| E marte, 19.03.2013, 10:22 PM |
UKSHIN
MORINA
RILIND ME
PRANVERËN
Përtej
reve të zeza vështroj turmat tek shkojnë
në
shtjellën e përmotshme
përmes
muresh të pazëshme të zemrës
Dhe unë i
sforcuar nga udha e këputur,
provoj të
nisem i vetëm tek vetja ku lash të fshehur
gëzimin
në frikën e mimikës tënde
E ndërsa
mbështjellë me natën në hijezimin e saj
lidhet
shpresa e varur në vjeshtën e lagësht
Kjo është
e vetmja rrugë e pashkelur nga asnjë frymë e gjallë,
ndaj mos
u nis, qiejtë janë të verbër atje
Rënkimet
e lumit arrijnë në formën e mbytjes
dhe pse
jeta është vetëm një ëndërr që zgjat pak,
por duhet
t’i gëzohesh dhe pse hijet në kopësht përmbytën
I
shafitur bashkë me natën, me dimrin
Rilind me
pranverën,
ngrihem
që nga shpati me vet ermimin që jeta ka.
NATË
MARSI
Sa vonë
më zuri nata në krahët e tu moj dhembja ime
Sa vonë
ndërsa rrugës nëpër kerrsha
rrëzohej
hënxa, kur me ty verën pija
Natë
MARSI ishte kur ti rënkoje nën ritmin e asaj sinfonie,
ku
errësira tretej në orët e zbrazëta
si
fluturimi i një zogu në ditën me stuhi
Sa shumë
u zumë, u grindem,
ikëm dhe
u kthyem
në të
vetmen natë të marsit dhe kjo ishte shija
që më
afroj jeta në formën më të bukur
kur unë
prisja buzët e tua mbi trupin që digjej
Por nëse
pas kaq shumë kohësh do më pyesësh
se ç’isha
unë për ty, s’do vonoja të thoja pa të lënduar,
i vetëm
në udhë,
i tretur
si drita e një ylli të mekur në errësirë.
15 Mars
2013
***
Jo që
s’dua të gëzoj,
por vet
gëzimi është hidhërim
Ndaj dhe
kur dua të gëzohem,
me duhet
të të pyes ty hidhërimi im.
***
Të
kujtohet
i ftohti
i dimrit pranë shatërvanit në Prishtinë!?
Unë me ty
brenda teje lotëve shkisja faqeve
në
gjysmëhijen e ftohtë.
Të
kujtohet,
kur ecja mbi tokën e ngrirë, në shpirt ndeza
zjarrin
që pata
të vetmin që kalla me dëshirë!?
Të
kujtohet,
ti erdhe
si mjergulla më mbështolle nën vete
dhe ike
pa lamtumirë!?
TRËNDAFIL
I PËRGJAKUR
Në
ëndrrimet e tua shkrova,
në të
kaltrën e qiellit në fshehtësin time urimin e festës sate
Aty në të
përgjakshmen e trëndafilit,
ku
petalet ndrisin në rrjedhën e lumit të heshtur
Mbi ta
shkrova dhembjen,
në kaltrimin
e lotëve i lash të vijnë aty ku mblidhen
e zënë të
këndojnë zogjtë
Ti
s’besoj harruar të kesh buzëqeshjen,
kur
shpirti yt pulsonte si drita e një ylli në agim!?
Unë su
mposhta dot nga dhembja dhe rruga ime su rrëzua jo,
të gjallë
mbetën sytë e buzët ashtu si këngët e varret
Oh, sa
qetësi në mjerimin e shpirtit tim tani,
sa
heshtja pikëlluese e jotja me ngjanë si fërfëllima e hënxës
në udhën
e saj të verbër
Unë i
zgjuar ende me dallgën,
drejtoj anijen për nga lindja.