Kulturë
Gjon Keka: Pellazgo-ilirët dhe pasardhësit shqiptar
E diele, 17.03.2013, 10:59 PM
Pellazgo-ilirët
dhe pasardhësit shqiptar
Nga Gjon KEKA
Çështja e
prejardhjes së shqiptarëve ka qenë një nga temat më të diskutueshme për, historianët,
gjuhëtarët, gjeografët, shkencëtarët e
ndryshëm, njerëzit e urët, studiuesit
etj, dhe mund të thuhet se që të gjithë
kanë treguar në mënyrë tepër bindëse dhe jo hipotetike për një vazhdimësi të
gjuhës shqipe që nga koha e pellasgo-ilire dhe përkatësisë së kombit shqiptar
si i vetmi komb që identifikohet natyrshëm me pellasgët janë shqiptarët, kjo
për faktin se ata janë mbështetur edhe në karkaterin, gjenin, imazhin, racën, gjuhën etj.
Interesi
i shtuar për ta njohur më thellë gjenzeën dhe rrënjët e kombit lashtë shqiptar
ishte i madh sidomos tek historianët gjerman, italian, francezë suedez etj, të gjitha ata bënin studime të thella të
etnografisë, antropologjisë dhe atë të çështjes së gjuhësisë për të mbërri
kështu tek konkluzioni i tyre studimore se pelasgo-ilirët janë shqiptarët e
sotëm kjo vazhdimësi dhe ruajtje e kësaj race ka ardhur si rezultat se ky komb
edhe përkundër asja që ishte i pushtuar nga pushtues barbar të ndryshëm ata në
esencën e tyre e kanë ruajtur gjenin, gjuhën dhe karkaterin prej shqiptari dhe
si të lashtët e gadishullit Ilirik.
Ndër këto,
në gjykimin e të gjithë këtyre
studiuesve, historianëve, kritikëve të
paanshëm etj etj, është ajo se ata kanë
identifikuar qartë pellazgo-ilirët me emrin e shqiptarëve si komb, dhe kjo tregon se ata kanë arritë kështu ta
nxjerrrin nga thellësia e kohëve famën e madhe të kombit të lashtë shqiptar si
një komb që ka prejardhje të drejpërdrejt pellazgo biblike.Me studimet e tyre
të thella dhe konkluzionet apo edhe tezat e shtruara të tyre rreth origjinës
pellazgo-shqiptare ata kane arritë të gjejn vetëm vendin e thesarit të
gadishullit Ilirik ndërsa studimet e mëtutjeshme në vijim dhe gërimem
shulumtuese nënkuptojn më saktësisht rrugëtimin e studiueseve, historianëve, gjuhëtarëve
etj edhe në kohët tona drejt gjetjes edhe të thesarit të plotë të këtij
gadishulli dhe prejardhjes së thellë të origjinës së kombit shqiptar dhe gjuhës
së lashtë të tij pellazgito-ilirike.
Edhe pse
më herët është thënë se origjina e pellazgëve është një mister në historinë e
saj, me nxjerrjen e këtyre argumenteve dhe studimeve serioze te autorëve
perëndimor dhe historianëve me namë ndërkombëtare, por edhe duke parë se edhe
pse jemi në shekullin XXI nuk është ngritur ndonjë tezë ee re apo nuk është
gjetur ndonjë dokument apo gjetje tjerë që rrëzon apo redukton këto të dhëna
dhe dokumneteve etnologjike, linguistike, arkeologjike etj, se shqiptarët janë pasardhës
të drejpërdrejt të pellazgo-ilirëve.
Tani me
studime e tilla të këtyre autorëve serioz rreth origjinës pellazgo-shqiptare më
nuk ka mbet asnjë pasiguri për të trajtuar këtë çështje edhe në ditët tona me
një seriozitet dhe energji edhe më të shtuar në gjetjen dhe prurjen e plotë të
bërthamës vertikale dhe horizontale të pellazgo-shqiptarëve, një studimi edhe
më i thelluar dhe permanent i studiuesve të rinj sidomos tani në këtë shekull
do të sillte një gjetje të plotë të tërë kësaj origjine që ka qëndruar së
bashku me thellësit e kohvëe misterioze dhe me plotë dyshime e pasiguri, prandaj
duke u bazuar në studimet e autorëve që kanë trajtuar këtë çështje dhe risit që
do të mund të shfaqen pasiguria dhe dyshimet do të bienin përball diellit që do
të lindte dhe do ta ndriçonte në tërësi tërë historinë e origjinës pellazgo
shqiptare.
Ndërkaq
nisur nga kjo mund të nënvizoj se historia është një beslidhje në mes të
burimit të argumenteve(dokumenteve) të kohërave dhe historianit, ndërsa shpirti
i kombeve është garanca e kësaj beslidhje.Prandaj askush nuk mund të ndryshoj
apo të ndërhyj në këtë beslidhje të fuqishme të kombeve me vetëvten dhe
historinë e tyre burimore.
Një nga
studiues serioz rreth lashtësisë së shqiptarëve si komb dhe gjuhës së tyre si
një nga më të lashtat dhe që rrjedh nga pellazgo-ilirishtja është ipeshkvi
Giuseppe Crispi, profesor dhe drejtues në Universitetin e Palermos, ai sjell
dëshmi dhe sjell gjurmët e reja si gjetje të tij gjatë hulumtimeve të tij dhe
studimeve mbi origjinën pellazge dhe lidhshmërit natyrore të saj me gjuhën
shqipe, ai madje në “memorien e thelle
të tij mbi gjuhën shqipe “trajton perveq asaj që gjuha shqipe eshte gjuhë
pellazgo-ilire, ai e sheh këtë gjuhë si “dominues “në gadishullin Ilirik, dhe e
cilëson si “gjuhë të Perëndisë me një marrëdhëni të thellë historike “ apo si
“nëna e gjuhëve”(Opuscoli di letteratura e di archeologia di monsig. Giuseppe
Crispi, 1836) në këtë gadishull të lashtë.
Duhet
nënvizuar se gjetjet e reja të autorëve te shumtë gjatë hulumtimeve të tyre dhe
studimeve serioze të dokumenteve, gjurmëve dhe gjenealogjisë së shqiptarëve
kanë sqaruar se qytetërimi i vjetër ne gadishullin ilirik nuk ishte askush
tjetër por pellazgo-ilirët të cilët përbëjn zanafillën dhe simbolikën e gjuhës
së tërë kohës dhe të kuptuarit e tërsishëm të vetë fenomeneve, dhe misterit që
ka qëndruar gjerë në ditëtë tonë rreth origjinës së pellazgo-ilirëve se ata
janë rrënjë e qytetërimit të përbashkët europian dhe shqiptarët janë pasardhës
të natyrshëm të tyre.
Nuk kanë
lënë pa vënë në dritë edhe autorët antik çështjen e origjinës së
pellazgo-shqiptarëve, si Herodoti, ashtu edhe Tukididi, Plutarku, Dionysus i
Halicarnasses, Straboni si dhe shumë
autor të tjerë antik, se pikërisht ata
duke shpejguar në detaje vlerën e vërtetë të pellazgo-ilirëve në gadishullin
Ilirik e që sipas tyre, ”iliro-maqedonasit, epirorët apo shqiptarët janë racë e
natyrshme pellazgite, dhe se pellazgët janë paraardhësit e tyre të lashtë
helenik”, madje këta autor nënvizojn
edhe një gjë tepër të rëndësishëm se siç pohojn ata “ është e mundshme se në
mesin e tyre të ketë pasur përzierje e cila mund të ketë ndodh vetëm në rastet
e dyndjeve të popujve “në këtë rajon, sepse “për nga natyra e racës ata ishin të
pastër dhe pa përzierje nga racët tjera.”(Herodot, I, 56-59, Tukidid, I, 1-4 Dionysus von Halicarnass
Antiq.Rom, Lib I, Strabon I, V-VII)
Megjithë
këto studime dhe teza nga autorë të shumtë mbi racën shqiptare dhe origjinën e
tyre pellazgo-ilire ende mbetet një boshllëk, kjo për faktin se në këtë shekull
nuk kemi akoma historian, intelektual e studiues që tregojn një vazhdimësi të
studimeve të mbetura të autorëve si perëndimore të shekullit XIX ashtu edhe ata
antik për të ndirçuar kështu në tërësi atë se origjina pellazgite është më e
lashta dhe nga kjo origjina vjen edhe kombi shqiptar si një ndër kombet më të
lashta në gadishullin ilirik si dhe një nga kombet si djep i civilizimit te
lashtë europian.
Sidoqoftë
një nga autorët dhe studiuesit gjerman më të zellshëm është edhe
konsulligjeneral i austrisë në Prizren-Janinë Johann Georg Hahn i cili për
katër vitet e tij(1849-1853) në këto vende ofroj një rezultat të madh dhe të
dokumentuar të studimeve të tij mbi shqiptarët dhe origjinën e tyre.Studiuesi
Hahn jep një pasqyrë të detajuar etnografike, gjeografike, gjenaologjike(të
fiseve shqiptare), linguistike të Shqipërisë.Por ai ka trajtuar në veçanti edhe
origjinën e pellazgëve apo të shqiptarëve si pasardhës të pellazgoilirëve, ai
me këtë studim ka hyrë në fushën e filologjisë, gjenalogjisë dhe mitologjisë sepse ka prekur
rrënjën e çështjes dhe të vërtetës së historisë së kombeve në gadishullin
Ilirik.
Ai
shkruan se “shqiptarët janë pellazgo-ilir dhe i përkasin thellësisht kësaj
origjine të lashtësisë së tyre”, ai më tej argumenton se ekzistojn edhe “paralelet
në mes të shqiptarit të sotëm dhe atij të vjetër “dhe ai nuk gjenë dallime të
mëdha, por mrekullohet me ruajtjen e
gjenit dhe rrënjës së lashtë të tyre, poashtu ai lidhet edhe për emrin
gjeografik si identifikim i vetë atyre dhe lashtësisë, pastaj gjuhës, vendbanimeve,
arkeologjisë, etnografisë së vendeve, gjeografisë shqiptare, dialekteve, perëndive dhe emrave të tyre që kanë ruajtur
gjallërinë dhe marrëdhënien gjuhësore etj etj.
Kështu që
sipas tij “shqiptarët janë të vetmit që kanë ruajtur gjuhën e vjetër të tyre
pellazgite dhe me të drejtë mund të quhen edhe si pellazgët e
rinj”.(Albanes.Stud.von dr.jur. Johann Georg Hahn, 1853, faqe 223-233)
Ndërkaq
për fatin tonë të mirë është gjuha dhe arkeologjia e plotë në trojet e lashta
dhe gjeografin e cila poashtu është kokëfortë sepse nxjerr vetëm një racë të
lashtë në këtë gadishulli si racë themeltare të civilizimit europiane e ajo
është raca pellazgo-ilire apo thënë më mirë tani në këtë shekull raca e lashtë
shqiptare.
Jo
rastëisisht është shkruar nga shumë autorë dhe studiues e gjuhëtar të cilët
gjatë studimeve të tyre dhe gjetjeve sidomos të një mori gjurmësh dhe
dokumentesh që vërtetojn se gjuha shqipe është më e lashta dhe se shqiptarët si
komb janë pasardhësit e pellazgo-ilirëve.Të gjitha hulumtimet si të studiuesve
ashtu edhe të udhëtarëve që kanë kaluara përgjatë gadishullit ilirk janë kthyer
me një mister në vendin e tyre, por edhe me një mori dorshkrimesh të marra
gjatë gjetjeve si dhe dokumeneteve arkeologjike, etnografike, gjeografike etj
etj.
Kështu
interesimi i këtyre autorëve dhe studiuesve ishte tepër i madh pasiqë ata po
merreshin me një nga çështje më komplekse të gadishullit ilirik atë të
origjinës dhe autoktonisë së parë të popujve e në këtë rast të popullit
shqiptar si një nga kombet më të lashta të këtij gadishulli dhe njëkohësisht
gjuhës së tij të lashtë pellazgo-ilire.
Jo
rastësisht shkruante në studimin e tij të vlefshmë studiuesi Hahn duke i bërë
pyetjen vetes ;“A janë vërtetë shqiptarët autokton?” dhe menjëherë përgjigjet
duke argumentuar sipas gjetjeve të tij dhe thellësisë së studimit se ata jo
vetëm që janë autokton, por edhe nga më
të lashtët dhe janë pasardhës të çiltër të pellazgëve.Pesha e gjithë studimeve
të studiuesve të ndryshëm si ato antik dhe europian është e madhe sepse ata kanë
gjurmuar dhe kanë bërë gjetje interesante të cilat nga ato materiale dhe
hulumtime të vlefshme janë arritur rezultat të mëdha të përafërimit të
konkluzioneve dhe rilindjes së atyre kohëve për të cilët ata kanë qenë të
interesuara, kjo rilindje sigurisht se ka nisur me këta autor dhe një ditë do
të mund ta shohim si të plotë studimin mbi origjinën e pellazgëve dhe
shqiptarëve si pasardhës të tyre të drejtpërdrejtë dhe si komb djep i
gadishullit ilirk.
