E premte, 02.05.2025, 07:48 PM (GMT+1)

Kulturë

Pjetër Domgjoni: Luçia e Mirditës

E diele, 17.03.2013, 10:35 PM


LUQIA E MIRDITËS

Nga Pjetër Domgjoni

Tuj lexue nji intervistë të gjatë të Nue Ndocit prej Kodër Spaqit t'Mirditës dhanë gazetarit të madh mirditor, Aleksandër Ndojës. M'bani përshtypje ajo pjesë ku flitej për zgjedhjen e nji grueje në krye të Mirditës.  M'bani përshtypje se si pranuen mirditorët ti udhëhiqte nji grue dhe sa principatë demokrate paska qenë Mirdita. Prandaj at pjesë e solla për lexuesit e Zemrës Shqiptare:

Pas vitit 1912 kur turqia dorëzohet,  në Mirditë rikthehet Preng Pasha i cili kishte qenë i interrnuar për 30 vjet në Turqi. Menjëherë krerët e Mirditës mblidhen për të caktuar të parin e tyre dhe autoriteti i Preng Pashës ishte i pa diskutueshëm. Marka Gjoni u shmang nga mundësia për të përfituar këtë post atëherë shumë të lakmuar. Preng Pasha pati marrë pjesë në qeverinë e Durrësit dhe fama e tij ishte në kuotat më të larta.  Mbas nji kohe vritet Preng Pasha dhe krerët kishin ra dakort për zgjedhjen e Marka Gjonit si të parë të Mirditës,  por hasën në kundërshtimin e prerë të Zef Ndocit i cili këmbëngulte që drejtimin e Mirditës ta merrte bashkëshortja e të ndjerit duke sjellë si argument qëndrimin e vendeve të tjera katolike. Debatet e ashpra u mbyllën kur edhe Dom Nikoll Kaçorri e konfirmoi një vendim të tillë. Në krye të Mirditës u vendos bashkëshortja e Preng Pashes. Ajo ishte një grua mjaft e bukur e cila ishte shkodrane dhe quhej me emrin Luçie. Kjo kohë njihet në histori kur Mirdita u drejtua nga një grua e cila mori emrin  “LUQIA E MIDITËS” e qëndroi për disa kohë në pushtet,  por është detyrë e historianeve të ndriçojne këtë pjesë të pandriçuar të historisë. Kohët ndryshuan dhe kërkohej të ecej me kohën. Luçia duhej të largohej nga drejtimi dhe kjo kërkohej nga Zef Ndoci. U desh të përdorej nje mënyrë që Luçia të hiqte dorë vetë nga posti i saj. Kështu Zef Ndoci organizoi shumë Mirditorë që të shkonin për dreka e darka tek Luçia e cila në përputhje me traditën Mirditore duhej ti priste e ti përcillte si e parë e Mirditës. Një situatë e tillë çoi në rrënimin ekonomik të Luçies e cila në këto kushte thirri Zef Ndocin për ndihmë. Ky i fundit i sygjeroi të jepte dorheqjen të cilën ajo e pranoi menjëherë. Pasi Luçia e dha dorheqjen,  në vëndin e saj u zgjodh Marka Gjoni.



(Vota: 4 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx