Kulturë
Ilir Muharremi: Vrasje me paramendim
E merkure, 20.03.2013, 08:50 PM
Romani “I
huaji” i Albert Kamysë
Vrasje me paramendim
Nga Dr. Ilir Muharremi
Romani “I
Huaji’ i autorit Albert Kamy është ndërtuar me
një gjuhe të pastër, konkrete dhe
të begatshme. Çdo gjë fillon me një telegram ngushëllues nga shtëpia e pleqve.
“Nëna vdiq . varrimi nesër. Ngushëllimet më të sinqerta”. Merso, protagonistë i
këtij romani, telegramin ngushëllues e pret me gjakftohtësi, dhe ne si lexues
fillojmë të dyshojmë në atë se ky njeri a ndjen ndonjë gjë për botën e jashtme
e në veçanti atë më të përafërt? Mesiguri se po. Merso zinte vend të madh tek
ajo. Merso refuzon ta shohë edhe kufomën e së ëmës. Të gjithë ata që erdhën,
sipas tij, nuk ndjenin asgjë për të ndjerën. Nata kaloj pa shkëmbyer ndonjë
bisedë me të afërmit e nënës . Ky moment
, nuk tregon indiferencën, por një rregullsi monotone ndaj zakoneve jetësore që
duhet të përmbushen. Aty nuk ka dhembshuri, por përmbushje ngaqë jeta e do, e
jo njerëzit. Dielli përsëritet gjatë rrugëtimit të këtij romani. Mersoja nuk e
di se sa vjeçare është nëna e tij. Çdo rrëfim është në vetën e parë i ndërtuar
me disa dialogë në mes personazheve të thella, të cilët prej një ngjarje në
shpijnë në ngjarjen tjetër. Autori i lë vend çdo situate. Pasi kishte varrosur
të ëmën, ai zë lidhje me një femër të quajtur Maria, ish daktilografe të cilën
e ka simpatizuar dikur. Shkon me të, të
lahet në plazh, e përqafon në mes të dorës. Kravata e tij e zezë e detyron
Marinë ta pyes se mos është në zi? Përgjigjet menjëherë duke treguar vdekjen e
nënës. Realisht askush nuk është fajtor
për vdekjen, jeta vazhdon. Shkuan në kinema shikuan filmin e Fernandelit.
Pastaj, përfunduan në banesën e Mersos, Maria u largua qysh herët. Dita ishte
me diell , neveritëse, nëpër jastëk ai kërkonte erën e kripës që kishte lënë
ajo. Edhe pse pas vdekjes menjëherë troket dashuria, autori na lajmëron se të
vdekurit nuk duhet ta pengojnë jetën, edhe pse shpesh vërtiten si fantazma. Personazhet të cilat na
kumton autori, janë mjaftë të individualizuara, gjallëruara, me sjellje dhe
karakter të veçantë, vërtet shpërfaqin një galeri të pasur kontrastesh. Merso
është i huaj ndaj shoqërisë, por edhe shoqëria për të. Në këtë botë absurde, ai
është i vetëdijshëm që nuk mund të ndërroj asgjë. Dita e diel, nuk ishte me fat
për Merson, ngaqë shoku i tij Rejmoni i cili jeton në kurriz të grave, e fton
Merson që të shkojnë tek shoku tij. Nuk e refuzon sepse sikur të mos shkonte
ose sikur të shkonte e njëjta gjë është. A nuk është e kjartë këtu indiferenca
ndaj situatave dhe botës? Sikur vepruam, ose sikur nuk vepruam prapë e njëjta
gjë është. U nisën me Marinë dhe Rejmonin. Dielli dominon. Miku i tij
Masoni, një vigan me trup të madh dhe shpatulla të gjëra. U përplasën në
dallgët e detit, u rrokullisen nëpër valë sikurse të ishte dita e parë. Merso e
puthte Marinë ngase nuk e kishte puthur që nga mëngjesi, por nuk ndjente gjë
ndaj saj. U kthyen në shtëpizë për të ngrënë. Peshku dhe vera e kuqe ishin
specialitet kryesor. Gruaja e Masonit dhe Maria pastrojnë enët. Të tre burrat
dalin për të shëtitur nëpër plazh. Papritmas takojnë dy Arap të cilët ecin në
drejtim të tyre. Rejmoni i njeh, këtu edhe shpërthen sherri. Arapët u përleshën
me Masonin dhe Rejmonin. E plagosën Rejmonin i cili shkon për tu mjekuar.
