Kulturë
Gëzim Llojdia: Njeriu o kokoshkave të dashurisë
E merkure, 20.03.2013, 08:44 PM
NJERIU I
KOKOSHKAVE TË DASHURISË
NGA GËZIM LLOJDIA*
Gojë më
gojë u përcuall lajmi,për zeshkanin Beqo . Në Vlorë ky njeri zë ëmbël njihej
si: “Njeriu i kokoshkave”. Zeshkani
papritur pësoi një aksident ndërsa ishte duke shitur kokoshka. Një dhimbje pasoi ndër njerëzinë e qytetit. Dimër u kulluan sytë . Nuk ka urë të hidhet. Në udhën e tij, ndërkaq në punën e tij. Tek ëndrrat e
tia. Varrezën e lotëve e rajvizova. Tek unaza e
hënës . Mbetur pyetja. Pse,pse,pse. . . ?Ai kërkonte mbijetesën. Bukën e pritshme. Sopi i saj i mundimshëm gjithsesi. Penguar nga murre dhe kufij. Ai quhej Beqo. Ishte banor i qytetit. Dimër dhe verë. Në zheg e acar. Bridhte udhët e këtij qyteti me thirrjet:
Kokoshka dashurie, Kokoshka dashurie. Stina
e tij e bekuar ishte vera. Plazhistët merrnin kokoshka vetëm tek ai. Të
ardhurit cucurisnin ndë zë kur dëgjonin
thirjet e tij:” Kokoshka dashurie. -Cuditshëm,skemi dëgjuar kështu. Kokoshka
dashurie!Papritur një ditë dimri këtë dimër,ndër rrjetet sociale qarkoi lajmi
se njeriu i kokoshkave të dashurisë kishte pësuar aksident. Frymëhapësira e
ngushtuar. Duke çarë përmes turmës. Në trotuar një makine e goditi. Gjysma e lajmit e përgjumur. E mpirë,pakica tjetër.
Ngushtësia. Do të lexonte dëshminë. Ftohtë. Të ftohtin,do ta ndiesh,do të thotë.
Kurdhimbja nuk ka kufij . Nuk ka formulë të fshehtë, për të gjetur dhimbjen e
njerëzve për atë që sakrifikojnë jetët e tyre në kushtet një mbijetese ekstreme.
Bequa nuk ishte një personazh vip,por
lajmi bëri bujë. As aktor nuk ishte. As
muzikant. As politikanë. Ishte një njeri
i thjeshtë. Shitës ambulant. Mbante në dorë një thes ku shiste kokoshka. Nganjëherë e shikoje me një megafon,ku kishte
incizuar fjalët:”Hajde kokoshka dashurie. I veçantë dhe në zë. Zëholl i ëmbël;Hajde kokoshka dashurie. E gjithë kjo sakrificë. Për bukën e gojës. Ajo që më duhet të shpreh
është dhimbja. Dhimbja për një njeri të
thjeshtë . Nëse do të lexoje qiellin e shpirtit. Ishte pus i mërrtyer. Dhimbje. Me një kapele në kokë në zheg të verës bridhte
plazh nga cepi në cep ,aty këtu dhe njerëzia ishte mësuar tash me thirrjet e
tij :”Hadje kokoshka dashurie”.
Poetja
Laureta Petoshati shkroi këtë poezi , që po e përcjell të plotë. Njeriu i kokoshkave :
Ku vajti
njeriu i kokoshkave të dashurisë,
i dobët,
i zeshkët, që regëtinte çdo ditë,
sa
imazhet dhe mirazhet e mërzisë,
kapeshin
për flokësh në çdo britmë!
Kokoshka
dashurie! Kokoshka! Kokoshka!
Pranë
derës së teatrit, në plazh, në shkolla:
- Merrni
ju bukuroshe, më rrofshi, ju rrofsha!
- Hani
kokoshka të jeni më të holla!
Ku vajti
burri që shiste kokoshka dashurie,
që me
dashuri bukën e fëmijëve nxirrte,
në shi e
në diell nuk njohu as strehë, as hije:
-
Kokoshka dashurie! Kokoshka! – bërtiste.
E goditi
padashur një makinë,- thanë,
ndërsa
shiste kokoshkat, pjekur në ëndrra,
kokoshkat
e dashurisë të gjitha u shpërndanë,
të
bardha, të bardha, të kuqe nga brenda.
Dikush shkroi në rrjetet sociale se njeriu i kokoshkave ishte gjallë,kishte pësuar një aksident në këmbë . Dhe në verën e sivjetme ai do tu rikthehej sërish punës së tij të përditshme. Bukës së tij me thirrjet:” kokoshka dashurie. Kjo histori e shkurtër për një njeri të thjeshtë ka një domethënie. Nëse politikanët e këtij vendi do të vepronin kështu do të kishin jo vetëm dhimbje në ditë-ikjet e tyre,por të pavdekshëm në këngë do të ishin.