Nga kjo
mund të nënvizojm këtë se “ shqiptarët janë pasardhës të popullit të lashtë të
kulturës evropiane dhe pellazgë (të vërtetë-shënimi im)”“Poeti më i madh i të
gjitha kohërave Homeri ishte një Pellazgë, ose më mirë, një shqiptar.”(Macedonien..., Cleanthes
Nicolaïdes 1899, faqe 180 )
Të gjithë
heronjët në Iliada dhe të tjerë të luftës së Trojës ishin shqiptarë si
p.sh.Aleksandri i Madh, Konstantini, Justiniani, Pirro, Gjergj Kastrioti, pastaj edhe
mendimtari më i madh i të gjitha kohërave Aristoteli dhe shumë e shumë të
tjerë.
Prandja
mund të nënvizoj se shqiptarët janë pasardhës të Pelasgoilirëve dhe janë një
nga kombet më të lashta që kanë ruajtur gjerë në ditët tona identitetin e tyre
kombëtare dhe gjenin si dhe në mënyrë stoike dhe me sakrifica të djersës së
përgjakur kanë mbrojtur qenjen e tyre dhe identitetin kombëtar europian.
Me fjalë
të tjera çdo prurje e re dhe të dhënit dritë mbi kontekstin në fjalë e në
veçanti atë të origjinës pellazgo-ilire dhe shqiptarëve si pasardhës të tyre si
dhe të gjuhës së lashtë të shqiptarëve, gjuhë kjo poashtu që rrjedh nga burimi
i saj natyror pellazgo-ilir do të jetë një prekje e madhe e substancës e
rrënjëve dhe e përqafimit një ditë edhe të vërtetësisë së këtyre hulumtimeve, tezave
dhe studimeve mbi shqiptarët si pasardhës të pellazgo-ilirëve.Spese vetë gjaku
i tyre(pellazgëve) “ruhet i pastër apo gjendet tek shqiptarët “si pasardhës
tyre të gjakut dhe gjenit e origjinës.Madje edhe vetë “emrat e dialekteve si
Gegë(Shqipëria e Veriut) ashtu edhe toskë(Shqipëria e Jugut)janë që nga kohërat
e lashta si zona pellazgite, ndoshta atë që ju nuk e keni pritur këtë gjë (por
kjo është një e vërtetë-shënimi im).”(Natur und Leben, Hermann Joseph Klein
1880, faqe 554 )
Ndërkaq
ngritja e këtyre çështjeve në këtë kohë dhe studimi mbi to do t'i zbuloj
gjeneratave tona fytyrën e tashme dhe të ardhme të kombit tonë, do të zhdukte
heshtjen ndaj kësaj të vërtetë të madhe se shqiptarët janë pasardhës të
pellazgo-ilirëve dhe njëkohsisht do të zbulonte sekretin e mbajtur gjatë në
krahëror nga të gjithë rreth kësaj të vërtetë historike dhe gjenealogjike të
trungut të familjess si të gjuhës ashtu edhe të autoktonisë së kombeve të
lashta europiane.
Me pak
fjalë tani studiuesit e sotëm duhet që ashtu si me autorët antik edhe ata të më
vonshëm duhet të ecin dorë më dorë, hap pas hapi për të parë ashtu siç e panë
ata tokën shqiptare, zbulimet që bënë dhe hulumtime e gjetjet e tyre
domethënëse, pra për të hyrë kështu në një studim të periudhave përgjatë rrugës
së tyre të kërkimit dhe për të mbërri kështu tek gjetja e vulës së plotë të
origjinës së pellazgëve apo shqiptarëve si pasardhës të tyre .Shqiptarët janë
pellazgo-ilirë dhe vështirë se mund të mohoj kush këtë, sepse ka gjetje, në
shumë kronika, në hulumtime arkeologjike të studiuesve serioz dhe të zellshëm
dhe parasëgjithash ka gjurmë që flasin për lashtësin dhe autoktonin edhe
përkundër hedhjes në errësirë të prejardhjes së vërtetë nga dogmatët dhe
studiuesit joserioz dhe me syze ideologjike.Pasigura në rrugëtimin e këtij
studimi dhe hulumtimi reth origjinës pellazgite dhe asaj të pasardhjes e që janë
shqiptarët është hequr tani të gjithë studiuesit dhe historianët mund të ecin
të sigurtë drejt këtij rrugëtimi sfidues dhe plotësimi të asja që duhet
plotësuar.
Sidoqë të
jetë pellazgët janë mesazhi i antikitetit që sot mund të dëgjohet vetëm
nëpërmjet gojës së pasardhësve të tyre siç janë shqiptarët dhe se ky mesazh
është substanca e origjinës së vetë gadishullit dhe qytetërimit të lashtë
europian.