Kthehen nga mjekimi, prapë nisen në vendin ku ndodhen Arapët. Takohen më të
dytë, Rejmoni nxjerr revolen. E pyet Merson: “A ta vrasë”, Mersoja përgjigjet:
“Nuk është e drejtë të shtësh mbi ta ende pa thënë gjë”. Atëherë përleshja
fillon me sharje dhe ngacmime. Revolen e merr Mersoja ta mbaj. Ndoshta vet fati
vendosi vrasësin. Arapët u tërhoqën, burrat u nisën në drejtim të shtëpizës.
Mersoja i trullosur dhe i lodhur nga vapa dhe vera e kuqe që kishte pirë. E
përcolli deri të kasollja Rejmonin, derisa ai po ngjitej shkallëve të drunjta,
Mersoja ka mbetur para shkallës së parë, koka i buçiste prej diellit, i
dekurajuar nga mundimi që e priste për t’u ngjitur në katin e drunjtë dhe për
të arritur tek gratë. Bënte shumë vapë dhe e mundonte ky qëndrim i palëvizshëm
në shiun që e verbonte. Prapë këtu kemi të bëjmë me atë , në daç rri këtu në
daç shko, e njëjta gjë. U kthye ka plazhi dhe filloj të ecë. I lodhur nga vapa
e cila po frynte ballin nga djersët që shkunden pa mëshirshëm. Përse Mersoja
niset, nuk ka fuqi të ngjitej më shumë se një kat dhe ka fuqi të kthehet në
plazh dhe të vazhdoj të ecën nëpër diellin e nxehtë. Ku është nisur ai, të
shëtit pa ndonjë arsye nëpër nxehtësinë ekstreme. Jo, ka për qëllim ti takoj
Arapët. Sado që autori fajëson diellin, e vërteta është e qëllimshme. Takon
Arapin, dielli lodh kokën e tij, ishte ky diell sikurse atë ditë që e kishte
varrosur nënën. Arapi nxjerr thikën nga xhepi dhe fillon të niset në drejtim të
Mersos. Djersa u grumbullua në qepallat e tija, rrodhi menjëherë në kokërdhokë.
Ai ndjeu të goditurat e diellit nëpër ballë. Nxjerr revolen duke shtënë mbi
Arapin. Të shtëna të cilat nuk u kthyen më, trokitja në derë të fatkeqësisë
ndodhi. Në gjyq ata më shumë fajësojnë sjelljen e tij sesa veprën. Pyetje të
pamëshirshme vërtiten mbi të si: “Përse në varrimin e nënës ishte gjakftohtë
dhe nuk ka derdhur as një lot”. E
detyronin ta përsëriste ngjarjen: Rejmoni, plazhi, larja, grindja, përsëri
plazhi, burimi i vogël, dielli dhe të shtënat. Pyetjet nga komisari janë: “A
beson në perëndinë”. Natyrisht që Merso nuk beson. Figura e Krishtit paraqitet
këtu si objekt i kërkim falje për atë që ka bërë, por, Merso refuzon një gjë të
tillë për të cilën çdo kriminel ka qarë para tij. Mersoja nuk është Antikrisht,
por sikur të besonte, dhe të mos besonte, e njëjta gjë është. Edhe në burg ai
kujton nënën. “Natyrisht që nënën e kam dashur, dhe kjo nuk do të thotë asgjë”,
absurdi ndaj nënës për të cilën nuk ka derdhur lotë dhe Salamano i cili qante
për qenin, pasqyron një situatë të çuditshme për Merson. Personazhi i priftit
shpërfaqet në fund të romanit, Mersoja e refuzon sepse nuk beson në perëndinë.
Lutja e tij për falje është refuzuar, ai e kupton që do të vdesë. Ai e di mirë
se është krejt një , a do të vdesësh në moshën 30 vjeçare, apo 70 vjeçare, ai
gjithmonë do të vdiste qoftë tash, qoftë
pas 50 vjetësh. Prapë, e njëjta gjë! Romani përfundon me kujtimin dhe kuptimin
e nënës e cila e kishte gjetur të fejuarin në fund të jetës. Pse filloj përsëri
këtë lojë? Merso sugjeron që në fund të jetës ajo është dashur ta ndjente vetën
të lirë të gatshme të përtëritet e tëra përsëri. Edhe ai është i gatshëm t’i
përjetojë të tëra këto përsëri. Ai është i lumtur sepse ky zemërim i madh e
spastroji nga e keqja, ja zgjidhi shpresat. Le të merr fund gjakftohtësia e
tij, le ta ndjen vetën sa më pak të vetmuar, dhe dëshira e tij është që ditën e
ekzekutimit të ketë sa më shumë shikues e ta pres me britma dhe plot urrejtje.
Ai mbetët i huaj për njerëz dhe njerëzit për të.