa VETËDIJËSUAR...???!!!
40. – Kur vëllezërit bëjnë qese më vete, aty vjen
era ndarje, prandaj kujdes KOSOVË...???!!!
41. – Kemi bërë aq shumë; KULTE, MITE e SHENJTORË,
sa që tash na është mbyllur goja, se s’ dimë prej ku do të vjen PLUMBI...???!!!
42. – Nuk është INTELEKTUAL ai i cili shkel mbi
interesat e KOMBIT të vet...???!!!
43. – Patriotizëm nuk bëhet me VRASJE dhe ngritje të PËRMENDOREVE dhe
fjalime të nxehta nëpër VARRE...???!!!
44. – Kemi shqiptarë që mbrojnë vëllezërit, por
kemi edhe asi shqiptarësh që mbrojnë armikun në dëm të vëllezërve, KOMBET tjerë
të botës mbrojnë vetëm vëllezërit e një gjaku...???!!!
45. – Dikur në gjimnazin e Gostivarit, këngëtari
dhe profesori i madh Shaban Stafaj na tha:
- Atij që tradhton
kombin, duhej ti
fiket OXHAKU, por edhe gjeli dhe pula…???!!!
46. – Tradhtarët përherë kanë gjuhë të ëmbël dhe
vepra të hidhura...???!!!
47. – Lideri i liderëve ofendon dhe bënë
maltretimin e gjithë grupit parlamentar, por më shumë PARLAMENTARËT
SHQIPTARË...?!
48. – Shumë liderë botëror kanë marrë tituj dhe
dekorata, por popujt e dinë se ata kanë shumë vepra të shëmtuara...???!!!
49. – Në trup dhe kokë janë të veshur me petkun dhe
simbole ISLAME, por në shpirt janë të veshur me paranë e tradhtisë...???!!!
50. – Kërkoni atij atë që s’të jep dhe se
meriton, të të japi atë që e
meriton...?!
51. – Politikanët janë të pastër në trup, pot të
PIST në shpirt...???!!!
52. – Padrejtësia më e madhe në këtë u është bërë
HOMERIT si njeri i verbët dhe MUHAMEDIT si njeri i pashkolluar...???!!!
53. Të ardhurat i kemi si në lindje, kurse
harxhimet pak më tepët se në perëndim...?!
54. – Koalicioni im me ASTMËN dhe DIABETIN shkon
shkëlqyeshëm, por na shqetëson një i tretë, ashtu siç shqetëson koalicionin VMRO-BDI,
LSDM-ëja...???!!!
55. – Vëndet-shtetet ORTODOKSE janë të SHENJTA,
prandaj ZOTI, ua lëshoi METEORIN me pasuri të pa çmueshme, ndoshta një ditë na
vjen edhe neve në MAQEDONI, e na shpëton...???!!!
56. – Katilët e lindur arrijnë gradën më të lartë
në politikë....???!!!
57. – Kanceri, Sida, Astma...nuk janë sëmundje të
rënda, por MEDICINA është SHKENCË ULLOKE, por mjaftë fitimprurëse... ???!!!
58. – Njëri shkon te LIDERI si kapadai, tjetri
shkon si mi i lagur, lideri i shikon me cinizëm të ftohtë duke luajtur biliard
xhepi...???!!!
59. – Dikur frikoheshim dhe dënoheshim prej
komunistëve sllavo-ortodoks, tash edhe më keq prej shërbëtorëve të tyre
komandanto- shqiptarëve...???!!!
60. – Ato do të kishin qenë edhe shumë më të lumtur
sikur unë të kisha humbur edhe sytë siç i kam humbur veshët...???!!!
61. – Sadistët kënaqen me vuajtjet e popullit të
vet...???!!!
62. – Trazirat e fundit qartë i binë samarit të
kujtohet MAGARI dhe vetëdijesohet populli...???!!!
63. – Në botë bashkohen kombet e feve dhe ngjyrave,
kurse në Maqedoni kemi ndasi të paparë të kryqit dhe hënës...???!!!
64. – Të gjitha ligjet antishqiptare sillen në
Partallment siç i thotë ai që dikur ka qenë edhe vet pjesë e atij, dhe asnjë
partallmentar nuk ka lëviz nga kolltuku i butë, prandaj duhet të shpallen
tradhtarë të KOMBIT...???!!!
65. – Djersa e ballit derdhet për pasuri, kurse
gjaku për LIRI, por kohën e fundit edhe e dyta i bashkohet të parës...???!!!
66. – Shqiptarët integrohen me tërë botën, kurse e
tërë bota dezintegrohet prej shqiptarëve...?!
67. – Ata të cilët mohojnë KOMBIN dhe GJUHËN, a
mbahen fetarë të mirë janë vetëm MATRAPAZË me tru të pistë...???!!!
68, - Serbisë prej kurrë i janë cunguar gjymtyrët,
por tash duket se i kanë rënë me tokmak në kokë, që është bindur për krimet e
bëra dhe se duhej të kthej borxhin...???!!!
69. – Esma e madhe thotë; do të duket shumë luksoze
me ngjyrat e FLAMURIT MAQEDONAS, atje në EUROVIZION, ashtu siç tha dikur një
LIDER SHQIPTAR, se do të krenohet dhe krenohet nën flamurin maqedonas –U
LUMTË...???!!!
70. – Serbët e Kosovës nuk e duan as Qeverinë as Parlamentin e as ligjet e Kosovës edhe pse janë 5 apo 6 për
qind, edhe pse kanë të drejta dhe liri pa kufi, kurse ne në Maqedoni me 25-30
për qind kurrkund s’ jemi me të drejtat dhe liritë i duamë; Qeverinë, Parlamentin, ligjet
dhe...vetëm e vetëm Parlamentarët dhe Qeveritarët tanë të ruajnë kolltukët dhe
të jetojnë siç thuhet në popull si veshat në dhjamë ju lumtë O
SHQIPTARUCË...???!!!
71. – Shqipërisë shpejt do ti bëhet edhe një
amputim, por tash jo në det, por në liqe dhe rreth tij...???!!!
72. – I lumtë atij një për qindëshi votuesve që e bindën BERISHOSKIN, por vu thaftë dora
atyre 99 për qind votuesve nëse ia japin votën atij farë MATRAPAZI...???!!!
73. – Kurrë s’ka pasur kaq unitet se sa treshi i
sodit, që bëjnë bum duke falur; det, tokë dhe liqen, ndoshta nesër do të
gradohen me prapashtesat; oski, viq dhe risis, që do të krenohen dhe do të
habitet e tërë bota...???!!!
74. – Dikur qeshën me xha Bitin kur kërkoi të
sillet ligj; “ Ai që shet tokë shqiptare dhe tradhton kombin, të dënohet me
vdekje dhe ti shuhet fara, bile edhe gjeli dhe pula”...???!!!
75. – Pas luftërave ka pasur pajtim dhe unitet, kurse te ne ndodhi e kundërta- përçarje e pa parë....???!!!